Eqrem Kryeziu kundër Isa Mustafës, sërish e quan defatore

Ish-kryetari i Prizrenit dhe ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike, ka vazhduar ta gozhdojë Isa Mustafën, si defatore të Rrahman Morinës, shkruan Gazeta Blic.

Edhe pse kësaj radhe nuk ia ka përmendur emrin, Kryeziu, ka vazhduar me ta përmend “defatoren”, cilësim të cilin vazhdimisht ia bënë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të cilin në shumë raste e ka quajtur “defatore të Rrahman Morinës”.

Kryeziu edhe kësaj radhe ka ardhur me një poezi, e si duket këtë ia ka kushtuar formimit të qeverisë Hoti, e cila u funksionalizua sot me 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kurse unë në gëzimin tuaj,
Epigram tjetër do shkruaj

Në vetminë e madhe nga pandemia,
Më gjunjë iu luta Zanës Popullore,
“Ku është rrufjan’ i Bankës Dardania”?
“Lype, m’tha e lumja, tash si Defatore”.

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit