17.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

QRTK në Prizren ka përgatitur projekt propozimin e “Muzeut të Dhunës”

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka zbatuar projektin “Hulumtimi dhe dokumentimi i ish-burgut në ndërtesën e QRTK-së Prizren.

Synimi i veçantë i këtij projekti ishte hulumtimi dhe grumbullimi i shumë materialeve, përfshirë dokumente arkivore, fotografi, intervista me dëshmitarë të kohës, ish të burgosurit politik dhe familjarët e tyre, duke dokumentuar dhe faktuar rrëfimet për ish burgun e OZN-ës në Prizren gjatë viteve 1945-65.

Gjatë procesit të punës, ekipi fillimisht është angazhuar në grumbullimin e materialeve të ndryshme arkivore të siguruar nga Agjencia Shtetërore e Kosovës, Arkivi Ndërkomunal i Prizrenit, Shoqata e të burgosurve politik shqiptar – dega në Prizren, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Biblioteka e qytetit të Prizrenit, etj. Pos materialeve arkivore, informata të rëndësishme janë siguruar edhe nga botimet e ndryshme shkencore të cilat janë prezantuar nëpër konferenca të ndryshme në të kaluarën. Gjatë hulumtimit, paralelisht janë realizuar edhe intervista me dëshmitar të kohës, kryesisht të moshës së shtyrë, intervista me të burgosurit, të cilët janë akoma gjallë, intervista me familjarët e të burgosurve politik, intervistë nga historianët, të cilët kanë rrëfyer për ngjarjet e periudhës së viteve 1945-1965

Bazuar në të gjitha dëshmitë e dokumentuara, së shpejti do të finalizohet edhe dokumentari televiziv i cili do të paraqet përjetimet dhe dëshmitë rrëqethëse të dënuarve politikë shqiptarë që kishin punuar për çlirimin e Kosovës nga ish Jugosllavia, veçmas ata që kanë kaluar nëpër zyrat e UDB-ës së Prizrenit gjatë kësaj periudhe kohore.

Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren theksoi se referuar dokumenteve të shumta arkivore të cilat janë grumbulluar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore është përgatitur propozimi i projektit “muzeu i dhunës”, i cili do të propozohet për zbatim në të ardhmen e afërt nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Me funksionalizimin dhe shndërrimin e ndërtesës në hapësirë muzeore, do të shpalosen dhe vizualizohen pamjet e shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte shtypjen e popullit tonë me dekada të tëra”, ka theksuar drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha./PrizrenPress.com/

Fotografia e Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren

- Advertisement -

Më Shumë

Ja pse të gjithë po flasin për fejesën e vajzës së regjisorit të njohur Steven Spielberg

Familja Spielberg ka një arsye të madhe për të festuar këtë fundjavë: Destry Allyn Spielberg është fejuar! Vajza më e vogël e regjisorit të njohur...

24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19, shkruan PrizrenPress. 268 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK dhe...

Deputeti i VV për vdekjet e dyshimta në QKUK: Mund t’i quajmë edhe vrasje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur “edhe si vrasje” vdekjet e së dielës...

Lajmi i fundit: 22 raste të reja me COVID-19 në Prizren

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19! Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Prej javës së ardhshme, gjoba ndaj atyre që s’respektojnë masat

Pasi qytetarët nuk po iu binden thirrjeve për të respektuar masat në luftë ndaj COVID-19, hapi i ardhshëm do të jetë ndarja e gjobave....

Ministria e Financave merr vendim për moskompensim të 10% nga Trusti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për Ekonomia Online se Ministria e Financave ka marrë vendim për mos kompensimin e tërheqjes së 10...

Pandemia riformëson punën në redaksitë e mediave lokale në Prizren

Mediat lokale në Prizren prej kohësh përballen me sfidën e mbijetesës, shkaku i të hyrave të kufizuara financiare nga marketingu. Situata e krijuar si...

Një burrë në Prizren goditet nga automjeti

Në Prizren një burrë ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një automjet, transmeton PrizrenPress. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur në rrugën...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Çështja e 170 eurove – Ministrja Bajrami jep detajet më të fundit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë shkuar shumë vërejtje në adresë të këtij institucioni për mos implementim të masave të pakos...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

Qershori 2020, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë duke u barazuar me qershorin 2019, njoftoi sot shërbimi europian Copernicus...

Italianët janë të bindur, Ibrahimovic ka nënshkruar kontratën e radhës, por jo me Milanin

Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar momentet e fundit si futbollist i Milanit. Ylli suedez iu bashkua Rossonerëve në janar për gjashtë muaj, ku ka mundësinë...

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm,...

Pamje nga Prizreni, pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër coronavirusit

Nga sonte kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër coronavirusit. Edhe qytetarët e Prizrenit do të duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...