5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1541

Sulmohet seksualisht një vajzë në Prizren

0

Një vajzë në Prizren ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person.

Policia rastin e ka cilësuar si sulm seksual, derisa në raport thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 06.07.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se  është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Arrestohet një person në Prizren për fajde dhe kanosje

0

Është arrestuar një person në Prizren, për shkak të dyshimit për fajde dhe kanosje.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat e lartcekura.Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.


RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Sot bëhet përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren

0
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, përuron lokalitetin arkeologjik “Programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor”.

Përurimi bëhet në sheshin “Lidhja e Prizrenit” në orën 18:00, raporton Klan Kosova.

Pas shumë vitesh nga zbulimi, lokaliteti arkeologjik është konservuar dhe integruar në hapësirën publike të Sheshit të Lidhjes, dhe po hapet për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit.

Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në kuadër të përurimit do të zhvillohet edhe aktiviteti “Arkeologët e vegjël – vizatojmë të kaluarën”, cili u mundëson fëmijëve të grupmoshave 10-15 vjeç të përdorin imagjinatën dhe aftësitë artistike për të sjellë në jetë një gjetje arkeologjike përmes vizatimit.

Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

Arjan Çani: Rama po lobon të shpallet Kurti non grata

0

Marrëdhëniet Kurti-Rama duket se janë krisur, fakt që u konfirmua nga refuzimi i kryeministrit, Albin Kurti, për të takuar kryeministrin Rama, i cili shkoi dje në Prishtinë në kuadër të turit që po zhvillon në pesë vende ë Ballkanit.

Në lidhje me këtë gazetari Arian Çani tha në Euronews Albania se kryeministri Rama po lobon shumë që Albin Kurti të shpallet “non grata”. Ai tha se Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe po bën sikur do ta takojë Kurtin në mënyrë që ta nxjerrë atë si kryeneç e kokëfortë para syve të ndërkombëtarëve.

“Kurti e di shumë mirë se në takim me Ramën, do i uleshin pikë në sondazh. Nga ana e Ramës, rama bën sikur do ta takojë, Rama nuk do ta takojë Kurtin , Rama do ta nxjerrë Kurtin kryeneç, kokëfortë në sytë e ndërkombëtarëve. Sot ndërkombëtarët thonë, ky Kurti mirë që na kundërshton ne po po kundërshton edhe shqiptarin. Ramës i intereson kjo gjë. Madje kanë dalë fjalë se Rama ka kohë që po lobon, pasi Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe jo vetëm që Kurti të shpallet “non grata”. kjo ëhstë luftë e tij. Ka indicie që po lobohet fort në këtë drejtim”, tha Arian Çani.

Kujtojmë se Kurti dy ditë më parë tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama.

Ai tha se “për shkak të anulimit të paarsyeshëm të kësaj mbledhjeje po dëmtohen qytetarët e të dyja vendeve duke mos përfituar nga 13 marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruheshin gjatë saj”.

Kryeministri Rama tha dje para nisjes së vizitës në rajon se ka nënshkruar këto marrëveshje dhe i ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës, duke theksuar se me nënshkrimin e Kosovës ato hyjnë menjëherë në fuqi. Ai shfaqi shpresën se kryeministri Kurti pas këtij veprimi do të konfirmojë takimin dypalësh.

Zyra e kryeministrit Kurti njoftoi të enjten mbrëma se marrëveshjet, të cilat mbulojnë siç thuhet bashkëpunimin në siguri, drejtësi, arsim dhe kulturë, janë nënshkruar edhe nga ministrat e qeverisë së Kosovës./albeu.com/

Shpallje nga Melisa Beqaj

Melisa Beqaj e shpall të humbura dëftesën e vitit të parë dhe dytë të shkolles “Loyola Gymnasium” në Prizren.

Sot mot me vranësira dhe intervale me diell

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

 

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkurë”, shkruan IHK.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje.

Pas datës 8 korrik, sipas parashikimeve numerike, shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

BQK: Remitancat arritën vlerën në 1.22 miliardë euro

0

Diaspora e Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitancat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1.22 miliardë euro, me rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.

 

“Rritja e ngadalësuar e remitancave gjatë vitit 2022 mund t’i atribuohet deri në një masë, përkeqësimit potencial të pozicionit financiar të diasporës kosovare, si  pasojë e rritjes së kostos së jetesës me rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, rritjes së normave të interesit e për pasojë shtrenjtimit të borxhit, dhe dobësimit të kërkesës së përgjithshme në eurozonë”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar”, të BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti, duke qenë se shumica e remitancave vijnë nga vendet e eurozonës, e që janë mbi 60.2 përqind, pasiguritë rreth dinamikave makroekonomike në vitin ë rrisin pasiguritë për këto  të hyra  të rëndësishme për ekonominë e vendit (13.7  përqind e BPV-së), duke vështirësuar tutje pozicionin e ekonomive familjare në vend, me efekte potenciale  indirekte në dinamikat e rrezikut kreditor.

Po ashtu për vitin 2023, sipas BQK-së, rreziqet kryesore për stabilitetin financiar në nivel global vazhdojnë të mbesin tensionet e rritura gjeopolitike, ritmi i ngadalshëm i rënies së inflacionit (inflacioni bazë mbetet i lartë), dhe për pasojë, vazhdimi i shtrëngimit të  politikave  monetare  përmes rritjes së normave të interesit – dinamikë që rrezikon të mbaj eurozonën, vendet e rajonit dhe Kosovën në  një  ambient  me  aktivitet  të dobësuar ekonomik.

“Për vitin 2023, presionet inflacioniste si dhe pasiguritë rreth aktivitetit ekonomik pritet të kenë ndikim në rënien potenciale të kërkesës për kredi dhe shkallën  e  përgjithshme  të ndërmjetësimit financiar”, thuhet në raport.

Ballkani transferon Vesel Limajn nga kampionati rumun

0

Vesel Limaj nuk është më pjesë e skuadrës rumune Hermannstadt. Ai tashmë është futbollist i Ballkanit të Suharekës.

 

Ka qenë klubi rumun që e ka konfirmuar lëvizjen.

“Faleminderit Vesel Limaj! Mesfushori është shitur sot te KF Ballkani, kampion i Kosovës. Suksese në karrierë”, ka shkruar klubi rumun në llogarinë e vet në rrjetin social Facebook.

Limaj iu bashkua Hermannstadtit në vitin 2023, me të cilin klub bëri pesëmbëdhjetë paraqitje duke realizuar edhe një gol. Futbollisti nga Banja e Malishevës po me pasaportë gjermane paraprakisht ka luajtur me Tiranën, Kukësin e e Bylisin në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Vodhën pesë mijë euro para disa muajsh në Mamushë, policia arreston tre persona

0

Tre persona të dyshuar për vjedhjen e 5 mijë eurove, në muajin shkurt në Mamushë janë identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për C.M., A.M. dhe G.M., të cilët janë zbuluar pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga policia dhe si rezultat është lokalizuar vendndodhja e tyre, ku edhe janë kapur.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me veprën për të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

Osmani deklarohet pas takimit me Edi Ramën

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanii, ka shkruar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Prishtinë.

Ajo ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për  proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit

”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, ka shkruar Osmani.

Po ashtu është folur edhe për raportet në mes dy shteteve.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“, ka thënë ajo.

Nuk dihet nëse do të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës. /Gazeta Express