21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 186

Prizreni e “komplekson” Superligën, mbi 6 mijë tifozë në derbin e Ligës së Parë

0

Ndonëse nuk luajnë në elitën futbollistike të Kosovës, Liria dhe Vëllaznimi kanë dhuruar sot një shfaqje fantastike në derbin e Ligës së Parë.

Mijëra tifozë në sadiumin “Përparim Thaçi”, e kanë kthyer këtë ndeshje në një spektakël të vërtetë futbolli, raporton Klankosova.tv.

Përballja në fushë u mbyll me fitoren e prizrenasëve 1-0, ku vendimtar rezultoi të jetë goli i Diar Nikqit, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Anise nuk janë në rangun kryesor të garave, këto dy skuadra mbeten emra të mëdhenj të sportit kryesor në Kosovë.

Atmoafera në stadium i ka “kompleksuar” ekipet e Superligës, që lënë për të dëshiruar me pjesmarrjen e tiofzëve në ballafaqimet kampionale.

Sipas informacioneve nga Prizreni, rreth 6 mijë simpatizantë kanë qenë sot prezent në derbin e rajonit të Dukagjinit.

Spektakël në “Përparim Thaçi”: Liria fiton derbin ndaj Vëllaznimit me golin e Nikqit

0

Një atmosferë e jashtëzakonshme mbizotëroi sot në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku mijëra tifozë ishin dëshmitarë të një derbi emocionues mes Lirisë dhe Vëllaznimit në Ligën e Parë.

Skuadra prizrenase arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0, falë golit vendimtar të Diar Nikqit në fillim të pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Liria vazhdon rrugëtimin me synimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

0

Kosova është vend me bukuri të rralla natyrore, dhe historike. Një ndër qytetet më të rëndësishme që po bëhet vend tërheqës për t’u vizituar nga turistët, është edhe Prizreni me histori dhe bukuri natyrore.

Lidhja e Prizrenit, Kalaja, Lumëbardhi, objektet e kultit dhe Prevalla, po e bëjnë këtë qytet të vjetër një prej destinacioneve më të preferuara në Kosovë.

Prizreni i bukur këto ditë të ftohëta është bërë atraktiv për vizitorë nga Shipëria, Spanja si dhe nga Japonia, raporton KosovaPress.

Alberto Nicolau nga Spanja i cili kishte ardhur me partneren e tij për ta vizituar këto ditë Prizrenin, është shprehur për KosovaPress se ajo çka po e bënë të veçantë këtë qytet, është Kalaja e Prizrenit dhe objektet fetare. Ai tha se Prizreni ka vende dhe objekte të bukura që është e nevojshme të promovohet edhe më shumë për turistët e huaj.

Ndërsa, partneres së Albertos, Roser Nicolau, pamja përreth qytetit me pyje dhe ambienti i pastër, iu duken interesante. Përveç kësaj, ajo tha se në qytetin e bukur në Prizren po ndihet edhe mjaft e sigurt.

Turistja tjetër, e quajtur Silva nga Japonia, që sapo kishte mbërritur në Prizren, kishte dalur për ta “eksploruar” qytetin.  Silva theksoi se në këtë qytet të vjetër, objektet historike dhe fetare, të gjitha në një vend, janë pak metra larg njëra- tjetrës.

E Uetuuru Kambato nga Afrika, një sportist i cili luan në Klubin e futbollit “Liria”,  thekson se tërheqës për të është Shatërvani. Kambato, ka shprehur interesin edhe të jetojë në Prizren.

Për turizmin në këtë qytet folën edhe nga Shoqata e Turizmit dhe nga Drejtoria e Turizmit në Komunën e Prizrenit. Ramadan Tarashaj nga kjo drejtori thotë se numri më i madh i turistëve është nga Shqipëria dhe vendet tjera. Sipas tij, institucionet përkatëse në Kosovë duhet ta promovojnë sa më shumë turizmin, pasi që  sipas tij, Prizreni dhe vendet tjera kanë potencial për këtë sektor.

Ndërsa, kryetari i shoqatës së turizmit “Educo”, Veron Tara, ka theksuar se që prej pandemisë Covid-19, Prizreni është vizituar nga mbi një milion turistë. Tara ka thënë se në Prizren nuk ka më sezon, pasi që sipas tij vizitohet gjatë 12 muajve të vitit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përveç Prizrenit, edhe Prishtina dhe Peja mbesin vendet më të vizituara në Kosovë.

Eja në Prizren

0

Hatixhe ÇOLLAKU ADEMAJ

Me lakore të përdredhura, mu si harqe lakuar xhublete, vija peizazhi malesh si kurorë mbi kokë m’i ke. Damarëve të shtatit tand, Lumbardhi me degë çdo gjallese shpirt u jep.

Krojeve buron harlisur eliksir i shpirtit të etur, që atë veç sa e shton. Vë buzët krojeve tua dhe, si në ëndërr, hapen para meje preritë fushë gjera e lule plot. Janë tulipanët, zambakët, vjollcat, aguliçet, narcisët, thundërmushkat, gentianat që, brezave klimatike shtrihen pambarim, me aromë e bukuri që frymën ta ndal.

Bukur e me dizajn, malësoret derdhin talentin qëndismave, shtatit veshur, e në fytyrën prej dielli shkëlqimi marramendës aurën e shpirtit reflekton.

Kalaja zemrën nga brenda ta rrëmben, e si aortë, lumi me urat mbi të, si fije neuronesh gërshetuar, lidh fort kujtesën kombëtare, Besën e Burrave që në Sheshin e Lidhjes burrërojnë.

Në xhamitë, kishat e teqetë, anë e kënd qytetit, buzët psherëtijnë lutje e urata, të Madhin Zot për ta lartësuar, e nga kupolat e tyre mistershëm lutjet marrin udhë…

Anës rrugëve, dyqanet plot e përplot me rroba të punuara me gajtana presin me padurim të dashuruarit, veç për t’u nusëruar…

Aty-këtu, ende artizanët me fanatizëm ruajnë zanatet e rralla, të mos zhduken. Diku filigranë, diku veshje kombëtare e plisa, a ndonjë saraç mishpunues, lëkurëpunues, kovaç – metalpunues, këpucar… Veshjet kombëtare të Malësisë së Sharrit, Vërrinit, Hasit-Pashtrikut, Anadrinisë… Zot, sa art në ngjyra e forma qëndisjeje: veku, gjilpëreja, grepi, shtiza, drugëzja e ku ta dijë njeriu!

Mileniume, shekuj, jetë në art shndërruar…

Verë Rahoveci, ajvar Krushe, bukë e byrek Hasi, ëmbëlsira Dragashi, pastërma Bushe, peshq Drini, trofta burimi, djathë Sharri, pogaçe furre prushi, qengja, pula e vezë fshati, reçel fiku e ftoi, pekmez rrushi, rasoj lakre, hoçe… e çfarë të të dojë shpirti, në sofra do t’i gjesh. Aty ke: bukë, kripë e zemër.

Eja në Prizren! Eja në kryeqytetin shpirtëror të çdo shqiptari! Eja në qytetin e dasmave, ku e reja me copëzat e të vjetrës thuret! Në qytetin e ahengjeve, në qytetin e Besës e Burrërisë!

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

0

Në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, Rihanna ndau detaje të rralla mbi jetën si nënë dhe personalitetet e kundërta të djemve të saj, RZA dhe Riot.

Këngëtarja e “Diamonds”, e cila së fundmi festoi 37-vjetorin, tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit.

Ndërkohë, Riot, një vjeç, është plot energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes. “Ai është alarmi im i mëngjesit!” tha me humor Rihanna, shkruan DailyMail.

Ajo pranoi se RZA e pati të vështirë të përshtatej me një vëlla më të vogël, por tashmë Riot “e di që është në krye”.

Rihanna zbuloi gjithashtu se emri i tij u frymëzua nga Pharrell Williams, pas këngës “Riot”, të cilën ai dhe ASAP Rocky publikuan në 2023.

Duke folur për partnerin e saj, Rihanna e quajti Rocky-n një baba të mrekullueshëm, duke pranuar me shaka se fëmijët shpesh e preferojnë atë më shumë se atë vetë.

“A e dini kush ju gatuan? Kush ju solli në jetë?!” tha ajo duke qeshur.

Megjithëse çifti preferon një jetë të qetë larg Hollywood-it, Rihanna nuk i pëlqen izolimi i të famshmëve.

“Nuk më pëlqen jeta e Rapunzel-it. Nuk dua të humbas mundësinë për të jetuar normalisht”, u shpreh ajo.

Sa i përket muzikës, Rihanna la të kuptohet se një album i ri është në horizont, duke e quajtur muzikën “lirinë e saj”.

Megjithëse nuk ka publikuar një LP që nga Anti (2016), ajo pranoi se është i vetmi album i saj që e dëgjon ende me kënaqësi. /Telegrafi/

Marketing

Policia shqiptoi 2056 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2056 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 10 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 31 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Dardanët sonte zhvillojnë ndeshjen me Zvicrën

0

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot takohet më Kombëtaren Zvicerane në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Federatës së Basketbollit të Kosovës njofton se basketbollistët e Kosovës janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj helvetikëve dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

Pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027, Kosova renditet e dyta me 7 pikë.

Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit.

Dita e sotme me mot të vranët dhe temperatura të ulëta deri në -7 gradë Celsius

0

Gjatë ditës së diel, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -7 deri në 5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët .Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë shkaktojnë rrëshqitje dheu, rrezikohen disa shtëpi në Leskovec

0

Katër shtëpi të fshatit Leskovec, të komunës së Prizrenit, janë të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Kjo gjendje është krijuar pas fillimit të punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, thonë banorët e këtyre shtëpive. Rrezikshmëria është rritur çdo ditë e më shumë, thotë Hajredin Berisha, pasi edhe rruga e asfaltuar nuk është më.

“Kompania e cila është duke vijuar punimet në rrugën Prizren- Tetovë, ka bërë disa gjana që na ka sjellë deri në këtë gjendje. Punimet po vazhdojnë, premtime na kanë dhënë qysh para dy muaj e gjysmë, se do të sanohen gjërat, por janë duke shkuar në gjendje më të rrezikshme”, tha për RTK-në, Hajredin Berisha, pronar i njërës prej shtëpive.

Pas kaq muajsh, banorët kërkojnë ndalimin e punës, deri në rehabilitimin e shtëpive.

“Kemi tentuar t’i ndalim edhe punimet e kompanisë, jo t’i ndalim që të mos vazhdon rruga, por t’i ndalim që të sanohen dhe të rehabilitohen familjet. Toka është e jona, është afër dy hektarë e kemi babë e babgjysh”, vijoi tutje Berisha.

Për këtë rast është njoftuar policia rajonale, ndërsa drejtori i Inspektoratit, Islam Ukimeri, bën të ditur se, disa herë ekipet kanë dalë në terren, ndërsa po e monitorojnë situatën.

“Dje që e kemi marrë informatën nga policia, kemi dalë në vendngjarje e kemi konstatuar gjendjen dhe rrezikun që është shkaktuar atje, e kemi njoftuar Drejtorinë e Emergjencave, tani kur jemi duke folur inspektorët janë në terren dhe janë duke rrethuar objektet e rrezikuara”, tha Ukimeri.

E kontaktuar nga RTK, drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim, Ramize Sinani-Shala, tha se në terren kanë dalë ekipet e gjeodezisë, që do të verifikojnë shkaqet e rrëshqitjes së dheut, e më pas do të merren masa.

Nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje./rtk/

Përkujtohet Mixha

0

Është nderuar jeta dhe vepra e heroit të Kosovës dhe humanistit, Muharrem Dina- Mixha, në 11 vjetorin e vdekjes.

Ish-zv/komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se Mixha ishte një personalitet shumëdimensional.

” Ai  ia ka kushtuar tërë jetën çështjes kombëtare shqiptare”, tha ai.

Njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët më të afërt të Muharrem Dinës, zv.komandanti i FSK-së , Enver Cikaqi, tha se ai e kujton çdoherë Mixhën, pasi ishte personalitet që la pas vetes vepra madhore në shërbim të kombit dhe popullit tonë.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se Mixha i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe humane, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të lirisë së Kosovës dhe aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

Në emër të familjes, djali i heroit të Kosovës, Muharrem Dina, Hazëri, tha se jemi shumë krenarë për veprimtarinë jetësore të babait tonë në shërbim të atdheut, si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Muharrem Dina- Mixha, përveç kontributit në interes të çlirimit të vendit si dhe pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave, ka qenë edhe themelues i Shoqatës Humanitare” Pashtriku”, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të banimit për shumë familje të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së , dhe familje të skamnorëve në komunat e Regjionit të Prizrenit./TV Prizreni/