3.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Viti i ri shkollor: Ora e parë do t’i kushtohet pandemisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka numëruar angazhimet që ka bërë kjo ministri dhe institucionet tjera arsimore e shëndetësore, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Ai në një konferencë për media, e vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet.

“Ministria e Arsimit sipas planit të detajuar në master plan, ka paraparë një shumë të konsiderueshme monetare për financimin e shpenzimeve të komunave. Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Këto mjete do t’i ndahen javën që vjen komunave proporcionalisht bazuar në numrin te nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësin në shkollë janë të obliguar të bartin maska, MASH-ti ka shpërndarë rreth gjysmë milioni maska në të gjitha shkollat në territorin e Kosovës. Në rast nevoje është paraparë angazhimi me normë plotësuese i rreth 1,000 mësimdhënësve për 9 muaj, treqind mësimdhënës në gjendje të renduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknik, etj”, tha ai.

Ministri pati edhe një kërkesë për prindërit e nxënësit.

“Prindër dhe mësimdhënës, jemi të vetëdijshëm për rrethanat që kemi kaluar dhe po kalojmë, është shumë me rëndësi kontributi juaj në rritjen e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e higjienës dhe kujdesit brenda dhe jashtë arsimore. E vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe udhëzuesi i përgjithshëm MASH”, tha ai.

Likaj ka thënë se ora e parë e mësimit do t’i kushtohet pandemisë.

Ndërsa, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar për masat që janë ndërmarrë për mbretje nga virusi, si dhe masat që do të ndërmerren në rast se nuk respektohet udhëzuesi dhe protokollet për mbrojtje nga COVID-19.

Zemaj tha se të gjitha masat janë marrë më bashkëpunim me të gjitha organet kompetente që janë për mbrojte nga pandemia COVID-19, duke shtuar se javën e ardhshme, do të vëzhgojnë se si po ecën puna në të gjitha shkollat e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se lufta që i është bërë pandemisë ka sjell rezultate të mira, dhe prapë nuk do të ndalen sepse virusi është ende prezent.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka folur për masat anti-COVID-19 në institucionet shkollore.

Ramadani ka thënë se me angazhimin e institutit, Kosova është vendi më i sigurti në rajon dhe për këtë ka edhe fakte. Ai thotë se gjitha shkollat do të hapen falë përgatitjeve të parakushteve në detaje që i kanë bërë.

Sipas tij, është top prioritet shëndeti i fëmijëve dhe çdo rast që raportohet nga taskforca e shkollës, instituti kombëtar pa humbur kohë do të merret me atë rast.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka lutur mësimdhënësit që të raportojnë për çdo rast në mënyrë që ato raste të evidentohen sa me lehtë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

- Advertisement -

Më Shumë

Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë të martën në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, si projekt i...

Limaj përkujton maturantët nga Malisheva që humben jetën tragjikisht në Shqipëri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët nga Malisheva në 16-vjetorin e vdekjes së tyre tragjike. Ai ka thënë se si në...

Zemaj: Nga 1,028 testime në 24 orët e fundit pozitivë me COVID-19 janë 148

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë kryer 1,028 teste për COVID-19 dhe nga to, 148 kanë rezultuar pozitivë. Ai njofton se asnjë...

Dumoshi: Burgu në QRTK në Prizren do të shndërrohet në muze

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi të mërkurën ka vizituar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në Prizren, ku është pritur nga drejtori...

Finem tregon se kujt këngëtare do t’i jepte puthjen e parë

Finem, aktualisht një nga reperët më të njohur në treg, i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, u vendos përballë një tabele me personazhe...

Nuk u kërcënua

Prokuroria në Prizren nuk ka gjetur elemente të veprës penale në masazhin që kuvendarja e Vetëvendosjes, Dafina Alishani, kishte marrë pas emisionit ‘Jeta në...

Universiteti i Prizrenit dhe Yenilikci Admiral Dernegi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë,...

Shkencëtarët gjermanë janë të bindur: Kjo bimë mund të shërojë të sëmurët nga coronavirusi?

Kjo bimë ka cilësi të pabesueshme shëruese, ka treguar një hulumtim Bota është në garë për zbulimin e vaksinës kundër coronavirusit, ndërkaq tani shkencëtarë nga...

Zyrtarët e Trustit tregojnë se kur mund ta tërheqin qytetarët 10 për qindëshin

Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka treguar detaje mbi ndarjen e 10-përqindëshit nga Trusti në rast se kalon në lexim të...

Balaj-Halimaj: S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia

Pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të ketë as marrëveshje gjithëpërfshirës Kosovë-Serbi, ka qenë mesazhi i përfaqësuesit të posaçëm...

Në Francë hyn në fuqi ora policore

Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i...

Dështon sërish votimi për heqjen e homologimit të veturave

Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar heqjen e homologimit për veturat në seancën e së premtes, pikë kjo e cila nuk ishte miratuar  në...

Sot luhet derbi Inter-Milan, si pritet të rreshtohen ekipet

Sot luhet derbi i Milanos për llogari të javës së katërt në Serie A. Interi “pret” Milanin në “San Siro”, takim që nis në...

I gjenden paratë mes vitheve, arrestohet zyrtari i lartë brazilian

Përpjekjet e Jair Bolsonaro presidentit aktual të Brazilit për të portretizuar veten si flamurtari I luftës anti-korrupsion kanë pësuar një goditje tjetër pasi policia...

Qeverisë i kërkohet ndryshimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, bizneset presin programe të veçanta

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e sheh si të vonuar votimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Ekonomia Online. Kryetari i...

Në Spitalin e Prizrenit u trajtuan 888 pacientë të dyshuar me COVID-19

Që nga përhapja e pandemisë në muajin mars, e deri në fund të shtatorit, në Kosovë u shënuan 15 mijë e 620 raste me...

Lajmet e Fundit

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme. Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat. E këtë...

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...