10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rasti i parë në Prizren, i infektuari me COVID 19 erdhi para 14 ditësh nga Bullgaria

Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. I infektuari është i moshës 58-vjeçar dhe se ka ardhur nga Bullgaria. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

Në një prononcim për Gazetën Express, Shehu ka thënë se i infektuari ka ardhur para 14 ditësh nga Bullgaria. Menjëherë pas kthimit në Kosovë, ai është vendosur në karantinë dhe se në testimet që i janë bërë sot ka dalë pozitiv.

Sipas Shehut, në Komunën e Prizrenit nuk ka ndonjë rast tjetër të dyshimtë.

“Sot ka qenë dita e 14’të e tij, meqenëse ka qenë i vetëizoluar. Sot ka pas me u liru nga karantina, por që rezultatet e tij kanë dal pozitive. Nuk ka pas simptoma më herët, deri në tre ditët e fundit. Sipas informacioneve që kam, ai ka ardh nga Bullgaria. Menjëherë pasi ka ardh nga Bullgaria është vendos në karantinë, sepse ashtu rekomandohet. Aktualisht s’kemi raste të tjera të dyshuara, ky është rasti i vetëm në Komunën e Prizrenit. Me pajisje mbrojtëse, qëndrojmë njëherë mirë”, ka thënë Shehu për Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot edhe dy raste të reja me koronavoirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 108.

Sipas IKSHP’së, njëri prej të infektuarve është nga Gjakova dhe tjetri nga Prizreni.

“Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit”, thuhet në njoftim.

Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Kosovë më 13 mars. Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik. /Gazeta Express

Më Shumë

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Lajmet e Fundit