6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shkelën masat anti-COVID, gjobiten kuvendarët e Prizrenit

Festa e Flamurit u ka kushtuar me gjobë kuvendarëve të Prizrenit.

Ata kanë festuar 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pa i respektuar masat anti-COVID.

Policia dhe inspektorët përveç që i kanë gjobitur ua kanë prishur edhe ahengun.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se rasti i kuvendarëve është lajmëruar nga një qytetar.

“Një qytetar ka lajmëruar policin për një aheng. Policia dhe inspektorët kanë dal në vendngjarje dhe pasi kanë shqiptuar gjoba për secilin i kanë shpërndarë të gjithë të tubuarit”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Mbi dhjetë kuvendarë të Prizrenit kanë festuar 28 Nëntorin. Mënyrën e festimit e kanë bërë publike vetë ata pa vënë re se nuk kanë respektuar as masat bazë kundër koronavirusit.

Në Facebook, njëri nga kuvendarët nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar tri fotografi.

Megjithatë i njëjti më pas i ka fshirë ato nga faqja e tij.

Kuvendarëve u ka prirë kryesuesi i tyre, Sulltan Badalli, i cili vjen nga PDK-ja e që drejton Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

Asamblistët Ilir Baldedaj nga AAK, Getoar Besimi nga PDK, Adem Shabanaj nga LVV, Karanfil Haxhillari nga LVV, Kastriot Krasniqi nga PDK, Qemal Krasniqi nga LDK, Haziz Hodaj nga LDK, Bardhi Avdaj nga PDK, e të tjerë, janë mbledhur në një tavolinë krah për krah pas distancë sociale e në një ambient të mbyllur.

Aty nuk ka munguar as zyrtarë të tjerë nga Kuvendi, një prej të cilëve është Hamdi Bilurdagu.

“Urime 28 nëntori nga Kuvendarët e Komunës së Prizrenit”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive ku ata shihen të hareshëm nën tingujt e muzikës e muzikantët ngjitur me ta në tavolinë.

Ky veprim është kritikuar edhe nga kolegët e tyre, të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë festë.

“Kolegët e mi asamblistë u bashkuan mbrëmë privatisht, ilegalisht dhe kundërligjshëm “për të bashkëvuajtur” me qytetarët në këtë kohë pandemie”, shkruan kuvendarja e VV-së, Mimoza Bushrani.

“Fotot u publikuan në rrjetet sociale nga vetë ata, por që u fshinë më pas kur Inspektorati dhe Policia ua prishi ndejën, i gjobiti dhe i përcolli për në shtëpitë e tyre”, përfundon Bushrani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit