Procesi zgjedhor në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren ka filluar me kohë

Procesi zgjedhor në Qendrën e Votimit 2002 në Prizren respektivisht në shkollën “Abdyl Frashëri” ka filluar me kohë.

Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.

“Përgatitjet për fillimin e procesit të votimit në Qendrën e Votimit 2002 në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren janë bërë me kohë dhe votimi ka filluar në orën 7:00. Gjithcka është gati dhe po shpresoj se kemi filluar mbarë dhe do vazhdoj kësisoj procesi deri në fund”, ka thënë Flugaj.

Sipas tij në këtë rast edhe kamerat janë vendosur në vendvotimet e kësaj qendre.

“I gjithë materiali edhe përgatitor edhe ai sensitiv ka ardhur me kohë dhe procesi ka filluar mirë”, është shprehur Flugaj.

Votuesit nga orët e hershme kanë nisur që të kryejnë obligim e tyre qytetar.

Në këtë Qendër të Votimit sipas KQZ-së mund të votojnë 6,575 votues.

Sipas KKZ-së në Prizren, në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.

Numri i votuesve në Komunën e Prizrenit sipas KQZ-së është 182,939./Telegrafi/

.

 

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit