9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Trumpi përballet me kritika pas zbutjes së dënimit të ish-kryebashkiakut Blagojevich

Presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka zbutur të martën dënimin Rod Blagojevichit, ish-kryebashkiakut demokrat të Illinoisit, i cili ishte dënuar me burgim për akuza korruptuese që lidhen me rastin e shitjes së vendit të lënë bosh të ish-presidentit, Barack Obama, në Senatin Amerikan. E vendimi i tij është përballur më pas me kritika nga i tërë spektri politik amerikan.

Blagojevich, i cili ishte shfaqur në shoun televiziv të Trumpit “Celebrity Appretice” më 2010, derisa ishte në pritje të gjykimit, po e vuante dënimin prej 14 vjetësh burgim që iu shqiptua për akuza të mashtrimit, zhvatjes dhe ryshfetit gjatë mandatit si kryebashkiak.

“Ky ishte një dënim jashtëzakonisht i fuqishëm dhe qesharak”, ka thënë Trump, afarist miliarder që e udhëhiqte emisionin televiziv para se të kandidohej në garën republikane për president të SHBA-së. Ai foli para gazetarëve në bazën Andreës jashtë Ëashingtonit, para se të nisej për një turne fushate në Ëest Coast.

Blagojevich (63) ishte larguar nga detyra më 2009, pasi që prokurorët konstatuan se ai ishte munduar ta shiste apo të bënte pazare për postin në Senat, të cilin Obama e kishte lënë vakant pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 2008-s. Gjykata Supreme e kishte hedhur poshtë më 2018 kërkesën e Blagojevichit për uljen e dënimit. Demokrati Blagojevich ishte munduar ta portretizonte veten si viktimë e një persekutimi skajshmërish politik të autoriteteve federale të zbatimit të ligjit, një akuzë kjo që ndikoi te Trumpi dhe mbështetësit e tij.

Më Shumë

Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, bashkë me kryetarët e komunave...

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Lajmet e Fundit