14.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2020

Rreth 80 martesa në vit të personave nën moshën 16-vjeçare

Nexhmija është 24- vjeçare. Ajo jeton në Fushë Kosovë. Qysh në moshën 15-vjeçare ishte martuar dhe tani është nënë e tre fëmijëve. Nexhmija dhe as bashkëshorti i saj nuk punojnë.

Që të tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë, bashkë me nënën dhe babanë, kërkojnë lëmoshë në rrugë. Gjatë ditës, ata thonë se grumbullojnë deri në 15 euro nga lëmosha.

“Kur kam qenë 15-vjeçare jam martuar. Tani jam 24-vjeçare dhe i kam tre fëmijë. Tash jetoj në Fushë Kosovë. Herët në mëngjes vij në Prishtinë dhe kërkojmë lëmoshë, unë bashkëshorti dhe tre fëmijët e mi”.

“Prindërit më kanë martuar në moshën 15-vjeçare. Nuk i kemi pasur kushtet financiare të mira asnjëherë. E kam pasur dhe vazhdoj ta kem jetën të vështirë. Po mundohem për fëmijët e mi, por nuk kam se çka t’ju ofroj. Kaq mundem. Dal, kërkoj lëmoshë me ta dhe me paratë që marrim, ushqehemi”, tregon Nexhmija.

Raportet e organizatës ndërkombëtare për fëmijë , “Save the Children”, tregojnë se nëse shikohet nga aspekti global, çdo 7 sekonda martohet një vajzë nën moshën 15-vjeçare.

Studimi nxjerr në pah se ka edhe vajza 10-vjeçare që detyrohen të martohen me burra shumë më të vjetër në vendet si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike, vetëm gjatë vitit 2018, janë regjistruar 65 lindje të foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Të dhënat e QKUK-së bëjnë të ditur se gjatë vitit 2018, kanë lindur 9.985 foshnje, prej të cilave 65 nga nënat e moshës jo madhore.

Ndërkaq, gjatë këtij viti, në periudhën janar – shtator, kanë lindur 7.176 foshnje, ku prej tyre 26 foshnje nga nënat e moshës jo madhore.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se brenda vitit, në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të parakohshme, që nënkupton martesat e personave nën moshën 16- vjeçare.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropa e Lirë.

- Advertisement -

Më Shumë

Dalin pamjet sesi Wilderi e rrah burrin që e kishte sharë në rrjete sociale

Deontay Wilder e kishte rrahur burrin që e kishte sharë në rrjete sociale, Charlie Zelenoff, në vitin 2014, pasi që ky i fundit ia...

Të premten seancë e jashtëzakonshme e iniciuar nga PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar seancë të jashtëzakonshme. KOHA ka mësuar se me kërkesë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe mbështetje të 40 deputetëve,...

Kryetari i Malishevës: 15 rastet e reja me koronavirus janë familjarë mes vete

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka përsëritur apelin që qytetarët të kenë kujdes. Begaj për Klan Kosovën ka treguar se të gjithë rastet e reja...

Gjendet një person i vdekur në Prizren

Në rrugën “Zanat” të Prizrenit është gjetur një person pa shenja jete. Policia njofton se personi i pa jetë është gjetur dje rreth orës 10:00,...

Këshillim përmes telefonit, Komuna e Prizrenit organizoi trajnim për psikologët

Departamenti i psikologjisë ka organizuar një webinar me datat 31 mars dhe 1 prill 2020 për psikologët që do të ofrojnë këshillim përmes telefonit...

Muharremaj: Nuk do të ketë kompromis për bizneset që nuk e respektojnë vendimin e qeverisë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se janë duke u mbyllur të gjitha bizneset që nuk po e respektojnë...

Aktori i famshëm turk shtrohet në spital, dyshohet me koronavirus

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug është shtruar në spital me simptoma të koronavirusit. Aktori shumë i dashur edhe për publikun shqiptar ka njoftuar...

Arrestohen dy persona në Prizren, kapen me marihuanë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona mbrëmë në Prizren, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar...

Adelina Tahiri humb njeriun e afërt nga koronavirusi

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka rrëfyer se ka humbur një mik të ngushtë përr shkak të koronavirusit. Tahiri u shpreh se i ka...

New York-u varrezë të përkohshme pas tejmbushjes së morgjeve

Viktimat e koronavirusit rreth e qark NewYork-ut mund të varrosen përkohësisht në ishullin Hart ndërsa morgjet e qytetit tejmbushen. Epiqendra e koronavirusit në Amerikë është...

Petrit Çeku me shokë s’e ndalin muzikën në kapërcime distancash

Kitaristi i shquar Petrit Çeku, nga banesa e tij në kryeqytetin kroat po vazhdon të ndajë për publikun performancat me miqtë e tij në...

Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente. Sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet...

Komuna e Suharekës pranon 5 mijë kg miell, do të shpërndahet për familjet në nevojë

Mielli, këto ditë është artikulli më i përfolur ndër qytetarë. Sikur është krijuar një panik, se do të ketë mungesë të këtij artikulli të...

Mundet të jesh një gjeni i pazbuluar: përfito nga izolimi

Nëse ne kemi fatin t’i lexojmë sa herë duam, autorët e mëdhenj i kanë nxjerrë në dritë kryeveprat, pikërisht në kohë të vështira deri...

239 të infektuar me koronavirus në Malin e Zi

Në Mal të Zi janë regjistruar 6 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 239. Nga...

Vera do të ngadalësojë Covid-19? Shkencëtarët në pikëpyetje

Shkencëtarët janë dyshues dhe në pikëpyetje nëse rritja e temperaturave apo vera do ndikojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që në Britani apo...

Lajmet e Fundit

New York-u varrezë të përkohshme pas tejmbushjes së morgjeve

Viktimat e koronavirusit rreth e qark NewYork-ut mund të varrosen përkohësisht në ishullin Hart ndërsa morgjet e qytetit tejmbushen. Epiqendra e koronavirusit në Amerikë është...

PDK e kërkon një pako emergjente 320 milionëshe, kërkon që seanca të mbahet më 14 prill

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente. Ai ka thënë se kjo parti...

Toni Braxton rikthehet në skenën muzikore me shumë risi

Këngëtarja e famshme amerikane, Toni Braxton, e ka lansuar këngën e re me titull “Do It” si dhe ka nënshkruar kontratë incizuese me kompaninë,...

Je në karantinë, a në injorancën që vetë e zgjodhe?

Letërsia i shërben shoqërisë, sepse ndihmon që kushdo të kuptojë më mirë, veten dhe universin ku i ka rënë për pjesë të jetojë. Shkrimtarët...

Shtyhet përsëri starti i sezonit në Moto GP

Spanja është vendi i dytë në botë me përhapjen e Covid-19 pas SHBA me mbi 140 mijë njerëz të infektuar dhe i dyti edhe...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!