20.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 198

Ronaldo sportisti më i paguar në vitin 2024

0

Për të dytin vit radhazi, Cristiano Ronaldo është në vendin e parë në renditjen e sportistëve me të ardhurat më të larta të hartuar nga Sportico, një faqe e dedikuar për biznesin sportiv të nisur në vitin 2020 nga PMC.

Portugezi ka fituar 260 milionë dollarë (249.4 milionë euro) në vitin 2024, të ndarë mes 215 milionë dollarëve të pagës së tij nga Al Nassr dhe 45 milionë dollarëve fitime shtesë.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Kjo pjesë e fundit, e cila përfshin të ardhurat nga sponsorizimi, do të zvogëlohej me 15 milionë dollarë në krahasim me vitin 2023. Në vendin e dytë është Stephen Curry, ylli i Golden State Warriors dhe fituesi i medaljes së artë olimpike në Paris.

Amerikani është aktualisht basketbollisti më i paguar në NBA, duke sjellë katër lojtarë në top 15 të hartuar nga Sportico (LeBron James i 5-ti, Giannis Antetokounmpo i 13-ti, Kevin Durant i 14-ti).

12 atletë kanë tejkaluar pragun e 100 milionë dollarëve fitime kumulative: pesë futbollistë, dy basketbollistë, dy boksierë, dy lojtarë golfi dhe një futbollist amerikan.

 

Image

Image

 

 

Gjendet e mitura nga Prizreni që u raportua e zhdukur për dy javë, thotë se ishte te një shoqe

0

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizreni, ku një vajzë 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj për rreth 2 javë.

Sinjali ka mësuar se pasi rasti ishte denoncuar, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e ka lokalizuar vendndodhjen e të miturës.

E njëjta ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te shoqja e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë./GazetaSinjali/

 

 

Vrasja në lokalin “Kobra City”- Dëshmitari fillimisht thotë se kishe dëgjuar krisma armësh, pastaj e mohon

0

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin lidhur me vrasjen e ndodhur në vitin 2023 në lokalin “Kobra City”, dëshmitari B.K, deklaroi se natën kritike kur kishte qenë klient në atë lokal, kishte dëgjuar dy-tri krisma armësh, por më pas tha se nuk i kishte dëgjuar ato.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, në pyetjen e prokurores speciale, Merita Bina-Rugova, dëshmitari tha se kishte dëgjuar dy ose tri krisma me armë.

Mirëpo, më pastaj në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Hoxha, avokatit Florent Latifaj, dëshmitari tha se nuk i kishte dëgjuar ato krisma dhe se është përgjigjur se i ka dëgjuar duke menduar të mos dalë në gënjeshtër me atë çka ka deklaruar në Polici.

“S’kam dëgju, s’ka pas asni sen, por e thash mos të dalë në rren sepse kam qenë i ofenduar nga polici, më ka shajt me familje”, tha B.K,.

Ai tha se në natën kritike ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nuk i kujtohen detajet e rastit, duke shtuar se tani i akuzuari Dibran Hoxhaj kurdo që e ka vizituar lokalin “Kobra City”, ka qenë i sjellshëm më klientë.

Po ashtu, dëshmitari tha se Hoxhën në natën kritike e kishte parë kur ishte futur së bashku me policinë brenda lokalit dhe se nuk e kishte parë më herët.

“Pra, kur ka hy policia ka hy edhe Dibrani me ta”, shtoi ai.

Gjithashtu, B.K., tha se para se të ndodhte vrasja në lokal, gjithçka kishte qenë në rregull dhe se nuk kishte pasur përleshje.

Edhe L.A., tha se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në natën kritike dhe se nuk i kujtohen detajet e rastit, por theksoi se kishte parë përleshje të tre personave, për çka me të filluar ajo përleshje tha se është larguar dhe ka shkuar në afërsi të tualetit të lokalit.

Po ashtu, edhe A., tha se tani të akuzuarin Dibran Hoxha nuk e kishte parë më herët, por vetëm kur kishin ardhur Policia në lokal.

Më të përfunduar dëshmia e dy dëshmitarëve, u ndërpre edhe gjykimi për të vazhduar muajve në vijim me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë sipas planifikimit  të gjykatës, përfshirë edhe dëshmitarët e dëgjuar përmes mundësisë hetuese të veçantë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Ansambli “Shota” vjen në Suharekë, festë me këngë e valle për pavarësinë

0

Komuna e Suharekës ka njoftuar se për nder të shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizohet koncerti festiv, me pjesëmarrjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Koncerti nën patronazhin e kryetarit, Bali Muharremaj, sipas njoftimit, do të mbahet të dielën më 16 shkurt 2025 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, me fillim nga ora 18:00.

Në këtë koncert festiv, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” pritet që të ngrejë në skenë trashëgiminë e pasur kulturore përmes këngëve dhe valleve tradicionale. /Telegrafi/

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shpërndarje dhe shitje të drogës

0
Është ngritur aktakuzë ndaj një person në Prizren, për shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike.

 

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se kjo ka ndodhur gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2024.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nënparag. 1.9 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore Tetor – Nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se gjatë një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:

– Tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,

– Një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram,

– Substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram,

– Një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda me substacën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram,

– Substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram,

–  Pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,

– Një (1) rrole me foli alumini,

– Një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,

– Qese najloni për paketime, si dhe 6×10 €.

Prizren, 8 aktakuza kundër 11 personave

0

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Bashkimi dorëzohet në finale, Kupa nuk kthehet në Prizren as pas 24 vitesh

0

Bashkimi i Prizrenit nuk arriti të rikthejë Kupën e Kosovës në qytetin historik, duke u mposhtur në finale nga Trepça me rezultat 85:79.

Prizrenasit mbeten me një trofe të vetëm, të fituar në vitin 2001, ndërsa mitrovicasit e ngritën Kupën për herë të katërt radhazi dhe të tetën në histori të klubit.

Finalja e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë dhuroi spektakël basketbolli, por në fund ishin “Xehetarët” ata që festuan triumfin e madh./PrizrenPress.com/

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ofron mbështetje financiare për pacientët me sëmundje të rënda

0

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit duke u bazuar në rregulloren për subvencione ka njoftuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda se gjatë këtij viti mund të parashtrojnë kërkesa për mbështetje financiare.

Sipas njoftimit, kërkesat mund të parashtrohen nga data 10 shkurt 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

DSh-ja ka theksuar se kërkesat për mbështetje financiare mund të parashtrohen për kategoritë si në vijim:

Të sëmurët me sëmundje malinje (CA), që dëshmojnë se janë akoma nën përcjellje të sëmundjes dhe marrin terapi për mbajtjen nën kontroll të sëmundjes së tyre; 

Të sëmurët me tumore beninje të paoperueshme, tumore të trurit, tumore të pankreasit, tumore të mëlqisë (përveç hemangiomave), që dëshmojnë se janë akoma nën përcjellje të sëmundjes dhe kanë nevojë për trajtim për mbajtje nën kontroll të saj;  

Të sëmurët me tumore të tjera beninje që nuk janë përcaktuar në pikën 2, vetëm nëse të njëjtët janë operuar gjatë vitit 2025;

Fëmijët deri në 18 vjeç të diagnostifikuar me sëmundje neuromuskulare, sëmundje metabolike, me diabet insulin vartës, me defekte të lindura dhe të fituara të zemrës dhe fibroza cistike;  

Zyrtarët publik të Komunës së Prizrenit që gjatë vitit 2025 janë diagnostifikuar me sëmundje malinje (CA) dhe të operuar nga sëmundjet e zemrës (të gjitha intervenimet përveç stentimit);  

Pacientët me sëmundje të rënda si: Cirozë e mëlqisë (shkalla 3 dhe 4); Kardiomiopatitë dillatative (zemra e zgjeruar shkalla 3 dhe 4); gjakderdhjet në tru (ICV); Sklerozë multiple; nëse janë diagnostifikuar me këto sëmundje brenda 3 viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë ato të gjendjes civile dhe mjekësore.

“Të gjithë qytetarët që bëjnë pjesë në njërën nga kategoritë e mësipërme dhe plotësojnë kriteret për mbështetje financiare sipas fushave të sipërshënuara, duhet që fillimisht me dokumentacionin e kompletuar të paraqiten për verifikim të dokumenteve tek zyrat e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë të cilat gjenden në katin e 3-të të QKMF-së”, thuhet në njoftimin e DSh-së.

Tutje sqarohet se aplikimi në sportelet e administratës komunale, mund të bëhet vetëm pas verifikimit të dokumenteve nga ana e zyrtarëve të DSh-së,  që realizohet çdo të martë dhe të enjte nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Viktima e vetaksidentit në dalje të autostradës në Prizren është 53-vjeçar

0

Një vetaksidenti me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Klankosova.tv mëson se viktima e këtij rasti është Pren Thaqi, 53-vjeçar.

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

0
Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.