21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Skuadra e Ballkanit nuk ndalet, nënshkruan me një tjetër futbollist

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Arbër Potoku për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite e gjysmë, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.

Bisedimet për të rinovuar kanë rezultuar të suksesshme, derisa mbrojtësi mitrovicas pritet që më 1 gusht të hedh të ‘zezën mbi të bardhë’.Potoku ishte njëri ndër futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, derisa Gazeta “Sheshi” raportoi për të gjitha ofertat që kishte në tryezë, në mesin e të cilave ishte edhe ajo e klubit të Shkëndisë nga Tetova.

Pavarsisht se Ballkani nuk arriti të shpallej kampion dhe as të dalë në Evropë, Potoku ishte prej më meritoreve pse kjo skuadër luftoi deri në fund për dy trofetë.25 vjeçari u transferua te Ballkani nga Trepça ’89 dy vite më parë.

Më Shumë

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit