8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1564

Shpërdorim detyre, akuza e SPAK për Safet Gjicin

0

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Kjo, pas publikimit të videos ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.

SPAK thekson se pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale mund të ndryshojë.

Si fillim pika kyçe e çështjes është dëshmia e vajzës, e cila është identifikuar nga Prokuroria e Posaçme.

Gjithashtu hetime po kryhen edhe për rrethanat në të cilin është kryer filmimi, për qëllimin dhe për arsyet e publikimit të videos intime.

Videoja ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën “WhatsApp”.

Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.

Akuza kryesore që mund të ngrihet ndaj Gjicit ndërkaq, mund të të jetë ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.

Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme.

Reagimet

Këshilli i Ministrave shkarkoi me vendim të menjëhershëm Gjicin pas publikimit të videos erotike në media.

“Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kukësit”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Më herët, kryetari i Bashkisë Kukës paraqiti dorëheqjen në median sociale “Facebook”, bashkëngjitur një ndjese publike.

“Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.

Kështu shkruan Gjici në postimin e tij në median sociale “Facebook”.

Prej fillimit të postimit, ai ka kërkuar ndjesë të thellë ndaj publikut dhe gjithkujt që e ka parë materialin, të cilin e ka etiketuar si “të shëmtuar”.

Mirëpo, njëkohësisht, e ka quajtur të gjithën një kurth nga kundërshtarët.

“Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve”. Albanian Post

Prizren, 6 aktakuza kundër 7 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

0

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave

Ushtron dhunë ndaj gruas në gjendje të dehur, arrestohet burri nga Rahoveci

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Rahovec pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas në gjendje të dehur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

“Rahovec 21.06.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte qenë në ndikim të alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje”.

Policia shqipton 17 gjoba për gara ilegale të shpejtësisë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në Prizren.

Kjo ka ndodhur pasi që më datë 21 qershor, gjatë patrullimit të Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren afër rreth rrotullimit të autostradës në dalje Prizren-Veri, policia ka hasur një numër të automjeteve.

Disa nga këto automjete kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme, kështu që ekipi policor ka shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit.

Ndërkohë që nga vendi i ngjarjes ekipi policor e ka njoftuar Stacionin Policor në Prizren në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Policia vlerëson këtë koordinim të stacioneve policore dhe konsideron se kjo është një dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

‘’Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitete të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim’’ – thuhet në njoftimin e policisë.

Quni pyet Kurtin: Pse hyn në beteja me qëllim për t’i humbur?

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur për situatën në veri të Kosovës, konkretisht kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

Quni gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se akti i kidnapimit/arrestimit të zyrtarëve policorë është akt agresioni.

Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar aq shumë debate, analiza dhe diskutime në opinion sa që policët e kidnapuar janë shpallur dhe tradhtarë.

“Arrestimi i tre zyrtareve të policisë nga njësiti për kontrollin e kufirit ishte akt agresioni nga Serbia dhe normalisht që ka shkaktuar debate të ndryshme. Debate, analiza dhe diskutime ku në disa raste shkohet aq larg, sa që në diskutime ata linçohen dhe shpallen tradhtarë. Nga cilësimet e tilla jo vetëm që fajësimet janë në adresë të gabuar, por shfajësohen përgjegjësit duke i linçuar të pafajshëm, siç janë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Sheha”, tha deputeti i LDK-së.

Po ashtu Quni shtroi një çështje duke pyetur se si është e mundur që Qeveria e Kosovës duke e ditur tensionimin e situatës në atë zonë nuk e ka ndryshuar rutinën ditore të patrullës policore në kufijtë Kosovë-Serbi.

“Njësitet kufitare veprojnë në grupe të vogla, janë të armatosur lehtë, me mjete të rëndomta transporti, etj. Janë të ridizajnuar për të ndaluar kontrabandimin me mallra dhe njerëz. Për këto veprime supozohet që policët të jenë me shëndet të mirë dhe të përgatitur. Policët kufitar mund të përballen me grupe të vogla kriminale, por assesi me ushtarakë dhe forca elitare.

Si është e mundur që me një situatë me rrezikshmëri të lartë, me tensione, rezistencën e një pjese të komunitetit serb, dhunën e grupeve kriminale, prezencën e ushtrisë në kufi të veprohet me të njëjtat rutina ditore, me të njëjtit zyrtarë e të njëjtat mjete? “, pyeti ai.

Gjithashtu deputeti i LDK-së pyeti se nëse e ka ditur apo jo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë situatë.

“A e ka ditur kryeministri këtë situatë? Ai ishte i njoftuar nga Sveçla për këtë gjendje? E, nëse e ka dit përgjegjësia bie mbi kryeministrinë. Dhe kjo d.m.th që kryeministri i ka viktimizuar. Dhe shtrohet pyetja: për cilat qëllime politike e ka bërë? E, nëse kryeministri nuk ka pas njohuri, atëherë duhet të kërkojë llogari nga ministri i MBP-së dhe zinxhiri komandues”, potencoi ai.

Quni po ashtu theksoi se kryeministri Kurti iu ka borxh një shpjegim, policëve të arrestuar, familjarëve të tyre, partnerëve ndërkombëtarë, por edhe deputetëve.

Publikohen foto +18 të Gresa Hotit

0

Gresa Hoti është modelja e cila u bë akoma më e njohur pas pjesëmarrjes në Big Brother.

Ajo brenda shtëpisë krijoi një lidhje dashurie me Andin.

Së fundmi jane zbuluar foto në të cilën shihet nudo.

Borrell i thërret në takim urgjent Kurtin e Vuçiqin: Kemi nevojë për shtensionim të menjëhershëm

0

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thirru në një takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka njoftuar se situata në veri ka nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja.

I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell.

Ai nuk ka treguar nëse takimi do të jetë trilateral, apo liderët e Kosovës dhe Serbisë do ti takon veçmas.

Deri me tani Kosova dhe Serbia kanë tregua gatishmëri për të shkruar në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot do të udhëtojë për në Bruksel.

Kurti ka njoftuar se është thirrur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku pritet të mbahet një takim mes Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim do të insistojë në lirimin urgjent dhe pa kusht të tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.” – ka shkruar Kurti në Tëitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të shkojë në Bruksel për takim me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell por nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se më të nuk ka se çka të bisedojë.

“Nuk ka çfarë të diskutohet me të.” – ka thënë ai.

Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borrellin një orë, dy deri në dhjetë, me Kurtin nuk kam se çfarë të flas.” – ka thënë ai

90-vjeçarja italiane i nënshtrohet provimit të maturës

0

Të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme në Itali i janë nënshtruar pjesës së parë të provimit të maturës, por në mësim e tyre në shkollën San Francesco di Sales në qytetin Citta di Castello, afër Perugias, ishte edhe një 90-vjeçare.

Imelda Starnini, që festoi ditëlindjen e 90-të më 3 shkurt të këtij viti, iu nënshtrua testimit me shkrim për të marrë një diplomë pedagogjike e cila, të paktën teorikisht, e kualifikon atë për të qenë mësuese e shkollës fillore.

“Nuk arrin asgjë në jetë pa sakrifica dhe, në moshën time, vendosa ta vë veten në provë dhe të përballem me këtë provim”, tha Starnini, raportoi ANSA.

Ajo tha se gjithmonë kishte dashur të merrte diplomën por që për arsye të ndryshme nuk kishte mundur të merrte asnjëherë.

“Është një qëllim që e kam pasur gjithmonë, por për arsye të ndryshme në lidhje me familjen dhe punën, më është larguar. Tani jam këtu për të nisur këtë seri testesh, falë ndihmës së familjes sime, që shpresoj të më çojë në marrjen e diplomës”, tha ajo.

90-vjeçarja nuk u ndiente e bezdisur që rrethohej nga persona shumë herë më të rinj se ajo në moshë, përkundrazi iu uroi suksese të gjithëve.

“Studimi, dija dhe dëshira për të mësuar janë pa moshë dhe unë jam provë për këtë”, tha ajo.

Sot përkujtohet poeti Xhevdet Bajraj

0

Sot në Rahovec përkujtohet një vjetori i vdekjes së poetit të shquar kosovar, Xhevdet Bajraj.

Ai ishte autor i më shumë se 25 vëllimeve poetike, të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë si anglisht, gjermanisht, spanjollisht, serbisht, sllovenisht, hungarisht, turqisht dhe polonisht.

Në këtë aktivitet promovohet edhe libri i tij i fundit i lënë në dorëshkrim “Angelus Novus” i botuar nga klubi letrar “De Rada”.

Gashi: Në momentin e kidnapimit, policët e Kosovës ishin duke drekuar me ata serbë

0

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Milazim Gashi, ka thënë se ka informacione të sakta, se të tre policët e kidnapuar nga Serbia, ishin duke drekuar me policët serbë.

Ai tha se në momentin e kidnapimit të policëve, armët kanë qenë në një pozicion tjetër, teksa shtoi se ata “çdo herë kanë drekuar dhe i kanë ndarë idetë e veta.

“Ne kemi informacione të sakta se si ka ndodhur problemi, për shkak se policët e arrestuar në kufirin e Kosovës, armët i kanë lënë me një pozicion tjetër dhe ata kanë drekuar çdo herë me policët serbë në kufi me Serbi. Çdo herë kanë drekuar, ata kanë ndarë idetë e veta dhe kanë ndenj me vete”.

“Të gjithë policët që janë nëpër brezin kufitar e dinë këtë punë. Çdo polic që gjendet në brezin kufitar e dinë shumë mirë se si funksionojnë me policët e shteteve fqinje për shkak se në Kosovë, në aspektin me Serbinë funksionon sistemi i IBM-it në aspektin kufitar”, ka thënë Gashi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se policët e Kosovës kanë rënë viktimë e mos ngritjes së shkalles së sigurisë, pasi sipas tij, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Armët kanë qenë në një pozicion tjetër dhe ata kanë qenë duke e prerë nga një patlixhan. Ky rast na ka ndodhur edhe para 10-12 viteve, është i njëjti pozicion. Serbia ka ditë të taktizojë elementit e dobësisë së Policisë së Kosovës në brezin kufitar”.

“Ministri i Punëve të Brendshme është dashur ta ngritë shkallën alarmante që Policia e Kosovës, ato komunikime ditore që i ka me policët kufitar, është dashur ta ketë një paralajmërim se ata mund të bien viktimë e një kurthe politike”, tha Gashi,