4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i pritur rezultatet.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një shkrimi në Facebook, transmton PrizrenPress.

Haskuka ka treguar se është njoftuar nga drejtori i Spitalit Rajonal se ky institucion ka nevojë për shtimin e numrit të shtretërve, si dhe të krijimit të hapësirave të pajisura me oksigjenoterapi dhe respiratorë.

Sipas publikimit të Haskukës, në Prizren janë gjithsej 93 raste aktive me coronavirus.

“Drejtori i QRSHP-së, z. Kryeziu bëri të ditur se aktualisht janë 93 raste aktive të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit, kurse ai i Spitalit Rajonal, z. Avdaj njoftoi se aktualisht në spital janë të hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë pozitivë, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i pritur rezultatet. Ai theksoi nevojën e shtimit të shtretërve, si dhe të krijimit të hapësirave të pajisura me oksigjenoterapi dhe respiratorë”, ka shkruar Haskuka.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Postimi i plotë i Haskukës:

Pas shtimit të numrit të rasteve të infektuar me COVID-19, sot kemi mbajtur një takim koordinues me drejtorin e Policisë Rajonale në Prizren, Faton Aliu, drejtorin e Spitalit Rajonal, Afrim Avdaj, drejtorin e QRSHP-së, Fadil Kryeziu, si dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.

Gjatë këtij takimi diskutuam për situatën e krijuar për shkak të rritjes së numrit të rasteve, si dhe për masat e reja që janë marrë me vendimin e qeverisë, sipas të cilit nga ora 21:00 deri në orën 05:00 do të ketë kufizim të lëvizjes për të gjithë qytetarët e komunës sonë, si dhe do të ndalohet funksionimi i të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (si restorantet, kafiteritë etj) gjatë kësaj periudhe kohore.

Gjatë takimit z. Aliu njoftoi se duke filluar nga ora 21:00, së bashku me inspektorët komunalë do të jenë në krye të detyrës për implementimin e masave, duke kushtuar rëndësi sidomos grumbullimeve në pika të ndryshme, si sheshe dhe qendra tregtare.

Drejtori i QRSHP-së, z. Kryeziu bëri të ditur se aktualisht janë 93 raste aktive të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit, kurse ai i Spitalit Rajonal, z. Avdaj njoftoi se aktualisht në spital janë të hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë pozitivë, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i pritur rezultatet. Ai theksoi nevojën e shtimit të shtretërve, si dhe të krijimit të hapësirave të pajisura me oksigjenoterapi dhe respiratorë.

Gjatë këtij takimi pika që u theksua ishte që virusi është në mes nesh dhe se aktualisht mundësia e infektimit është shumë e lartë.

Për këtë arsye, ju lusim që t’i respektoni masat!

Të mbajmë maska!
T’i lajmë duart disa herë në ditë!
Të ruajmë distancën fizike!

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit