23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 216

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj pritet në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij

0

Xhavit Ukaj, kandidati i LDK-së për deputet, u prit në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij, Piranë, një moment që e përshkroi si të paharrueshëm dhe mbushur me emocion.

Ai shprehu falënderime të thella për mbështetjen dhe besimin që mori nga njerëzit e tij, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për të.

Mesazhi i tij, i shpërndarë në Facebook, theksoi forcën e lidhjeve dhe përkushtimin për ndryshime të mëdha.

Fushata e LDK-së, me Xhavit Ukajn në krye, po merr mbështetje të madhe, duke synuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin.

Marketing

 

Nga -26 në fitore, rikthim fenomenal nga lideri pa humbje

0

Lideri i Ligës së Parë në basketboll, Grapeland, ka rrëmbyer fitoren nga “dora” e New Basketit duke e mposhtur me rezultat 84-89.

Skuadra nga Rahoveci, ishte në disavantazh prej -26 pikëve, por në çerekun e katër duke shënuar 40 pikë u rikthyen në lojë dhe arritën ta mposhtin skudrën prizrenase.

Rron Dahsyla ishte më i miri me 24 pikë e 8 kërcime, derisa u dalluan edhe Burim Zekiqi me 15 pikë e Kujtim Ujkani me 13 pikë.

Te New Basketi u veçuan Jordan Robinson me 25 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, Eliot Peci me 22 pikë dhe Qëndrim Ajazaj me 17 pikë e 16 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.

Grapeland është skuadra e vetme pa humbje pas 9 xhirove, kurse New Basketi ka bilanc prej 2 fitoreve e 7 humbjeve./topsporti/

 

 

Bashkimi hyn në histori me dy rekorde sezonale

0

KBF Bashkimi shënoi fitore të thellë ndaj KBF Junior 06 me rezultat 67-105, duke vendosur dy rekorde sezonale. Skuadra prizrenase u bë e para që kalon shifrën e 1000 pikëve të shënuara këtë sezon dhe njëkohësisht arriti për herë të parë mbi 100 pikë në një ndeshje.

Caterrion Thompson udhëhoqi ekipin me 30 pikë e 11 kërcime, ndërsa Brittany Brianna kontribuoi me 25 pikë. Junior 06, që tani ka pranuar mbi 1000 pikë këtë sezon, u mbështet te Abigail Ogle me 26 pikë.

Bashkimi mbetet lider në tabelë me 12 fitore dhe vetëm 1 humbje./PrizrenPress.com/

 

 

Bashkimi fiton dominueshëm derbin prizrenas ndaj Junior 06

0

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:105 (18:30, 12:29, 16:27, 21:19) në javën e 13-të të Superliga Femrat.

Çereku i pare nisi më mirë për kampionet që e mbyllën me shifrat 18:30, derisa kampionet vazhduan të ruanin epërsinë edhe në pjesën e dytë që e fituan 12:29 dhe mbyllen pjesën e parë me rezultat 30:59.

Perioda e tretë vazhdoi sërsish me dominimin e kampioneve që mbyllën çerekun 16:27, për të vazhduar në një dhjetminutësh të fundit në të mirë të Junior 06 me shifrat 21:19, ndërsa Bashkimi fitoi bindshëm 67:105.

Më e mira te Junior 06 ishte Abigail Ogle me 26 pikë, 10 kërcime, pesë asistime, ndërsa te Bashkimi më e mira ishte Adrienne Godbold me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Junior 06 ka pesë fitore dhe tetë humbje, ndërsa Bashkimi ka 12 fitore dhe një humbje./PrizrenPress.com/

 

 

Hamza nga Malisheva premton rritje pagash e pensionesh

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral në Malishevë u ka bërë thirrje që më 9 shkurt të dalin në zgjedhje e ta votojnë PDK-në që tha se është parti që ka vizion e program për ta ndryshuar Kosovën.

Hamza, tha se fokus kryesor e kanë zhvillimin ekonomik e krijimin e vendeve të punës për të rinjtë e të rejat, që të mos e shohin si mundësi të vetme jetën jashtë Kosovës.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, përsëriti edhe në Malishevë premtimin e tij se në fillim të mandatit do t’i rritë pagat për 50 për qind.

“Do t’i rritim pagat 50 për qind në fillim të mandatit, për të gjithë, për 84 mijë njerëz që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Do t’i rritim pensionet 70 për qind. Do t’i rritim pensionet për kategoritë e dala nga lufta. Ne, nuk do t’i detyrojmë familjet e dëshmorëve të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe të dëshmorit, por do t’i marrin të dyja”, tha ai .

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së, njëherësh kandidat për deputet, Mevludin Mazreku tha se ata kanë një program të qartë,  përplot argumente, derisa shprehu bindjen se PDK do të dalë fituese me 9 shkurt.

Marketing

Abdixhiku në Suharekë premton 5 miliardë euro investime

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimin elektoral në Suharekë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, tha se Suhareka vazhdon të tregojë se është rugoviste. Programin e LDK-së e quajti model që, siç tha, e bën Kosovën vend të ëndrrave të secilit qytetar.

“Rruga e re është programi i vetëm politik në vend. Me këtë program ju qytetar të Suharekës keni plot 5 miliardë euro buxhet, plot 5 miliardë euro investime, plot 5 për qind rritje ekonomike. Sepse, LDK-ja beson se zhvillimi është çelësi i suksesit të Kosovës. Sepse pas 4 vitesh kur t’i kemi investuar miliardat për qytetarët tanë, të jemi në gjendje t’i numërojmë projektet që kanë lënë shenjë në këtë vend”, tha ai.

Ai ka premtuar rritje pensionesh, tha se nuk do të ketë pensione nën 150 euro. Premtoi barna falas për pensionistët e tha se do të largohet praktika që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj që janë gjallë.

Përsëriti se vendimi i parë i tij do të jetë rritja e koeficientit për të gjithë shërbyesit civil.

Marketing

 

Prizreni përforcon sulmin me dy transferime të reja

0

FC Prizreni ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në repartin ofensiv, duke forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Klubit i janë bashkuar sulmuesit Edin Shishko dhe Qamil Likaj.

Shishko, i cili vjen nga KF Liria, njihet për shpejtësinë dhe instinktin e tij si golashënues, ndërsa Likaj, i transferuar nga KF Rahoveci, pritet të sjellë forcë dhe kreativitet në fazën sulmuese.

Me këto përforcime, FC Prizreni synon të jetë më konkurrues dhe të arrijë objektivat e vendosura për sezonin e ri./PrizrenPress.com/

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

0

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së anëtarëve të kuvendit komunal, i pranishëm poashtu ishte edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së.

Pika e parë e kësaj mbledhjeje ishte votimi i proces verbalit nga mbledhja e kaluar e cila u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve: 
Historiku i parcelave prej periudhës kur komuna e posedon historiatin
Listimi i operatorëve sipas ofertave në procesin e tenderimit me 20%
Çmimi i lartë i peletit – pyetje dhe kërkesë për ndërprerje të kontratës
Kubëzimi i rrugëve dhe pastrimi i tyre në Krushë të Madhe
Çështja e kanalit të kullimit të tokave në Malësi të Vogël
Nevoja për rrugë fushore në Hoçë të Vogël, Brestoc dhe Nagac
Funksionalizimi i AMF-ve dhe rifillimi i punimeve në AMF-në e Opterushës
Rregullimi i shtratit të lumit, Nagac – Brestoc
Propozim për parking të hapur mbi qendrën e regjistrimit të veturave
Gjendja e rrugëve nacionale dhe rrugëve lokale
Të ketë zgjidhje lidhur me qentë endacakë
Punimet që i zhvillon “Radoniqi” – sanime jo të duhura
Pagesat e shujtave për kontratat kolektive
Kontrata për rregullimin e varrezave të martirëve
Çështja e trafos në rrugën “Vëllezërit Frashëri”
Obligimet kontraktuale dhe financiare
Kapacitetet financiare të komunës
Theksojmë që pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Marketing

 

Kompletohet shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës

0

Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Evropës, ku do të zhvillohen disa përballje tejet të barabarta.

Sfida më interesante padyshim pritet të jetë ajo mes Romës dhe Portos, teksa me fat mund të konsiderohet Fenerbahce e Jose Mourinhos që përballë do ta kenë ekipin holandez AZ Alkmaar.

Do të zhvillohen ndeshje vajtje-ardhje njësoj si në Ligën e Kampionëve, teksa ndeshjet e para do të luhen më datat 13 shkurt ndërsa ato të kthimit një javë më vonë me 20 shkurt. 

Tetë ekipet e para në tabelën e fazës së ligës janë kualifikuar automatikisht në raundin e 1/16. 

Këto ekipe janë: Lazio, Athletic Bilbao, Manchester United, Tottenham, Eintracht Frankfurt, Lyon, Olympiacos, Rangers. 

Këto janë të gjitha ndeshjet që do të luhen në ‘play-off’ të Ligës së Evropës:

Viktoria Plzen vs Ferencvaros

Porto vs Roma

Galatasaray vs AZ Alkmaar

Real Sociedad vs Midtjylland

Union Saint-Gilloise vs Ajax

Steaua Bucuresti vs PAOK

Twente vs Bodo/Glimt

Fenerbahce – Anderlecht

 

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi kompaninë “Baresha” në Prizren

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka vizituar kompaninë “Baresha” në Prizren.

Ai ka premtuar se nëse do të zgjidhet deputet, do të jetë zëri i bizneseve në Kuvendin e Kosovës.

“Takimi me Baresha është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar strategji inovative në marketingun digjital. Me një platformë të fokusuar në argëtim, informacion dhe edukim, synimi është të krijojmë përmbajtje cilësore që angazhon dhe tërheq audiencën. Po punohet për ide të reja që do të rrisin ndikimin dhe shtrirjen e produksioneve të Baresha në tregun digjital”, shkruan Ukaj në Facebook, i cili e mban numrin 97.

124 LDK
97 Xhavit Ukaj

 

Marketing