11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Vlerësohet lartë figura e ish-kryetarit të Rahovecit, Esat Haxhijaha

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në prani të kryetarit, Smajl Latifi, kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, familjar, deputet të kuvendit të Kosovës, drejtor të drejtorive komunale, kuvendar dhe qytetarë është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së ish -kryetarin të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha.

Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal tha se me hidhërim të thellë pritëm lajmin e vdekjes së më të dashurit tuaj, ju humbët një baba, vëlla, gjysh, por edhe ne humbëm një profesor të shkëlqyer i cili gëzon një respekt nga të gjithë, prijës i mençur, intelektual i mirëfilltë ashtu siç ishte i ndieri Esat Haxhijaha.

“Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Rahovecit ne vitet 2000-2007, vite këto që ai barti mbi supe përgjegjësi dhe kreu shumë detyra në shërbim të komunës e popullit të kësaj treve. Në cilësinë time publike mund të them vetëm fjalë miradie për të. Ai ishte i gatshëm të trajtoj me shumë kujdes interesat e komunitetit që përfaqësonte, të trajtoj me vëmendjen e duhur interesin publik dhe të jetë i gatshëm të ndërhyjë për të ndërmjetësuar për rregullim e punëve në skenën shoqërore e politike. Ai do të mbahet gjatë në mend për kontributin e tij në zhvillimin dhe përparimin e komunës së Rahovecit, arsimimin dhe edukimin e brezave si dhe një sportist i zoti i kohës së tij. Komuna jonë dhe qytetarët tanë sot dhe në të ardhmen shprehin vlerësimin, mirënjohjen dhe respektin më të lartë ndaj z. Esad Haxhijaha. Në këtë moment dhembjeje e pikëllimi, në këtë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Esad Haxhijahës, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Haxhijaha, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qoftë i përjetshëm kujtimi për shokun, bashkëluftëtarin, mikun e kolegun e nderuar, z. Esad Haxhijaha”, tha në fjalimin e tij kryetari Latifi

Në emër të familjes foli Jeton Haxhijaha, i cili u shpreh falënderues për mbajtjen e mbledhjes komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së babit të tij, duke thënë se me këtë na lehtësuat dhimbjen që kemi për tani më ish prindin tonë dhe bashkëpunëtorin tuaj.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit