15.5 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Prizreni me vetëm tri raste të reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar vetëm tri raste të reja me COVID-19, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

103 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19!

Sot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...

Në Prizren ankohen se ka devalvuar puna e Kuvendit komunal

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit ankohen se puna e këtij organi lokal si dhe Komiteteve të tij është zbehur. Sipas tyre, ka...

Presidenti Thaçi falë shtatë të burgosur, asnjëri prej tyre nuk është nga Prizreni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka falur nga gjashtë muaj deri në tri vjet burg shtatë të burgosurve në Qendrat Korrektuese të vendit. Me...

Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa,...

Jim Morrison: Dashuria fshihet

Dashuria fshihet në vende të çuditshme, Dashuria fshihet në fytyrat që ti njeh, Dashuria fshihet ngado, Dashuria fshihet në struktura molekulare, Dashuria vjen kur ti pak e pret, Dashuria...

Haxhillëku, asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me...

Ndërron jetë regjisori Alan Parker

Alan Parker, regjisori i mirënjohur britanik i filmave të tillë si “Fame”, “Evita” dhe “Bugsy Malone”, ka vdekur në moshën 76 vjeçare. I nominuari për...

Rahovec: Policia mbyll pishinën ku ishin mbledhur shumë persona

Policia e Kosovës ka ndërhyrë dje për të mbyllur një pishinë në Rahovec.Njësiti policor gjatë inspektimit ka vërejtur rreth 30 deri në 40 qytetarë...

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të udhëtojë për në Uashington, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë...

Infermierët kërkojnë dyfishim të pagës së kujdestarisë

18 infermierë dhe mami protestuan në këtë numër me një arsye. Ata po kërkojnë që pikërisht nga 18 euro pagesa e tyre e ndërrimit të...

Personat me aftësi të kufizuar s’i marrin pensionet e muajit korrik, pritet t’u dalin këto javë

Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi, ka bërë të ditur se shumë persona me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre i janë ndërprerë pensionet...

Gastronomët e Kosovës nga e mërkura fillojnë me shpërndarjen e shujtave për punonjësit shëndetësor

Pak ditë më para Shoqata e Gastronomëve të Kosovë njoftoi se do të ndihmojnë punonjësit shëndetësor me shujta ushqimore, shkruan KultPlus. Kryetari i Shoqatës së...

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga...

Vdes ish-kryetari i KB Prishtina

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka dhënë një lajm të keq duke njoftuar se mbrëmë në orët e vona ka ndërruar jetë ish kryetari dhe...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në mëngjes në Prizren. Një person atje derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka...

Në Prizren nuk respektohen masat kundër Covid-19, restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes

Në qytetin e Prizrenit, saktësisht në qendrën tregtare Abi Çarshia, qytetarët kanë zgjedhur të kalojnë mbrëmjen përkundër faktit se pothuajse cdo ditë konfirmohen më...

Lajmet e Fundit

Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun: Një letër pa adresë

Nga Hysë Shkreli /Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë "BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës" (2015)./  I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Guardiola: Dua të mposht çdo kundërshtar

Pep Guardiola është tepër i karikuar për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Manchester City fitoi 1-2 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...