27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Telashet me paga te Barcelona, e pëson edhe shqiptari

Gjigantët europianë janë duke bërë pakt me lojtarët e tyre sa i takon rrogave faraonike që marrin nga fusha e blertë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Barcelona, me lojtarët e katalanasve që nuk e kanë pranuar diçka të tillë. Presidenca e klubit duket se do ia dalë të bindë Messin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë krize dhe jo aktivitetit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet.

Mendohej se kjo gjë do ishte vetëm për ekipn A, ndërsa nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfhsirë edhe ekipin B, aty ku luan sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj.

Duket se lushnjari do ketë të njëjtin fat si milionerët e Barcelonës, teksa dihet se pagesat në ekipin B janë dukshëm shumë më të ulëta.

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit