21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Reçica jep lajmin e shumëpritur: Do të njohim stazhin e punës për të punësuarit e viteve 90-ta

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se ai së shpejti do të jetësoj njërin nga prioritetet e tij kryesore, që ka të bëj me njohjen e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.

Reçica tha se ky është ndër prioritetet për të cilin është duke u angazhuar shumë, për faktin se ky kriter pa të drejt ka penalizuar shumë qytetarë për të fituar pensionin kontributiv.

I pari i MPMS-së e ka quajtur si të pa drejtë dhe sa më shpejt duhet ta largojmë me ndryshime ligjore vënien e pragut për përfitim të pensionit kontributiv 15 vite kontribute para lufte, e që si pasojë kishte lënë pa pensione kontributive të larguarit nga puna, punëtorët e dëbuar me dhunë në vitet e 90-ta.

Këtë informatë ai e ka dhënë sonte në Radio Televizionin e Kosovës.

Më Shumë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit