18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Të gjitha rrugët në Fshatin e Ri do të asfaltohen

Fshati i Ri, i cili është një prej fshatrave më të thella në Komunën e Malishevës, së shpejti do të bëhet me rrugë të rregulluara dhe të asfaltuara, pasi kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve të mbetura. Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë në lagjet e këtij fshati, të cilat kanë filluar të hapen, për tu asfaltuar.

Hapjen e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i cili është njoftuar nga mbikëqyrësi për punimet që janë duke u bërë, si dhe nga kryetari i fshatit Arton Zogaj dhe punëkryesi.

Drejtori Morina, gjithashtu është takuar edhe me banorët, të cilët i ka uruar për hapjen e rrugëve, ndërsa është ndarë i kënaqur me punët që aktualisht janë duke u kryer, marrë parasysh edhe terren tepër të thepisur në këtë fshat të thellë malor.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i fshatit, Arton Zogaj, e ka falënderuar komunën për rregullimin e rrugëve në disa lagje të fshatit, pasi kanë rëndësi jetike për banorët, për të cilët hapja dhe asfaltimi i rrugëve, është një prej parakushteve për të ndalur migrimin nga fshati.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 800 metra rrugë në lagjet e fshatit dhe të njëjtat, pas hapjes dhe rregullimit të trasesë, do të asfaltohen dhe kjo pritet të bëhet shumë shpejt. Rregullimi i rrugëve, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Një 74 vjeçar është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Pouskë të Prizrenit.flybileta.com Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtari për...

Lajmet e Fundit