11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Suharekë: Mungon i akuzuari, dështon të nis gjykimi për vjedhje të pyllit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të martën, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për vjedhje të pyllit, Adem Rexhaj.

Gjyqtari Qemail Suka deklaroi se i akuzuari është ftuar me rregull, por se mungesën nuk e ka arsyetuar.

Në seancë ka prezantuar përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Muharrem Basha, dëshmitari Bashkim Gashi si dhe prokurori Atnor Skoro.

Në këto rrethana, gjykatësi Suka deklaroi se seanca e radhës shtyhet për kohë të pacaktuar, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 25 shtator 2019, Adem Rexha, akuzohet se me 31 korrik 2019, rreth orës 06:35 minuta , me qëllim të vjedhjes në vendin e quajtur “Rrahishtë”, me motosharrë ka prerë dru të llojit të ahut, me diametër mesatar 17,15cm, me ç’rast Autoritetit Komunal-Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës, i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 384.03 euro.

Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja e pyllit” nga neni 349, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit