11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

U përurua Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës Visar Shehu, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj dhe drejtorët e tjerë komunalë, ka bërë përurimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj.

Ky objekt modern 512m katrorësh, do t’i ofrojë banorëve shërbime cilësore shëndetësore, me këshillimore për shtatëzëna dhe për nënat bashkë me femijë 0-3 vjeç, laborator modern, shërbime për infuzione, shërbime të stomatologjisë, si dhe infrastrukturë që i përshtatet personave me nevoja të veçanta (ashensorë, tualet e pjerrësira).

Kryetari Haskuka, gjatë fjalimit të tij deklaroi se banorët e rajonit të Hasit për herë të parë do t’i marrin shërbimet për infuzione dhe ato laboratorike në QMF-të e tyre, pa pasur nevojë që të vijnë në qytet.

“Kjo qendër është njëra nga qendrat më moderne ku do të ofrohen shërbime cilësore në të gjitha repartet. Shërbimet që i jep komuna jonë në shëndetësi, janë shembull për të gjithë Kosovën, por edhe rajonin.”, tha Haskuka.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj njoftoi se projekti ka kushtuar rreth150.000 euro dhe theksoi se nga këto shërbime do të përfitojnë banorët e 9 fshatrave në rajonin e Hasit.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit