9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Kompletohet shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës

Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Evropës, ku do të zhvillohen disa përballje tejet të barabarta.

Sfida më interesante padyshim pritet të jetë ajo mes Romës dhe Portos, teksa me fat mund të konsiderohet Fenerbahce e Jose Mourinhos që përballë do ta kenë ekipin holandez AZ Alkmaar.

Do të zhvillohen ndeshje vajtje-ardhje njësoj si në Ligën e Kampionëve, teksa ndeshjet e para do të luhen më datat 13 shkurt ndërsa ato të kthimit një javë më vonë me 20 shkurt. 

Tetë ekipet e para në tabelën e fazës së ligës janë kualifikuar automatikisht në raundin e 1/16. 

Këto ekipe janë: Lazio, Athletic Bilbao, Manchester United, Tottenham, Eintracht Frankfurt, Lyon, Olympiacos, Rangers. 

Këto janë të gjitha ndeshjet që do të luhen në ‘play-off’ të Ligës së Evropës:

Viktoria Plzen vs Ferencvaros

Porto vs Roma

Galatasaray vs AZ Alkmaar

Real Sociedad vs Midtjylland

Union Saint-Gilloise vs Ajax

Steaua Bucuresti vs PAOK

Twente vs Bodo/Glimt

Fenerbahce – Anderlecht

 

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike zbarkon në Prishtinë

Basketbolli elitar i rajonit vjen me spektakël në kryeqytet më 26 mars. Gjysmëfinalet – 26 mars Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli – 17:00 Sigal Prishtina - Besëlidhja...

Veselaj-Gutaj diskuton me përfaqësuesit austriak për arsimin gjithëpërfshirës në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka pritur në takim Sylvia Hinger nga Zyra e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak në Vjenë dhe Rita Glavitza...

Lajmet e Fundit