16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi.

Shkak për mos mbajtjen e këtij gjykimi ishte mungesa e të akuzuarve Mehmeti dhe Shala, si dhe përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Mehmeti, mbrojtësi i tij, avokati Esat Gutaj ka informuar se dyshohet që është infektuar me virusin Covid-19 dhe ndaj tij priten rezultatet e testit.

Ndërsa për mungesën e të akuzuarit Shala, mbrojtësi i tij, avokati Besim Koqinaj theksoi se klienti i tij për shkaqe shëndetësore ka udhëtuar për në Itali, për intervenim kirurgjik.

Lidhur me mungesën e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi ka thënë se gjendet në një gjykim tjetër.

Në seancën e së hënës ka munguar edhe avokatja Barije Besimi, edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt, dëshmitaret Gjyhere Maqkaj dhe Hamidije Ademaj, për të cilat gjykata ka prova se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Gjykatësja Skenderi deklaroi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen seancës, kurse atë të radhës e caktoi për 14 shtator 2020.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 28 shkurt 2019, të akuzuarit Mehmeti, Shala dhe Rexhepi, ngarkohen se gjatë vitit 2013, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Organi i akuzës, ata i ngarkon se duke qenë pjesë e komisionit për vërtetimin e kushteve të banimit dhe përcaktimin e përfituesve të të drejtës së shfrytëzimit të banimit, të njëjtit nuk i përmbushin detyrat e tyre dhe me këtë rast, sipas akuzës, i kanë dhënë mundësi Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, që të përpilojnë lista dhe në bazë të tyre, tu jepet e drejta e përfitimit të shfrytëzimit të banesave pa e bërë fare verifikimin sipas udhëzimit administrativ nr 21/2010.

Për ndërtimin e këtyre banesave kishte marr vendim Komuna e Prizrenit, e cila edhe i kishte caktuar anëtarët e komisionit.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, duke vepruar në këtë mënyrë, të njëjtit u kanë shkelur të drejtat familjeve skamnore, të cilat i kanë plotësuar kriteret, por për shkak se familjet e rekomanduara nga shoqatat e dala nga lufta e kanë përfituar shfrytëzimin e këtyre banesave me automatizëm, familjet skamnore kanë qenë të privuar nga kjo mundësi, me këto veprime të pandehurit nuk i kanë përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre.

Me këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit