11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Qyteti antik i jugut, ndërron emrin

Së shpejti, do të jetë Dimali. Propozimi pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill me emrin antik të ilirëve, rrënojat e të cilit u zbuluan në kodrën e qytetit.

‘Zbulimi i qytetit antik të Dimalit, zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit, me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze’.

Shumica e banorëve të qytetit, janë dakord me këtë vendim, raportojnë mediet.

“Për mua, Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë, ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.

“Sigurisht që do të jetë me mirë, se kot nuk është bërë një propozim i tillë.”

 

Kryetarja e Bashkisë thotë se, ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm, ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Kemi jo më pak se 2-3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjitha asetet që ka ky territor”.

Brenda 2 javëve të ardhshme, relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas, do të miratohet në kuvend.

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Gjini: Vendimi është fushatë qëllimkeqe

Doktori Sebajdin Gjini, i cili para do ditësh u shkarkua nga shefi i Repartit të Obstetrikës ka reaguar, duke e konsideruar vendimin e spitalit...

Lajmet e Fundit