15 C
Prizren
E diel, 23 Mars, 2025

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë shkaktojnë rrëshqitje dheu, rrezikohen disa shtëpi në Leskovec

Katër shtëpi të fshatit Leskovec, të komunës së Prizrenit, janë të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Kjo gjendje është krijuar pas fillimit të punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, thonë banorët e këtyre shtëpive. Rrezikshmëria është rritur çdo ditë e më shumë, thotë Hajredin Berisha, pasi edhe rruga e asfaltuar nuk është më.

“Kompania e cila është duke vijuar punimet në rrugën Prizren- Tetovë, ka bërë disa gjana që na ka sjellë deri në këtë gjendje. Punimet po vazhdojnë, premtime na kanë dhënë qysh para dy muaj e gjysmë, se do të sanohen gjërat, por janë duke shkuar në gjendje më të rrezikshme”, tha për RTK-në, Hajredin Berisha, pronar i njërës prej shtëpive.

Pas kaq muajsh, banorët kërkojnë ndalimin e punës, deri në rehabilitimin e shtëpive.

“Kemi tentuar t’i ndalim edhe punimet e kompanisë, jo t’i ndalim që të mos vazhdon rruga, por t’i ndalim që të sanohen dhe të rehabilitohen familjet. Toka është e jona, është afër dy hektarë e kemi babë e babgjysh”, vijoi tutje Berisha.

Për këtë rast është njoftuar policia rajonale, ndërsa drejtori i Inspektoratit, Islam Ukimeri, bën të ditur se, disa herë ekipet kanë dalë në terren, ndërsa po e monitorojnë situatën.

“Dje që e kemi marrë informatën nga policia, kemi dalë në vendngjarje e kemi konstatuar gjendjen dhe rrezikun që është shkaktuar atje, e kemi njoftuar Drejtorinë e Emergjencave, tani kur jemi duke folur inspektorët janë në terren dhe janë duke rrethuar objektet e rrezikuara”, tha Ukimeri.

E kontaktuar nga RTK, drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim, Ramize Sinani-Shala, tha se në terren kanë dalë ekipet e gjeodezisë, që do të verifikojnë shkaqet e rrëshqitjes së dheut, e më pas do të merren masa.

Nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje./rtk/

Më Shumë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe për klasa të 9-ta: Faza e dytë realizohet me 84 nxënës në Suharekë

Në mbështetje të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit...

Moti sot me vranësira e riga shiu  

Sot pritet mot kryesisht i vranët  e me riga shiu. Sipas IHMK-së,  në viset e larta dhe perëndim parashihen reshje bore, njofton Klankosova.tv. Temperaturat do të...

Lajmet e Fundit