29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Trumpi mohon se ishte futur në bunker, shkaku i protestave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se është futur në bunker të Shtëpisë së Bardhë të premten shkaku i protestave.

Duke foluar për radion “Fox News”, ai ka thënë se kishte zbritur në bunker për një periudhë shumë të shkurtër dhe kishte të bënte më tepër me një inspeksion.

“Ishte raportim fals. Unë zbrita për një periudhë shumë të shkurtër. Dhe kishte të bënte më tepër me një inspeksion…ndoshta ndonjëherë do të duhet”, ka thënë ai.

Të hënën, presidenti Trump është përballur me kritika të shumta pasi që policia kishte shpërndarë një turmë të protestuesëve që ishin kryesisht të qetë për të liruar rrugën që ai të qëndronte jashtë kishës “St John’s” me Bibël në dorë.

Trump ka mohuar se i ka thënë policisë të shpërndajë protestuesit. “Unë nuk i thash, largoni nga aty, nuk e dija se kush është atje”, ka thënë ai, duke shtuar se “liderët më fetarë e kanë adhuruar” vizitën e tij në kishë.

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit