19.8 C
Prizren
E enjte, 1 Tetor, 2020

Rreth 177 persona nga Shqipëria kanë mbetur në Prizren

Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i personave që vijnë në Kosovë për strehim nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.4 ballë të Rihterit pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe më shumë se 900 të tjerë pësuan lëndime.

Pas shkatërrimeve të shumta që shkaktoi tërmeti, në ditët e fundit të nëntorit, mijëra qytetarë nga Shqipëria ia mësynë Kosovës pas thirrjeve të bëra nga autoritetet qendrore e lokale, shoqatat humanitare dhe familjet kosovare, që ata të vijnë dhe të strehohen në Kosovë.

Prizreni ishte njëra nga komunat e Kosovë e cila ka regjistruar numrin më të madh të personave apo familjeve të ardhura nga Shqipëria. Në këtë komunë, e cila gjendet në jug-perëndim të Prishtinës, u strehuan më shumë se 2 mijë persona.

Numrin më të madh të personave të ardhur nga Shqipëria, konkretisht nga qyteti i Durrësit, Komuna e Prizrenit i ka sistemuar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve. Tash dy javë pas tërmetit, autoritetet thonë se numri i personave të ardhur është zvogëluar dukshëm.

Faruk Dakaj, drejtor për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, i cili njëkohësisht është edhe koordinator ndër-institucional për të strehuarit në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se numri aktualisht sillet rreth 177 persona.

“Momentalisht në kampin e Prizrenit janë edhe 177 persona, pasi që një pjesë e tyre e kanë lëshuar kampin me organizim dhe transport nga kampi deri në Durrës që e kemi bërë ne”, tha Dakaj.

Nga statistikat të cilat i ka mbledhur Kryqi i Kuq i Kosovës, bashkë me Komunën e Prizrenit, numri i të ardhurve ka qenë mbi 2 mijë persona në fillim, por pa e ditur numrin e personave të strehuar në familje të ndryshme në këtë komunë.

“Nuk kemi të dhëna zyrtare të sakta, përpos numrit të të strehuarve në kamp. Jashtë kampit ka shumë pak persona të cilët kanë mbetur ende të strehuar”, tha Dakaj.

Edhe zyrtarët kompetentë në Qeverinë e Kosovës, nuk e dinë numrin e saktë të qytetarëve të Shqipërisë që kanë hyrë në Kosovë në ditët e para pas tërmetit. Kurse Policia pati prezantuar shifrën prej 13 mijë personave që kishin kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë, 24 orë pas tërmetit.

Nehat Koçinaj, zyrtar për marrëdhënie me publikun nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të dihet saktë numri i personave që ende qëndrojnë në Kosovë, por ai beson se tashmë ky numër mund të jetë vetëm një e katërta e numrit të ditëve të para pas tërmetit.

“Problem është t’i sigurojmë të dhënat e sigurta se sa kanë ngelur edhe pse me një besueshmëri të lartë mund të konstatohet se shumica, mbase 75 për qind janë rikthyer, pra do të thotë po flasim për ata persona të cilët kanë qenë në familje e të tjera”, tha Koçinaj.

Ai tha se personat të cilat janë duke qëndruar në Kosovë, nuk do të kenë asnjë lloj presioni që të kthehen në Shqipëri në rast se nuk kanë se ku të kthehen.

“Kthimi i tyre do të ndodhë kur autoritetet shqiptare i kërkojnë që ata të paraqiten në adresat e veta për të bërë regjistrimin e dëmtimit në pronat e tyre dhe për t’iu ofruar mundësia e kapacitetit për t’u vendosur në shtetin nga kanë ardhur”, tha Koçinaj.

Autoritetet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, kanë thënë se situata po paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate dhe se ajo po shkon drejt përmirësimit.

Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga personat e zhvendosur në Kosovës që të kthehen në Shqipëri dhe të vendosen në vendet e përcaktuara nga shteti [nëpër hotele].

Afaristët dhe qytetarët nga Kosova në forma të ndryshme ishin organizuar për të ndihmuar njerëzit dhe zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Solidariteti i qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë ishte manifestuar në forma të ndryshme.

Në qendër të Prishtinës dhe qyteteve tjera, nën organizimin e organizatave e grupeve të ndryshme, qytetarët kanë grumbulluar ndihma nga më të ndryshmet, të cilat më pas në forma të organizuara dërgoheshin për në Shqipëri.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6,4 ballësh të Rihterit njëherësh ishte më i fuqishmi në dekada që ka goditur Shqipërinë.

Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

- Advertisement -

Më Shumë

Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin e të akuzuarit për lëndim të rëndë trupor në Zaplluxhë të Dragashit

Në gjykimin ndaj të akuzuarit për lëndim të rëndë trupor, Hatmir Myrtezani, në seancën e mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega...

Ndryshon vendi i mbajtjes së mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër. Në një njoftim të Qeverisë...

Nga 1 tetori qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga 1 tetori, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar. Kështu...

Zbulohet edicioni i rrallë i dramës së fundit të Shekspirit

Botuar më 1634, “Dy kushërinjtë fisnikë” ??(“The Two Noble Kinsmen”) është një tragjikomedi e shkruar nga dramaturgu anglez dhe John Fletcher. Teksti u gjet në një...

Largimi nga Real Madrid, Casillas rikthehet pas në kohë dhe tregon arsyet

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për largimin e tij nga Real Madrid, të cilin e cilësoi...

Telekomi i Kosovës del me sqarim për mos funksionimin e internetit

Pasditën e së mërkurës përdorusit e shërbimeve të Telekomit të Kosovës nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë internetin 4G. Kjo si pasojë e disa problemeve teknike...

Quni u prit me nderime të larta ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare,  me protokollin më të lartë shtetëror dhe ceremoni...

S’ka muzikë pas orës 21:00, gastronomët të pakënaqur me këtë vendim

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë...

Prizren: Kërkohet mbrojtja e burimeve ujore në Kosovë

Në Ditën Botërore të Lumenjve, në Prizren sot u është diskutuar mbi mbrojtjen e lumenjve nga dëmi që po u shkaktohet nga ndërtimi i...

Prizren, 7 aktakuza kundër trembëdhjetë 13 personave

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër...

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në...

Kujtim Gashi: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër dhe mbrojtëse

Deputeti i PDK-së nga Prizreni, Kujtim Gashi ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it. Ai thotë se secili pjesëtar i UÇK-së, që...

Kuvendi i Malishevës miratoi buxhetin per vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur vazhdimin e mbledhjes së rregullt, me pikën e vetme të rendit të ditës, për shqyrtimin...

Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook’ut e tij

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka treguar në emisionin DPT te Fidani të T7 se cili ishte fjalëkalimi i tij...

Prizren, 4 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të...

Historia e veturës së Bekim Fehmiut që po pret shpëtimin

Në vitin 1967, me honorarin e serialit “Odisea”, ku portrizonte heroin homerik, Bekim Fehmiu do ta blente një veturë. Veturën “Pezho 404” aktori ia bëri...

Lajmet e Fundit

Policia bastis një mishtore në Prizren, dyshohet për mish të kontrabanduar

Gazeta Sinjali mëson se disa zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficer të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u kanë zbarkuar edhe në...

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja i jep fund të gjitha dyshimeve

Ata të dy nuk e kaluan së bashku karantinën dhe nuk postonin foto në rrjetet sociale me njëri-tjetrin. Mediat e huaja rozë raportuan se Camila...

Hoti premton mbështetje për komunitetin boshnjak në Prizren

Në vazhdën e vizitave në Prizren, kryeministri Avdullah Hoti ka qëndruar sot për vizitë në Reçan, me ç’rast ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të...

Inaugurohen punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë

Hyrja për në qytetin e Prizrenit tashmë pritet të jetë më e lehtë për gjakovarët. Kjo pasi të enjten janë inauguruar punimet për zgjerimin...

Dy të vdekur nga COVID-19, njëri nga Prizreni

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy të vdekur e 43 raste të reja. Gjithashtu, janë shëruar 123 persona. "Gjatë 24 orëve të...