Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë.
Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin mes 28-32 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin mes 28-32 gradë Celsius.
Martesa e Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka pasur më shumë kthesa se një telenovelë amerikano-jugore.
Futbollisti, 30 vjeç dhe agjentja e tij, 36-vjeçare, janë në dukje më të lumtur se kurrë, por kanë qenë disa vite të trazuara.
Ata u duk sikur kishin përfunduar krah njëri-tjetrit, kur bukuroshja bionde njoftoi ndarjen e tyre në dhjetor, pas një pushimi në Maldive, shkruan The Sun.

Dyshja filluan të takoheshin edhe me njerëz të tjerë, Wanda që lidhej me një reper dhe Mauro duke u shoqëruar me një aktore mahnitëse turke.
Por marrëdhënia e tyre tani është më e fortë se kurrë, Wanda madje tregoi një unazë të re rubini dhe diamanti dhe sulmuesi argjentinas është mbështetur tek ajo për një puthje.
Para se të bashkohej me Mauro, Wanda ishte e martuar me ish-yllin e Sampdorias, Maxi Lopez.
Icardi mbërriti në klubin e Serisë A në vitin 2011, ku u mirëprit ngrohtësisht nga bashkëkombësi i tij dhe gruaja e tij.
Ata shkuan në pushime familjare dhe krijuan një miqësi të fortë, megjithatë në vitin 2013 martesa e Lopez dhe Wanda u shaktërrua.
Menjëherë pas kësaj, Icardi dhe Wanda ishin një artikull, me thashethemet që pretendonin se ata kishin një lidhje pas shpinës së Lopez.
Por Mauro e mohoi akuzën: “Isha një mik i çiftit, një i njohur dhe gjithçka ishte shumë normale”.
“Pas kësaj, Wanda u nda dhe ne mbajtëm kontakte, dhe thjesht ndodhi”, tha futbollisti.
“Pas divorcit, unë isha kthyer për të jetuar në Argjentinë dhe tashmë i kisha regjistruar fëmijët për vitin e ri shkollor”, tha Wanda në anën tjetër.
“Më duhej të kthehesha në Milano për të finalizuar disa dokumente dhe ai më ofroi të më huazonte makinën e tij, duke më lënë edhe çelësat e shtëpisë së tij. Ai më pyeti nëse doja të haja darkë me të, por frigoriferi ishte bosh. Unë hodha disa makarona dhe pjesa tjetër ndodhi në mënyrë spontane”, deklaroi bukuroshja.

Një tërheqje fizike qartë i bashkoi dyshen e njohur. Pasi u ankua se ishte uritur seksualisht nga Lopez gjatë martesës së tyre, Wanda është shprehur shumë e hapur për jetën e saj të dashurisë me Icardin.
Ajo u mburr me aftësinë e saj mes çarçafëve në vitin 2021 me një mesazh për Ditën e Shën Valentinit se si i pëlqen të kujdeset për burrin e saj.
“Shën Valentini është… duke gatuar për dashurinë tuaj çdo ditë, duke e pritur atë me sanduiçin më të mirë të biftekut të përgatitur nga unë në orën 3 të mëngjesit pas një ndeshjeje… ose thjesht zbret në kuzhinë në orët e para dhe përgatit sanduiçët më të mirë në bota me pulë dhe avokado…duke bërë ëmbëlsirat tuaja të preferuara pasdite…dhe duke qenë më të mirët në shtrat”, shkroi Wanda.
Ish-mbrojtësi i Italisë, Daniele Adani, gjithashtu përhapi një thashetheme që kishte dëgjuar se Icardi dhe Nara bëjnë seks deri në 12 herë në ditë në kanalin Twitch të Christian Vierit.
Në rrjetet sociale ata postojnë shpesh foto të nxehta dhe intime së bashku
Në vitin 2021, dyshja u shkëputën kur u përfol për një pabesi të supozuar në martesën e tyre.
Më pas ajo e hoqi ndjekjen e Icardit në Twitter, përpara se të pranonte se ishte ndarë nga ai për shkak të një stuhie mashtrimi.
Mesazhi i Wandës “Jam ndarë” u bë viral pasi u nda nga gazetarja e showbizit argjentinas Ker Weinstein, e cila thuhet se është ‘afër’ me të.
Wanda gjithashtu u shfaq për të konfirmuar se fajëson aktoren Maria Eugenia Suarez për përpjekjen për të rrëmbyer Icardin prej saj, me të dy që dyshohet se i dërguan mesazhe njëri-tjetrit.
Suarez është identifikuar gjerësisht si “pala e tretë në mosmarrëveshje” në mediat argjentinase, por vetë modelja i mohon këto pretendime duke thënë: “Nuk e kam idenë se nga ka ardhur e gjithë kjo. Kushdo qoftë. Unë as nuk i njoh. Unë vetë sapo jam ndarë”.
Vitin e kaluar, dyshja njoftuan një ndarje (ajo që dukej se ishte) përfundimtare.
Një vit më parë përpjekja për të rregulluar mosmarrëveshjet e tyre, duke përfshirë një pushim luksoz në Maldive, nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar martesën e tyre.
Në tetor, Wanda u pa duke u bërë shumë intime me yllin e pop-it, L-Gante , gjithashtu nga Argjentina në një videoklip.
Publikimi u bë pasi ajo u pa duke u puthur me reperin në një pistë bowling, duke ndezur thashethemet se ata ishin bashkë.
Vetë Mauro ishte i prirur të vazhdonte më tej. I huazuar në Galatasaray, ai u takua me aktoren mahnitëse turke Devrim Ozkan dhe besohet se ata kishin filluar të takoheshin.
Ajo është parë në disa ndeshje të Galatasarayt, ndërsa ka pozuar edhe një foto me ish- mesfushorin e Arsenalit , Lucas Torreira në një dalje nate.
Postimi i fundit i Wandas në Instagram sugjeron që shkëndija është kthyer, nëse është fikur ndonjëherë.
Duke festuar bashkimin e tyre, ajo mund të shihet duke treguar një unazë krejt të re në gishtin e saj të martesës.
E veshur me një bluzë të zezë me një gjerdan floriri rreth qafës, modelja e mrekullueshme mban një unazë të madhe rubin dhe diamanti teksa partneri i saj shkon për një puthje.
Koha do të tregojë nëse kjo unazë ‘premtimi’ i mban ata të bashkuar përgjithmonë. /Telegrafi/
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 67 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.
38 aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.
Ndryshe nga ajo e Mitrovicës, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Liria është bërë me trajner të ri.
Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka angazhuar trajnerin Nedim Yigit, i cili më herët ishte ndihmës i trajnerit të njohur turk, Fatih Terim tek Kombëtarja turke.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese atij në rrugëtimin e përbashkët, shkruan “Gazeta Express”.“Ai, tashmë zyrtarisht do të jetë kryetrajner i Lirisë.Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menaxher i Lirisë.
Vetë trajneri Ygit, është shprehur i kënaqur që mori drejtimin e skuadrës. ” Do të bëjmë punë të mira. Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojmë në nivele të larta”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës.
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani tashmë ka mësuar kundërshtarin e radhës në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Suhareka nëse e kalon pengesën e parë kundër Ludogoretsin, atëherë në rrethin e dytë, do të ndeshet me fituesin e sfidës NK Olimpija Ljubljana – Valmeira FC, sfidë kjo që konsiderohet mjaft e vështirë për skuadrën e Ilir Dajës.
Ylli i popit koreano-jugor, këngëtari Choi Sung-bong është gjetur pa shenja jete, derisa ngjarja është cilësuar si “një vetëvrasje e dukshme”.
Artisti tanimë i ndjerë, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 33-vjeçe, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga policia në shtëpinë e tij në distriktin Yeoksam-dong të Seulit, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.
Sung-bong u bë i famshëm në edicionin e vitit 2011 të spektaklit “Korea’s Got Talent”, përpara se të nënshkruante një marrëveshje rekord me Bong Bong Company.
Një video klip i një performance të tij, i publikuar në platformën YouTube thuhet se mori vlerësime nga yje internacionale, siç është ikona e muzikës pop, Justin Bieber.
Lajmi për vdekjen e tij të papritur vjen dy vjet pasi mediat kishin raportuar për mashtrimin e artistit, i cili në mediat sociale kishte gënjyer se po vuante nga kanceri, duke iu kërkuar fansave të dhuronin para për trajtimin e tij.
Më vonë ai kërkoi falje dhe premtoi se do të kthente çdo para që kishte fituar nga kjo kauzë e rreme, por kurrë su bë e ditur nëse vërtetë Choi e kishte bërë këtë gjest.
Policia beson se ai vdiq nga vetëvrasja për shkak të një shënimi që postoi në kanalin e tij në YouTube një ditë para vdekjes së tij, në të cilin kërkonte falje për “gabimet e tij të pamenda”.
Përndryshe, Sungbong lindi në Seul dhe u braktis në një jetimore kur ishte tre vjeç. Ai iku nga jetimorja për t’i shpëtuar abuzimit fizik, mori një autobus për në Daejeon dhe filloi të jetonte në lagjet e dritave të kuqe.
Më vonë filloi të ndiqte hapat e tij të parë në muzikë, derisa me pjesëmarrjen në “Korea’s Got Talent” kishte rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, përfshirë CNN.Albanian Post
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se brenda këtij muaji pritet të miratohet projektligji i ri për skemat pensionale.
Ky projektligj do të miratohet duke u bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtoreve të larguar nga puna në vitet 1990.
“Aktgjykimin në fjalë e kemi pranuar edhe ne. Normalisht që kemi filluar punën për të adresuar shqetësimet dhe konstatimet. Koha ka qenë shumë e shkurtër, nuk është se ka pasur ndonjë konsultë nga Gjykata sa i përket mundësive kohore dhe buxhetore”.
“Ne e kemi shqyrtuar dhe jemi drejt finalizimit të draftit. Jemi duke e shqyrtuar edhe bashkë me departamentin e pensioneve. Bëhet fjalë për implikim të lartë buxhetor. Në njërën nga mbledhjet e Qeverisë do te miratohet si projektligj dhe pastaj është çështja e kapaciteteve zbatuese”, ka deklaruar ai.
Ministri gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka pohuar se gjatë këtij muaji plotësim/ndryshimi i Ligjit do të miratohet në Qeveri e pastaj do të sillet në Kuvend.
Por, kritikues ndaj Muratit u tregua deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj duke thënë se “i vjen mirë që Kushtetuesja e detyroi Qeverinë të bëjë ndryshimin në Ligjin për skemat pensionale”.
“Më vjen mirë që Kushtetuesja ju ka detyruar, pasi ju nuk keni pranuar propozimin tonë. Pse ministër keni qenë kaq të ngurtë dhe të pësojë kjo kategori dhe te mos përfshihen në skema sociale. Nuk guxojmë që çdo ligj ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese për një kokëfortësi nga Qeveria”.
“Ju e keni ditur që është diskriminues. Nuk guxojmë që vetëm Kushtetuesja te caktojë rregullat”, ka deklaruar Lekaj.
Nga ministri i Financave u tha se aktgjykimi është dërguar në Gjykatën Supreme.
“Amendamentin që keni propozuar nuk trajton kërkesat e Kushtetueses për të eliminuar të gjitha diskriminimet për të gjithë kategoritë”, ka pohuar ai.
Më 13 shtator, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në konferencë për media është shprehur se pensionet kontributdhënës duhet t’i gëzojnë të gjithë pensionistët.
Sipas tij, duhet të ndryshohet neni siç e quajti ai “diskriminues”, 8.2 i Ligjit për skemat pensionale.
Gazeta gjermane “Bild” i ka dërguar një thirrje SOS Jurgen Klopp për të shpëtuar shanset e kombëtares së tyre për të fituar Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në të cilin ata do të jenë pritës të turneut.
Me Hansi Flick nën presion pas dështimit të Kupës së Botës vitin e kaluar dhe vetëm tre fitore nga 11 ndeshjet e fundit, redaktori sportiv i “Bild” ka bërë thirrje që shoqata e futbollit të vendit të përpiqet të bindë trajnerin e Liverpool-it të marrë drejtimin.
Kjo pasoi një humbje 2-0 ndaj Kolumbisë të martën mbrëma në miqësoren e fundit të Gjermanisë përpara organizimit të Euro 2024. Ajo pasoi një humbje 1-0 ndaj Polonisë dhe një barazim 3-3 me Ukrainën në ndeshjet e tjera të tyre këtë muaj.
Flick, ish-trajneri i Bayern Munich-ut dhe ndihmësi i Joachim Low për kombëtaren, filloi punën në gusht 2021.
Pas një fillimi pozitiv në mandatin e tij, Gjermania u largua nga Kupa e Botës së Katarit pas fazës së grupeve për herë të dytë radhazi. Në total, Flick ka fituar 12 ndeshje, ka barazuar shtatë dhe humbur pesë nga 24 duelet e tij në krye të Gjermanisë.
“Bild”, megjithatë, e ka humbur durimin me 58-vjeçarin, me një editorial që thotë se është “krejtësisht e çuditshme ajo që po ndodh në kokën e Flick” dhe “nuk ka asnjë plan të dallueshëm”.
“Ai bën kryesisht të kundërtën e logjikës”, vazhdojnë ata, duke vënë në dukje nevojën e madhe për një numër “9” në sulm dhe një rikthim me një katërshe mbrojtëse.
“Eksperimente, eksperimente, eksperimente, që ne as nuk mund t’i përballojmë”, vazhdoi shkrimi.
Editoriali i “Bild” më pas i bën thirrje DFB-së që “të merret menjëherë me alternativat e trajnerëve kombëtarë, çdo gjë tjetër do të ishte neglizhencë”.
“Zgjidhja premium është Jurgen Klopp. Tashmë pas daljes në Katar ai u dëgjua, por më kot. Ai e ndjeu se ishte detyrë e tij të nxirrte Liverpool-in nga kriza! Por DFB duhet të luftojë për të me të gjitha forcat e saj”.
“Klopp tani e tutje do ta fuste Gjermaninë në euforinë e Euros”, thuhej më tej.
“Bild” përmend Oliver Glasner, i cili u largua nga Eintracht Frankfurt në fund të sezonit të kaluar, madje edhe Rudi Voller, drejtori aktual i ekipit kombëtar, si alternativa të tjera për Flick.
Pjesa përfundon: “Një gjë është e qartë: Edhe nëse DFB është e vështirë, ndryshimi i trajnerit nuk duhet të dështojë për shkak të parave. Bëhet fjalë për eurot tona! Një përrallë e re verore”.
Ndeshjet e tyre të radhës janë kundër Japonisë dhe Francës në shtator përpara një takimi me Shtetet e Bashkuara në tetor.
Klopp, 56 vjeç, vitin e kaluar ra dakord për një zgjatje të kontratës në “Anfield” deri në vitin 2026, që do të thotë se DFB do të duhet të paguajë për ta marrë atë.Albanian Post
Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, tha se forcat ukrainase në pjesën jugore të vendit po bëjnë gradualisht përparime, “me hapa të vegjël, por me shumë siguri”. Ajo shtoi se trupat ukrainase po e vazhdojnë kundërofensivën sipas planit.
“Ne po ecim përpara gradualisht … dhe ju mund të citoni edhe një alegori se ne po gërryejmë çdo metër tokë nga armiku”, tha Malyar, në një vlerësim të bërë më 20 qershor.
Ndërkohë, Malyar shkoi në platformën Telegram se ka edhe vende ku forcat ruse po përparojnë dhe trupat ukrainase janë në mbrojtje, si për shembull në qytetet lindore të Ukrainës, Kupyansk dhe Lyman.
Ajo shtoi se “njerëzit duan që të ndodhë si në një film … shumë shpejt”, por shtoi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
“Duhet ta kuptojmë se detyrat që i vendosen ushtrisë kryhen nga ata dhe lëvizja graduale po bëhet në të gjitha drejtimet ku filloi ofensiva. Por, natyrisht, goditja kryesore nuk ka ardhur ende”, tha ajo.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të përnatshëm se forcat ukrainase “në jug dhe në lindje po e shkatërrojnë në mënyrë aktive armikun, duke e pastruar fizikisht Ukrainën”.
Mbrojtja e Ukrainës po “shkatërron terroristët”, tha ai. “Dhe kjo është një garanci që shteti i së keqes nuk do të ketë kurrë mundësi ta sjellë të keqen në Ukrainë”.
Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrsky, tha në Telegram se trupat e tij po përparonin rreth qytetit lindor të Bahmutit, ndërsa po zmbrapsnin sulmet gjithnjë e më intensive ruse pranë Kupyanskut.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura raportoi më herët se ushtria ukrainase po e vazhdon ofensivën e saj në zonat e Melitopolit dhe Berdyanskut.
Në verilindje të Ukrainës, trupat ruse e bombarduan kufirin e rajonit Sumy 14 herë, njoftoi administrata ushtarake rajonale.
Disa vendbanime u vunë nën zjarr shkaku i 109 shpërthimeve të regjistruara, thuhet në një përmbledhje të administratës ushtarake. Shtëpitë private dhe një fermë u goditën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat ruse kishin goditur dhe shkatërruar tetë depo municionesh Ukrainë gjatë 24 orëve të mëparshme. Sipas tyre, forcat ukrainase ishin përpjekur ta sulmonin Donjeckun e kontrolluar nga Rusia dhe rajonin jugor të Zaporizhzhjas, por sulmet ishin zmbrapsur.
Forcat ukrainase sulmuan gjithashtu Nova Kahovkan e kontrolluar nga Rusia, në rajonin jugor të Hersonit, duke vrarë një grua dhe duke plagosur katër civilë, thanë autoritetet lokale të emëruara nga Rusia.
Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë këto pretendime të të dyja palëve për zhvillimet në fushën e betejës, në zonat e luftimeve më të ashpra.
Rusia më herët më 20 qershor nisi një tjetër sulm me raketa, dronë dhe artileri ndaj Kievit dhe disa qyteteve të tjera të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona, thanë autoritetet rajonale dhe ushtria.
Mbrojtja ajrore e kryeqytetit ukrainas zmbrapsi një sulm “masiv” rus gjatë natës, duke shkatërruar rreth 20 dronë të prodhuar nga Irani, tha në Telegram guvernatori i rajonit të Kievit, Serhiy Popko, duke shtuar se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se kishte rrëzuar 32 nga gjithsej 35 dronë të prodhuar nga Irani.
Rajonet Zaporizhzhja dhe Lviv ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës.
Në Zaporizhzhya, sulmi kishte në shënjestër infrastrukturën e komunikimit dhe strehimit, si dhe ndërmarrjet bujqësore, tha shefi i administratës ushtarake rajonale, Yuriy Malashko.
Një objektiv i infrastrukturës kyçe u godit gjithashtu në Lviv, tha guvernatori rajonal, Maksym Kozytskiy.
Vala e fundit e sulmeve erdhi pasi Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se, që nga 18 qershori, 9.083 civilë ukrainas ishin vrarë dhe 15.779 ishin plagosur që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.
Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan si të vrarë dhe 445 u plagosën, tha OKB-ja në një deklaratë më 19 qershor, duke paralajmëruar se numri real mund të jetë shumë më i lartë.
Shumica e viktimave u vranë nga zjarri i rëndë i artilerisë, si dhe nga sulmet me raketa dhe ajrore, tha OKB-ja.
Në frontin diplomatik, kancelari gjerman, Olaf Scholz, më 20 qershor tha se i kishte bërë thirrje Kinës që ta përdorte më shumë ndikimin e saj mbi Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë.
Duke folur së bashku me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, pas bisedimeve dypalëshe në kryeqytetin gjerman, Scholz tha gjithashtu se Kina nuk duhet ta furnizojë me armë Rusisë.
Kina është partneri më i madh ekonomik i Rusisë, e cila është goditur nga sanksionet perëndimore pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Vëllimi tregtar midis Pekinit dhe Moskës arriti rekordin prej 190 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Sipas të dhënave doganore të publikuara më 20 qershor, importet kineze të naftës ruse muajin e kaluar arritën nivelin e tyre më të lartë që nga pushtimi i Ukrainës – 9.71 milionë tonë.
Në Bruksel, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian u kërkoi vendeve anëtare t’i sigurojnë 50 miliardë euro më shumë për ta mbështetur Ukrainën gjatë katër viteve të ardhshme.
“Kjo rezervë financiare do të na lejojë me të vërtetë ta kalibrojmë mbështetjen tonë financiare sipas zhvillimit të situatës në terren”, tha von der Leyen. /rel
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në “twitter” në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe, shkruan Express.
Sveçla ka thënë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.
Ai thotë se në video tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit serb Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët e Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës, 1 kilometër brenda.
Ai ak thënë se Serbia duhet të ndalojë fushatën e dezinformimit dhe të lirojë tre policët e Kosovës menjëherë.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla./Express/