5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1542

Bie çmimi i naftës

0

Në tregjet valutore, vlera e dollarit kundrejt valutave të tjera është rritur.

Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan në raport me gjashtë monedhat e tjera më të rëndësishme botërore, sot po lëviz rreth 103.38 pikë, ndërsa dje në këtë orë ishte 103.02 pikë.

Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze ra nga 144.55 e djeshme në 144.30 jen.

Megjithatë, monedha amerikane u forcua në krahasim me atë evropiane, kështu që çmimi i euros rrëshqiti në 1,0845 dollarë, ndërsa dje në këtë kohë ishte 1,0885 dollarë.

Nga ana tjetër, çmimet e naftës ranë.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës rrëshqiti mëngjesin e sotëm me 0.37 për qind, në 76.35 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia ra me 0.17 për qind, në 71.65 dollarë. /Telegrafi/

Xhaka transferohet në Bayer Leverkusen

0

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka do të jetë lojtar i ri i Bayer Leverkusen.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Marrëveshja mes lojtarit shqiptar dhe klubit gjerman është arritur që në maj dhe tashmë është firmosur kontrata. Drita jeshile nga Arsenali erdhi pasi Declan Rice u transferua te “Topçinjtë”, pasi në të kundërt, Xhaka do të qëndronte ende te Arsenal.

Klubi anglez do të përfitojë 25 milionë euro nga transferimi i Xhakës në Gjermani. Mesfushori shqiptar do të ketë një kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Leverkusen.

Fjolla Morina në psikiatri? Detajet e para

0

Prej 24 orësh, këngëtarja Fjolla Morina nuk ka postuar, duke ngritur dyshime mbi fatin e saj.

Përflitet se ajo dje pasdite nën shoqërimin e policisë është dërguar për trajtim në psikiatri.

Prive.al merr vesh se prej një jave, nëna e saj po ndjek rrugët ligjore për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Prive.al ka kontaktuar Fjollën. Numri i saj figuron i fikur, ndërkaq nëna e saj refuzon përgjigjen në telefonata.

Kujtojmë se prej javësh, Fjolla bën në rrjete sociale deklarata shokuese, cka ka bërë të hidhet në dyshim stabiliteti mendor i saj.

AAK nis rrëzimin e kryesuesit të Kuvendit në Rahovec nga VV-ja

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është gati për një nismë për ta shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal në Rahovec që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Defrim Kafexhiut në një përplasje të re politike.

Në një prononcim për Nacionalen, asamblisti i AAK-së, Hasan Përboqi ka deklaruar se nuk ka ende diçka zyrtare, por sipas tij, “gjithmonë kanë ambicie për ta shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal”.

“Për momentin nuk mundem me thënë kurgjo hiç, ne si opozitë kemi gjithmonë ambicie për me e shkarku, por zyrtare nuk ka kurgjo hiç.” – tha ai.


 

RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Pyetur mbi arsyet për një vendim të tillë, ai na tha se “janë grupi më i madh në Kuvendin Komunal”.

“Arsyeja është se jemi 15 asamblistë, dhe si grup më i madh, na takon kryesuesi.” – tha ai.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu i ka thënë Nacionales se ka informacione për “inicimin e procedurave për shkarkim”, por për një gjë të tillë, ai tha se duhen 16 vota, derisa AAK-ja i ka vetëm 15 asamblistë.

“Pushteti në Rahovec i ka 15 asamblistë, për me pasë shumicën, i duhen 16 vota. E dimë që përgjatë kësaj kohe AAK i ka fitu 12 asamblistë, përgjatë kësaj kohe ka arrituë me i kompletu 15 asamblistë në forma të ndryshme, që lidhen me interes të ndërsjelltë.” – u shpreh ai.

Kafexhiu shtoi se “nuk e di nëse dikush prej opozitës do ta tradhtojë”, por sipas tij, arsyet prapa këtij vendimi janë politike.

“Që lidhen me interes të anëtarëve e partiak. Unë nuk e di nëse dikush do të na tradhtojë prej opozitës, unë jam kryesues i opozitës, vazhdoj me qenë. Arsyeja është puro politike, po duan me pasë një kryesues të vetin. Kuvendi ka funksionu në mënyrën më të mirë të mundshme deri tash, nuk ka arsye tjera, pos arsye politike.” – deklaroi ai.

Kujtojmë se Kuvendi Komunal në Rahovec ka 31 ulëse. Kjo komunë udhëhiqet nga Smajl Latifi i AAK-së.

Ofendoi dhe sulmoi një polic me çelësa, arrestohet një burrë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policiorë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte sulmuar policët pasi ishte gjobitur nga ta për kundërvajtje në trafik.

Më tej, thuhet se i dyshuari kishte goditur një polic me çelësa.

Raporti i plotë:

Në Prizren arrestohet një i dyshuar që sulmoi policët

Prizren, 06 Korrik 2023

Me date 06.07.2023 rreth orës 08:30, patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit, kanë ndaluar një person dhe ishte gjobitur për kundërvajtjen e kryer, në shenje pakënaqësie kishte ofenduar zyrtaret policore e me pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës. Ai , i dyshuari kishte goditur njërin nga zyrtaret policor me çelësa.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit.

Ne lidhje me rastin është informuar njësiti i hetimeve të cilët në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti “Sulm ndaj personit zyrtare” .

Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 ore. Rasti nen hetime.

Përfunduan intervenimet në tri shtigje të gjelbra në Prizren

0

UNDP-ja përmes projektit “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” ka përfunduar intervenimet në tri shtigje të gjelbra – në tri lokacione të ndryshme në Prizren.

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka thënë se janë vendosur konstruksione për mbajtjen e bimëve dhe janë mbjellë bimë të llojit “Hedera Helix”, të cilat së shpejti do të krijojnë kurora natyrale dhe hijezim në këto shtigje.


RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

 

Rama: Kam akoma shpresë se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, ndërkaq në një konferencë për media me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se ka shpresë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera.

Rama pas vizitës në Maqedoni të Veriut, sot do të jetë për vizitë edhe në Kosovë ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në agjendën e publikuar nga Rama, takimi me Kurtin është lënë “në pritje të konfirmimit”.

“Në Kosovë kur të shkoj unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama gjatë një konference në Maqedoni të Veriut. /Telegrafi/

Robert Gjeraj pensionohet nga futbolli në moshën 39-vjeçare

0

Futbollisti i njohur nga Kosova, Robert Gjeraj ka konfirmuar sot (e enjte) pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

Pas më shumë se 20 viteve futboll aktiv, lojtari i gjithanshëm prizrenas ka vendosur të varë ‘këpucët në gozhdë’ në moshën 39-vjeçare.

Ish-lojtari i shumë klubeve nga Kosova dhe i Përfaqësueses në sezonin e fundit luajti te klubi i vendlindjes, Liria, ku ishte njëri nga më meritorët në rikthimin e prizrenasve në Superligë.

Gjeraj njoftimin e pensionimit e ka bërë në profilin e tij privat në Facebook, ndërsa ka falënderuar të gjitha klubet ku ka luajtur nga Shkolla e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, Lirinë, Getoarin, Besën, Vëllaznimin, Trepçën 89?, Ballkanin dhe gjithashtu ekipin përfaqësues të Kosovës.

Postimi pa ndërhyrje i Robert Gjerajt

Të dashur miq,

Përmes këtij postimi dua t’iu njoftoj se nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. Nuk ishte aspak e lehtë ta marrë këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë. Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s’mund të përshkruajnë emocionet që kam sot. Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur.

Personalisht dhe me shumë sinqeritet dua t’i falënderojë të gjithë drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët e tifozët që më ndihmuan shumë gjatë këtij rrugëtimi tim shumëvjeçar. Falënderoj Shkollën e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, KF Lirinë, KF Getoari, KF Besa, KF Vëllaznimin, Trepçën 89?, Ballkanin dhe gjithashtu kombëtaren e Kosovës. Ishte kënaqësi të kontribuojë në klubet tuaja dhe për shtetin tim, teksa ju falënderojë për çdo gjë që keni bërë për mua. Poashtu dua t’i falënderojë edhe gazetarët dhe mediat Kosovare e Shqiptare  që më përcollën në çdo hap deri më sot, pasi pa ju nuk mund të isha ky që jam sot.

Ju faleminderit të gjithëve, i juaji, Robert Gjeraj!

/Telegrafi/

Komuna e Rahovecit formon Shtabin Komunal për korrje-shirje për vitin 2023

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për caktimin e Shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2023.

Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë përcjelljen e korrje-shirjeve në terren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj.

Pika tre e vendimit, obligon shtabin komunal që me kohë të njoftojë kryetarin e komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raporte kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.

 

Kryeziu: Refuzimi i Kurtit për ta takuar Ramën, refleksion i qasjes së një fëmije të hidhëruar

0

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, përkundër dallimeve dhe mosmarrëveshjeve që mund të ekzistojnë mes tyre, do të ishte një rast i humbur për të diskutuar dhe gjetur politika e interesa për bashkëpunim mes dy shteteve.

“Refuzimi për të takuar një homolog nga një vend fqinj është i pazakontë në diplomaci, për më tepër, përpara se të shihet si veprim politik dhe diplomatik, do të ishte refleksion i qasjes së një fëmije të hidhëruar”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.