15.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe deputetëve të grupit parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli e Artan Abrashi, në seancën e mbajtur të enjten (sot).

E gjithë përplasja nisi pas deklaratës së deputetit Shala, i cili adresoi një serë kritikash lidhur me këtë projekt.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Sipas tij, marrëveshja për ndërtimin e tunelit përmban tetë nene të shkruara keq dhe të paqarta.

Ai e quajti të dyshimtë edhe mënyrën si parashihet të realizohet projekti.

“Më habit marrëveshja sepse një investim kaq kapital i ka tetë nene të cilat janë të shkruara keq e të paqarta. Kjo marrëveshje përcakton mënyrën dhe metodologjinë e një projekti dhjetëra milionësh. Gjithçka u lihet dy grupeve të punës. Në asnjë nen të marrëveshjes nuk kemi qartësi juridike. Për më keq, as zgjedhjen eventuale të kontesteve nuk e definon. Nuk ka auditim. Jashtëzakonisht e dyshimtë mënyra se si ka me u realizu ky projekt”, ka thënë Shala.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Në kundërpërgjigje deputeti nga GP i LVV-së, Haxhi Avdyli akuzoi PDK-në se me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka bllokuar mbi 300 milionë euro.

“Derisa PDK ka vendim partiak që nuk merr pjesë në votime të marrëveshjeve dhe i bllokon ato, del kolegu ynë e na i shet këto- jo neni, projekti, tuneli, krejt kjo është demagogji. Prandaj i bëj apel qeverisë të lobojnë në BE për heqje të sanksioneve ndërsa Shala të loboj në partinë e tij t’i heq sanksionet me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Janë mbi 300 milionë euro që i ka blloku PDK-ja”, tha ai, raporton Kallxo.com.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Edhe deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se ishin të kota arsyetimet e deputetit Shala.

“E habitshme se si pamë këso arsyetimesh të paqëndrueshme nga partia që e mban pushtetin në Prizren për një projekt që është aspiratë historike e qytetarëve që jetojnë aty. A e din sa mundi është harxhu me e bind palën maqedonase për këtë projekt”, tha ai.

Edhe për këtë deklaratë, deputeti Shala pati një kundërpërgjigje.

Ai tha se “është për me ndërtu rrugën, por jo me vjedh”.

“Me projekte kapitale nuk vidhet. Në projekt e keni nis rrugën pa e dit ku është tuneli. Ku e keni projektin, ku e keni studimin, bazën ligjore? Nuk e dini as ku keni me hy në tunel. A e dini çka po bëni ju? Kjo është për prokurori. A e dini ku jeni ka shkoni? Jo me vjedh në emër të tunelit”, tha ai.

Më 13 gusht 2023, kryeministri Albin Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook ka thënë se bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë diskutuar edhe për rrugën Prizren-Tetovë.

Sipas tij, në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro.

“Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”, ka shkruar ai.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Historia e panjohur e deputetit rebel që Enver Hoxha e dënoi me vdekje! Anatemohej si aventurier sepse nuk martohej

Atij, pas vitit 1945, nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të...

Lajmet e Fundit