19.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 205

Prizren: Policia po i dënon krejt veturat që lihen në trotuaret pranë qendrave të votimit

0

Në Prizren, qytetarët që po votojnë, po marrin edhe nga një gjobë nga zyrtarët policor.

Kjo për shkak të veturave të parkuara në trotuare, transmeton Klankosova.tv.

“Derisa qytetarët lënë veturat dhe votojnë, zyrtarët policor po i dënojnë po të njëjtit”, u shpreh gazetarja e Klan Kosovws.

 

E goditi Gjestin me shuplakë, G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

0

Faqja e Big Brother VIP Albania vetëm pak më parë bëri të ditur se ka një njoftim të rëndësishëm.

E ky vendim kishte të bënte me reperin G Bani pas incidentit me këngëtarin nga Peja, Gjestin.Gjatë sfidës së rezistencës, ai e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin, gjë për të cilën Vëllai i Madh mori masa.

G Bani me këtë rast u përjashtua nga gara e Big Brother VIP Albania 4.

Momenti kur G Babi e godet Gjestin me shuplakë:

.

 

Hajnat vjedhin pushkë gjuetie, para kesh dhe zinxhir ari nga një shtëpi në Suharekë

0

Një burrë në Suharekë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur pushkë gjuetie, para kesh dhe një zinxhir qafe prej ari.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

.

DnV raporton për dy raste të mohimit të qasjes në informata për vëzhguesit në Prizren

0

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka raportuar për dy incidente në hapjen e vendvotimeve në Prizren.

Sipas komunikatës së DnV, kryesuesit e vendvotimeve në dy raste kanë mohuar qasjen në informata për vëzhguesit e këtij koalicioni.

“Është raportuar për dy raste kur vëzhguesve të DnV-së në komunën e Prizrenit u është mohuar qasja në informata nga kryesuesit e vendvotimeve, përkatësisht në Qendrën e Votimit “Abdyl Frashëri” 2002/05 dhe Qendrën e Votimit “Motrat Qirazi” 2003/07”, thuhet në njoftim.

Bazuar në sqarimet e DnV-së, vëzhguesit në këto raste kanë kërkuar informata lidhur me numrin e votuesve në vendvotimet përkatëse.

Për ditën e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, DnV në nivel vendi ka akredituar 500 vëzhgues statikë të cilët po mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe dhjetëra vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.

Ndarja e shkollave me ndikim edhe në hartën e qendrave të votimit në Prizren

0

Ndarja e shkollave në dy cikle ka bërë që edhe qendrat e votimit të ndahen në dysh.

Në Prizren ka dy raste të tilla.

Vite më parë nga gjiri i shkollës “Abdyl Frashëri” është themeluar edhe shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi”.

 

Njëra ka mbetur në fillim të listës së qendrave të votimit në Prizren, derisa e dyta tani është e fundit në listë.

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” ka mbajtur numrin 2002, derisa shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi” në këto zgjedhje është emërtuar si qendra e votimit 2075.

Në QV 2002 përkatësisht në shkollën “Abdyl Frashëri” sipas KQZ-së mund të votojnë 6,575 votues. Ndërkaq në QV 2075 respektivisht në shkollën “Hysen Rexhepi” mund  të votojnë 5,542 votues.

Duke qenë në fund të listës edhe materiali i ndjeshëm zgjedhor për QV 2075 sipas menaxheres, Lumnije Rakaj ka ardhur me vonesë dhe ka bërë që procesi i votimit të nis me vonesë prej 30 minutash.

Megjithatë aktualisht votuesit po e ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare me një intensitet më të shtuar sesa në orët e mëngjesit në të dyja shkollat që gjenden në një oborr.

Ngjashëm nga gjiri i shkollës “Lekë Dukagjini”, vite më parë është themeluar edhe shkolla e mesme e ulët “Gani Saramati”.

Procesi zgjedhor po zhvillohet edhe në shkollën “Lekë Dukagjini” me 6,598 votues dhe shkolla “Gani Saramati” me 6,566 votues, të cilat figurojnë si QV 2008 dhe QV 2009. /Telegrafi/

Eskalon situata në BBVA, G Bani e godet Gjestin

0
Përplasjet mes Gjestit dhe G Banit kanë eskaluar mbrëmë.
Deri në një moment kur ky i fundit godet Gjestin me shuplakë.

Gjesti para goditjes e ngacmonte këngëtarin, ku i prekte hundën, ku si duket Bani nuk ka mundur më ti durojë provokimet dhe ta kontrollojë veten.

 

Pas mbi një orë vonesë, hapet qendra e votimit Prizren

0

Pas plot 1 orë e 10 minuta vonesë, qendra e votimit në shtëpinë e kulturës në Prizren u hap.

T7 raportoi edhe më herët për këtë vonesë, duke siguruar edhe një video nga hyrja e kësaj qendre të votimit, ku një makinë e parkuar që bartte kutinë e votimit ishte aty ani pse procesi ishte paraparë të fillonte në orën 07:00.

Procesi zgjedhor në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren ka filluar me kohë

0

Procesi zgjedhor në Qendrën e Votimit 2002 në Prizren respektivisht në shkollën “Abdyl Frashëri” ka filluar me kohë.

Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.

“Përgatitjet për fillimin e procesit të votimit në Qendrën e Votimit 2002 në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren janë bërë me kohë dhe votimi ka filluar në orën 7:00. Gjithcka është gati dhe po shpresoj se kemi filluar mbarë dhe do vazhdoj kësisoj procesi deri në fund”, ka thënë Flugaj.

Sipas tij në këtë rast edhe kamerat janë vendosur në vendvotimet e kësaj qendre.

“I gjithë materiali edhe përgatitor edhe ai sensitiv ka ardhur me kohë dhe procesi ka filluar mirë”, është shprehur Flugaj.

Votuesit nga orët e hershme kanë nisur që të kryejnë obligim e tyre qytetar.

Në këtë Qendër të Votimit sipas KQZ-së mund të votojnë 6,575 votues.

Sipas KKZ-së në Prizren, në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.

Numri i votuesve në Komunën e Prizrenit sipas KQZ-së është 182,939./Telegrafi/

.

 

Si do të jetë moti në ditën e zgjedhjeve?

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të jenë nga -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metër për sekond.

 

Qendra më e madhe e votimit në Prizren nuk hapet me kohë

0
Qytetarët sot do t’ju drejtohen kutive të votimit.
Zyrtarisht nga ora 07:00, qendrat e votimit hapen.
Por, kjo s’ka ndodhur ende në qendren më të madhe në Prizren, në shkollën “Hysen Rexhepi”./Klan Kosova