2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1557

Osmani: Jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e Kosovës për paqe

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, është në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike.

 

“Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatovi? për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu po merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po në Podgoricë të Malit të Zi.

Ajo i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, arantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Në kuadër të dashurisë”, publikohen pamjet e rralla të Luizit dhe Oltës gjatë xhirimeve të filmit

0

Publikohen pamjet e rralla të Luizit dhe Oltës gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ditën e sotme janë publikuar disa foto të Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar. Nuk është hera e parë që janë publikuar foto nga xhirimet, pasi disa ditë më parë fansat i kanë fotografuar aktorët duke xhiruar në natyrë.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë publikuar fotot zyrtare të çiftit protagonist, teksa jemi në pritje të zbulimit të detajeve dhe personazheve të tjerë.

 

Myftiu Tërnava ua uron besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin

0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajrami, në fjalimin e tij ka thënë se kjo festë gjithmonë ka përçuar formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin.

Kreu i BIK-ut, ka uruar besimtarët për festën e madhe të Kurban Bajramit, duke u lutur për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni.

“Festa e Kurban Bajramit te ne vazhdimisht ka përçuar në formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin, vlera këto që shoqërisë i japin kuptim dhe këtë na e kërkon edhe Krijuesi ynë”.

Sipas tij, kjo festë e ka domethënien e “paqes, drejtësisë, unitetit dhe mirëkuptimit”.

“Lutemi që mesazhet dhe porositë që i bartë kjo festë të kuptohen drejtë nga të gjithë; lutemi po ashtu që bota të ketë sa më pakë konflikte, ngatërresa, luftëra e çrregullime. Festa e Kurban Bajramit ka edhe domethënien e paqes, drejtësisë, unitetit e mirëkuptimit”.

“Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja”.

Ai tutje ka folur edhe për hanxhinjtë të cilët gjenden në Arafat.

“Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, gjinie, etnie, gjuhe e origjine, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë”.

Festa e Kurban Bajramit është e dyta pas Fitër Bajramit, e cila shënohet rreth dy muaj më herët.

Ato konsiderohen ndër festat më të rëndësishme në besimin islam.

Prizren, 7 aktakuza kundër shtatë 7 personave

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur
pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave,për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Autobusi nga Kosova godet për vdekje biçiklistin në “Rrugën e Kombit”

0

Një autobus nga Kosova është përfshirë në një aksident trafiku në “Rrugën e Kombit”.

Si pasojë një 72 vjeçar me inicialet N.P është goditur për vdekje derisa po lëvizte me biçikletë, në aksin Morinë-Durrës.

Shoferi i autobusit, me inicialet E.R është shoqëruar për në stacionin policor, raporton Klantv 

“Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Cristiano Ronaldo bie përsëri pre e kritikave të fansave për shkak të thonjve të lyer

0

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer përsëri vëmendjen e përdoruesve në mediat sociale, veç se jo me ndonjë shënim goli, por me krejt diçka tjetër.

Ronaldo, i cili aktualisht është duke luajtur për ekipin arab Al Nassr, ka publikuar disa imazhe në një udhëtim jahti, derisa shihej duke e shijuar goxha shumë rehatinë e tij.

Në fotografitë e ndara me afro 600 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo si përherë, ka treguar trupin e tij të formësuar, dhe jo vetëm.

Detaj që u vu re në mënyrë masive nga fansat e Ronaldos, ishin thonjtë e tij të këmbës, të lyer me ngjyrë të zezë.

Ani pse, ai nuk është se po ekspozohet për herë të parë me thonjtë e tij të lyer, përsëri breshëritë e komenteve kritikuese filluan të pushtonin postimin e ikonës së futbollit.

“Hej, pse i lyen thonjtë o vëlla?”, pyeti një fans i intriguar nga detaji, derisa një tjetër fanse shkroi – “Thonjtë e lyer, o fisniku im?”.

Një tjetër u shpreh – “Legjendë futbolli me thonjë të ngjyrosur? Nuk ka shanse”, shtoi një tjetër ndjekës.

Por, pse i lyejnë atletët thonjtë e këmbës?

Sipas një burimi përmes gazetës gjermane Bild, atletët lyejnë thonjtë e tyre ose i mbulojnë me një shtresë mbrojtëse për të mbrojtur thonjtë e tyre nga kërpudhat dhe bakteret.

“Shumë atletë të mirë e bëjnë këtë për të mbrojtur thonjtë e tyre nga kërpudhat dhe bakteret kur janë të ngecur në këpucë të djersitura për orë të tëra”, kishte thënë një dermatolog për Bild.

Pirlo merr drejtimin e klubit italian

0

Andrea Pirlo i rikthehet punës së trajnerit pas një pauze të shkurtër.

Ish-mesfushori italian, do ta vazhdojë aventurën në Itali, derisa mediat raportojnë se së shpejti do ta marrë detyrën e trajnerit të klubi i Sapdoria-s.

44-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Sampdoria-s. Skuadra e njohur italiane, dështoi totalisht në sezonin e fundit dhe u rrëzua në Serie B dhe objektivi i Pirlo-s është ta rikthejë mes më të mirëve.

“Sky Sport” shkruan se pas tri takimeve mes tij dhe presidentit Radrizzani, u arrit akordi final.

Pirlo do të firmosë një kontratë dyvjeçare me klubin nga Genoa, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Pirlo e nisi karrierën si trajneri i Juventusit. Me bardhezinjtë fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Ndërkohë, sezonin e fundit e kaloi në Superligën turke te skuadra e Karagumuruk, të cilën e drejtoi deri para një muaji.Albanian Post 

Totaj për nismën e re buxhetore të komunës: Do të financohen projektet e votuara nga qyetarët

0

Është përmbyllur cikli i nismës së re të Komunës së Prizrenit të buxhetimit me pjesëmarrje ku qytetarët kanë propozuar ide dhe kanë votuar për projektin më të mirë për vendbanimin e tyre.

I fundit aktivitet u zhvillua të hënën pasdite në Reçan, fshat i banuar me boshnjak ku banorët votuan për projektin “Sanimi i stadiumit në fshatin Reçan”.

“Reçani votoi sot! Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorët e këtij fshati, votuan për projektin “Sanimi i stadiumit në fshatin Reçan”. Ky projekt, që u propozua nga vet banorët, do të financohet nga Komuna e Prizrenit. Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë! Urime!” ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Kjo nismë u realizua për herë të parë nga Komuna e Prizrenit me përkrahjen e USAID Kontrata Sociale.

Këtë vit janë përzgjedhur tre vendbanime Zhuri, lagjia Kurillë dhe Reçani ku Komuna e Prizrenit është zotuar t’i mbështesë financiarisht deri në 300 mijë euro

Deputeti i VV-së: Policia e Kosovës do ta menaxhonte më mirë sesa KFOR-i situatën në veri

0

Në protestatë e dhunshme të serbëve në veri për t’i kundërshtuar kryetarët e sapozgjedhur, sipas Arbër Rexhaj situatën më mirë do ta menaxhonte Njësia Speciale e Kosovës, më mirë sesa KFOR-i.

“Nuk është vetëm mendim i imi, por edhe i partive tjera që e kemi diskutuar në Komision, atë ditë KFOR-i e ka pësuar, situatën më mirë do ta menxahonte Njësia jonë Speciale, dhe s’do të ndodhte ajo e cila ndodhi me KFOR-in. Sado që mund të tingëlloj arrogante, është faktike dhe reale, sepse Policia e Kosovës ka qenë shumë e gatshme ta menaxhoj atë protestë më mirë. Mirë që ndërhyri KFOR-i.”, tha Rexhaj në Prime Time.

Teksa ka folur për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, Rexhaj e ka quajtur puç ndaj institucioneve të Kosovës, dorëheqjet e serbëve nga Policia, Gjykatat e komuat.

“Aty pati një puç ndaj Republikës së Kosovës. Pra, Policia, gjyqësia me një klik të Vuçiqit ra përtoke. Çka do të duhej të bënte qeveria e Kosovës. Ta pranonin atë, t’i lusnin të riktheheshin, apo të vazhdonin rrugën e cila është ligjore. Ta hapnim konkursin për policë, gjë që e bëm dhe së shpejti do të hapen konkurset për pozicionet tjera.”, u shpreh tutje ai./Gazeta10.

Deputeti Rexhaj komenton letrën e senatorëve drejtuar Biden

0

Letrën e tetë senatorëve amerikanë drejtuar presidentit të SHBA-së Joe Biden, deputeti i VV-së Arbër Rexhaj e ka cilësuar të padrejtë.

Ai tha se veprimet e institucioneve të Kosovës karshi situatës së krijuar në veri pas zgjedhjeve të mbajtura, nuk ishin jo-institucionale.

“Ne kemi të drejtën të mendojmë e të veprojmë me kokën tonë.”, tha ai.Rexhaj thotë se përfshirja e Kosovës e Serbisë në letrën e senatorëve si palë destruktive, paraqetë një të padrejtë tjetër.

“Pavarësisht që Kosova, qytetarët, institucionet e pavarësia është fryt i drejtëpërdrejt i SHBA-së. Edhe sot opozita e patë një qasje të tillë, pse gjuha jonë tingëllon në këtë formë, e në fakt është kritike. Ne kemi të drejtën të mendojmë e të veprojmë me kokën tonë. Në kuptimin e jo shmangjes së përgjegjësive që na takojnë neve si Qeveri e si instotucione.”, u shpreh Rexhaj tutje në Prime Time.