Cristiano Ronaldo bie përsëri pre e kritikave të fansave për shkak të thonjve të lyer

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer përsëri vëmendjen e përdoruesve në mediat sociale, veç se jo me ndonjë shënim goli, por me krejt diçka tjetër.

Ronaldo, i cili aktualisht është duke luajtur për ekipin arab Al Nassr, ka publikuar disa imazhe në një udhëtim jahti, derisa shihej duke e shijuar goxha shumë rehatinë e tij.

Në fotografitë e ndara me afro 600 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo si përherë, ka treguar trupin e tij të formësuar, dhe jo vetëm.

Detaj që u vu re në mënyrë masive nga fansat e Ronaldos, ishin thonjtë e tij të këmbës, të lyer me ngjyrë të zezë.

Ani pse, ai nuk është se po ekspozohet për herë të parë me thonjtë e tij të lyer, përsëri breshëritë e komenteve kritikuese filluan të pushtonin postimin e ikonës së futbollit.

“Hej, pse i lyen thonjtë o vëlla?”, pyeti një fans i intriguar nga detaji, derisa një tjetër fanse shkroi – “Thonjtë e lyer, o fisniku im?”.

Një tjetër u shpreh – “Legjendë futbolli me thonjë të ngjyrosur? Nuk ka shanse”, shtoi një tjetër ndjekës.

Por, pse i lyejnë atletët thonjtë e këmbës?

Sipas një burimi përmes gazetës gjermane Bild, atletët lyejnë thonjtë e tyre ose i mbulojnë me një shtresë mbrojtëse për të mbrojtur thonjtë e tyre nga kërpudhat dhe bakteret.

“Shumë atletë të mirë e bëjnë këtë për të mbrojtur thonjtë e tyre nga kërpudhat dhe bakteret kur janë të ngecur në këpucë të djersitura për orë të tëra”, kishte thënë një dermatolog për Bild.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit