10 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Rinia Demokratike në Prizren: Haskuka të jap dorëheqje, i paaftë të qeverisë

Sot, para komunës së Prizrenit, Rinia Demokratike e Kosovës, përmes një aktiviteti simbolik, ka shpalosur disa nga dështimet në komunën e Prizrenit nga partitë në pushtet duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit aktual, Mytaher Haskuka, për paaftësi në qeverisje.

Në aktivitetin e Rinisë Demokratike, lidhur me gjendjen në Prizren, ishte i pranishëm kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ndërsa për lëshimet e rënda në këtë komunë foli Adri Krasniqi, Kryetar i Degës së Rinisë Demokratike në Prizren dhe të rinj të kësaj organizate rinore politike.

Bislimi, theksoi se qyteti emblematik Prizreni, ka dy vite që është katandisur nga aferat, korrupsioni dhe premtimet e pa mbajtura, duke u zotuar se ashtu si lideri Kadri Veseli, edhe Rinia Demokratike dhe të gjithë qytetarët, qëndrojnë fuqishëm kundër krimit të organizuar.

Ai po ashtu, theksoi se rinia nuk do të ndalet ta denoncojë patriotizmin e rrejshëm të shfaqur në Kuvend, angazhimin për drejtësi si dhe përkrahjen e themelimit të Gjyqit ndërkombëtar kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Skandali i parë i evidentuar sot, ishte shpallja fituese e tenderit për pastrimin e qytetit për një kompani nga Podujeva, ku në aplikimin e saj për këtë tender, kompania ka aplikuar me librezat e makinave në gjuhen serbe që bie në kundërshtim me sloganin e bashkimit. Me të drejtë shtrohet pyetja, me cilin shtet rekomandon Vetëvendosja bashkim, potencoi Adri Krasniqi, kryetar i Degës së Rinisë Demokratike në Prizren.

“Punësimet e militantëve dhe familjarëve të partisë në pushtetin lokal, premtim që ishte proklamuar se do ta luftojnë nepotizmin, ndërsa sot, dukuri themelore është nepotizmi në komunën e Prizrenit. Dështim tjetër i rëndë është largimi i një profesionisti në arsim dhe zëvendësimi i tij me një refer futbolli. Premtimi i bërë për shujta për nxënës nëpër shkolla, është i pa realizuar”, theksoi Krasniqi.

Po ashtu, janë evidentuar dështimet në kulturë si mos mbajta e festivaleve tradicionale si “Zambaku i Prizrenit” dhe “Fluturat”, si dhe në sport, ku rezultoi me rënien e KF “Liria” nga liga, dhe kriza në KB “Bashkimi”, këto janë disa nga dështimet e kësaj qeverisjeje, potencoi Adri Krasniqi, i cili kërkoi dorëheqjen e kryetarit aktual Mytaher Haskukës, për paaftësi në qeverisje./Lajmi.net/

- Advertisement -

Më Shumë

Rrëfimi i Ancelottit: Ndryshova idetë për futbollin falë Zidane

Carlo Ancelotti ka një eksperiencë të madhe në stol. Italiani e di mirë që nuk ka një skemë perfekte, më e mira është ajo...

25 zyrtarë policor janë të prekur nga virusi COVID-19

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe...

Besa e shqiptarëve

Nga: Lovro Mihaçeviq (1883-1907) Përktheu (fragment nga vepra “Nëpër Shqipëri): Anton Filipaj Për të dëshmuar çfarë ështê besa shqiptare, po rrëfej edhe njê shembull. Një të...

Haradinaj përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 martirët të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21 vjet më parë. Haradinaj ka...

Vdes 59 vjeçari nga Prizreni i diagnostifikuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 59-vjeçar me incialet A.H nga Prizreni. Sipas MSH-së ai ishte diagnostifikuar me...

Spitalet pritet t’i kthehen punës si para pandemisë

Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,...

Përkujtohet 21 vjetori i masakrës së Tusuzit në Prizren, Haskuka kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve...

Rreth 140 kosovarë pritet të riatdhesohen nesër nga Gjermania

Rreth 140 kosovarë pritet të kthehen në vendlindje nga Gjermania mëngjesin e nesërm. Aeroplani do të vijë nga aeroporti i Stuttgartit në Gjermani dhe nuk...

12 policë të Prizrenit në mesin e të infektuarve me koronavirus

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë, ka mësuar KOHA. Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë...

214 raste aktive më COVID-19 në Kosovë

Aktualisht Kosova ka edhe 214 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) prej 1032 personave që...

Rexhaj: VV’ja s’do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, nëse dallon nga ai për VLAN’in

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj është i bindur se vendimi për dekretin...

Prizren, arrestohet burri pasi rrahu gruan e tij

Në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës...

Gjashtë vjet pas atentatit, Prokuroria dështon të zbardhë vrasjen e Elvis Pistës

As pas gati gjashtë vjetësh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur që t’i bien në gjurmë vrasësit apo vrasësve të ish-kandidatit për deputet nga...

Zbulohet propozimi i Juventusit për të ‘rrëmbyer’ Pogban

Juventusi po negocion me agjentin Mino Raiola për të rikthyer Paul Pogban në Torino. Sipas “Le10sport”, bisedimet kanë filluar me seriozitet pas muajsh flirtim me...

Me këto shtatë rregulla nga e enjtja mund të faleni në xhami

Institucionet e Republikës, në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kanë marrë vendim që të enjten (28 maj) t’i rihapin xhamitë për pesë kohë...

Sot ose nesër merret vendimi për semimaturantët

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Xhavit Rexhaj për Front Online ka paralajmëruar se së shpejti do të merret vendimi se kur...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...