25 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Vëllai i të ndjerës nga Rahoveci akuzon dhëndrin se ushtronte dhunë për vite të tëra

Tash e një vit është duke vazhduar gjykimi për vdekjen e H.D. nga Rahoveci, derisa i dyshuari kryesor, bashkëshorti i së ndjerës Ilir Haxhiaj, po mbahet në paraburgim, pasi që ende janë duke dëshmuar persona të ndryshëm të ndërlidhur me këtë rast.

Ilir Haxhiaj akuzohet vetëm për veprën “lëndim i rëndë trupor”, edhe pse rrahja brutale në mes të rrugës gjatë qershorit të vitit të kaluar çoi në vdekjen e H.D., 2 javë më vonë, raporton KOHA.

Pas, më shumë se 2 muajsh ndërprerjeje për shkak të pandemisë, këtë të martë është mbajtur seanca e radhës, ku ka dëshmuar vëllai i së ndjerës, Vahajdin Dina. Gjatë dëshmisë së tij, Dina ka treguar për dhunën që motra e tij H.D. kishte përjetuar ndër vite nga bashkëshorti i saj, i akuzuari, Ilir Haxhiaj.

“Në fillim raportet ishin të mira, mirëpo me kalimin e kohës kanë filluar të përkeqësohen, më tepër, meqenëse nuk kanë punuar ne ju kemi ndihmuar për ushqim dhe me të holla. Kur ka ardh motra në vizitë në shtëpinë tonë e kemi pa që kishte lëndime, ishte e rrahur, e për shkak të fëmijëve ne e kemi tejkaluar këtë. Ajo është kthyer në shtëpinë e saj mirëpo më vonë ishte edhe me keq”, ka thënë ai.

I pyetur se për çfarë arsye ata nuk e kanë paraqitur rastin në organet e drejtësisë, Dina tha se këtë nuk e kanë bërë me arsyetimin që të mos shkatërrohet familja.

“Sa here ka ardhur motra, ajo ishte e përgjakur, por ne kemi heshtur për shkak të fëmijëve mirëpo çdo herë, ishte keq e më keq. Nuk kemi ndërmarr asgjë sepse ka pas fëmijë, e motra ka thënë se nuk do që situata të bëhet edhe më keq edhe fëmijët janë ankuar për sjelljet e babait se s’kanë para e s’kanë asgjë në shtëpi”, ka vazhduar vëllai i viktimës.

Mospajtim mes avokatëve të të dyja palëve, pati në përfundim të seancës, lidhur me ftesën për dëshmitarë të tjerë lidhur me këtë rast. Derisa, trupi gjykues në seancën e radhës që do të mbahet më 29 korrik, vendosi të ftojë si dëshmitarë edhe vëllain tjetër të së ndjerës dhe kushërinjtë e të akuzuarit Ilir Haxhiaj

- Advertisement -

Më Shumë

Ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e...

Oxfam paralajmëron se uria gjatë Covid-19 mund të vrasë më shumë sesa virusi

Oxfam ka paralajmëruar se, deri në fund të vitit, “12,000 njerëz në ditë mund të vdesin nga uria e lidhur me Covid-19 – potencialisht...

Vetëm dje 12 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, transmeton portali "PrizrenPress". Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Zoti krijoi gjenitë; Morricone ka krijuar parajsën

Ashtu siç Zoti krijoi gjenitë, ca gjeni krijuan vepra hyjnore. Ashtu dhe gjeniu Ennio Morricone, krijoi vepra hyjnore. Emri i tij lidhet me filmat kult,...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

Pandemia riformëson punën në redaksitë e mediave lokale në Prizren

Mediat lokale në Prizren prej kohësh përballen me sfidën e mbijetesës, shkaku i të hyrave të kufizuara financiare nga marketingu. Situata e krijuar si...

Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur pas një takimi virtual me krerët...

Prizreni i pakënaqur me numrin e testimeve

Për numrin e testimeve dhe vonesat në rezultate ka pakënaqësi edhe në Prizren. Nënkryetari i komunës, Visar Shehu i ka thënë Gazetës Express se po...

Raporti i OKB: Virusi nuk ishte befasi!

Viruset që kalojnë nga kafshët tek njerëzit po bëhen të zakonshme. Këtë shqetësim kanë ngritur ekspertët nga Kombet e Bashkuara, të cilët thonë se shfaqja...

Hasi drejt një klubi të madh, interesim nga Turqia

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e një klubi të madh. Sipas gazetës “Arriyadiyah”, Hasi po ndiqet me interes nga skuadra e Feneberbahce, me...

LAJMI I FUNDIT: Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19 në Kosovë

Edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burime të Express kanë thënë se të...

Humb betejën me COVID-19 edhe mjeku i dytë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton për ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e...

Rekord në Kosovë: Sot 195 raste të reja, 7 në Prizren

44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19! Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 hyjnë në fuqi nesër

Kufizimi i lëvizjes, e mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit do të fillojë nesër. Kështu shkurt ka njoftuar...

Pas vetaksidentit me traktor humb jetën një person në Rahovec

Një person ka humbur jetën pas vetaksidentit me traktor në fshatin Qifllak në Rahovec. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të...

Lajmet e Fundit

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...