25.6 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 225

Marshi i hienave

0
Yrjet BERISHA
Vuajtjet numërohen me numra
Plagët përballojnë vuajtjet
Mos i hani numrat e kuptueshëm
Mos luani lojën e dhelprës
Nga goja hiqni fjalët e ëmbla
Dhëmbët tuaj lëshojnë helm
Lajkat ua njohim pa hapur gojë
Qafënthyen

Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë

0

Çmimet e prodhimeve bazike të shportës familjare kanë shënuar ngritje. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin, thuajse e kanë të papërballueshme t’ia dalin deri në fund të muajit. 

Derisa po dilte nga dyqani, Betimi një qytetar nga Prishtina, tha për Radio Kosovën, se çmimet e produkteve ushqimore dhe të energjisë elektrike kanë shënuar ngritje, dhe thuajse është bërë e pamundur t’ia dalin me pagat aktuale.

“Kemi ngritje të çmimeve sidomos në produkte bazë, problemi është edhe në gjërat tjera, energjia elektrike është rritur, faturat po vijnë shumë të larta dhe me këto paga është bërë shumë problem t’ia delet muaji”, tha ai.

Selatin Kaçaniku, nga OJQ “Konsumatori”, i tha Radio Kosovës se çmimet nuk po arrijnë t’i kontrollojnë as në botë, e lëre më në Kosovë. Sipas tij, për këtë arsye, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është në prag të falimentimit.

“Që nga koha e pandemisë, kemi rritje alarmante të çmimeve, të cilat nuk po mund të kontrollohen as nga qeveritë dhe shtetet më të forta në botë, e lerë më tek ne. Te gjitha produktet që ne importojmë janë më të shtrenjta në Kosovë se në vendet e Bashkimit Evropian. Pata thënë në pandemi, se nga rritja e çmimeve do të falimentojnë konsumatorët e varfër, por tani them se falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e mesme”, theksoi Kaçaniku.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës Agim Shahini, theksoi se ngritjen e çmimeve po e dikton importi i lartë. Shahini konsideron se këtë vit ka ulje të çmimeve në vend, krahasuar me vitin e kaluar.

“Ngritja dhe ulja e çmimeve varet nga importi, sepse ne importojmë 6 miliardë euro dhe prodhuesit vendorë kanë pak ndikim në tentimin për të ulur çmimin në produktet e veta. Por, mund te them se çmimet këtë vit janë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Po provojmë, që prodhuesit vendorë të kenë më shumë ofertë, cilësi më të mirë, e po ashtu çmime më të lira. Ky vit po karakterizohet si vit zgjedhor, kështu që ekonomia dhe prodhimi do të jetë jashtë vëmendjes”, tha Shahini.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0,7 %  në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Limaj e quan “tornado” tubimin në Malishevë

0

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal sot kanë mbajtur një tubim në Malishevë.

Këtë tubim, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “tornado”, përcjell Klankosova.tv.

“Tornado në Malishevë”, ka shkruar tutje Limaj.

.

Marketing

Hamza në Prizren: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime

0

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.

Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave do të jetë prioritet i lartë i qeverisë së tij.

“Bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive. Gratë ndërmarrëse do të kenë fonde të dedikuara për t’i zhvilluar idetë e tyre”.

“Për ato gra që dëshirojnë t’i rikthehen tregut të punës, do të ofrojmë trajnime dhe riaftësime profesionale për t’i përshtatur me kërkesat e tregut modern”, tha Hamza.

Tutje, ai tha se ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve.

Marketing

 

Përshtypje nga vizita në shkollën shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island të New York-ut

0

Shkruan: Prend Ndoja, Long Island (New York)

Dje, me bashkëshorten time, Palina Ndoja dhe me prof. Shpend Gjocaj dhe bashkëshorten e tij, Vjollca Shyti, e vizituam shkollën shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island. Që në pamjen e parë më kapluan ndjenja lumturie dhe gëzimi. Ato ndjenja, me sytë e shpirtit kërkonin prajshëm të gjenin një karrige për t’u ulur edhe unë në mesin e atyre fëmijëve që u shndriste fytyra si rreze drite.

Sa herë që e vizitoj shkollën shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island, gjithmonë më sillet në kujtesë udha e shkronjave e Naum Veqilharxhit, Konica – i andej dhe këndej oqeanit, “Dielli” i Nolit, Fishta i Kongresit të Manastirit, ABC-ja e Elbasanit, Vuajtjet e mërgimtarëve, mbartja dhe mbjellja e ABC-së në gjeneratat e reja, në rrjetin e botës, gjithandej ku ka shqiptarë, gjer te fëmijët tanë, që i vijojnë mësimet në shkollën shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island.

Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” ka filluar para disa muajsh, por sukseset mund t’i matim me vite. Gëzimi, por dhe malli, më prekin thellë kur shikoj se sa të etshëm dhe me gëzim shpirti i tyre plot dashuri e pranon rrezen e ngrohtë nga kombi i tyre; e do shkrim – leximin dhe gjuhën shqipe. Shumë nga këto lule të pafajshme e kanë humbur gjuhën shqipe. Shkolla shqipe, në brendinë e tyre u ringjall dashurinë për gjuhën amtare – gjuhën e miliona nënave tona.

Nga përkushtimi i mësimdhënësve duket se çdo ditë zhvillohet dhe kultivohet kultura jonë amtare. Pjesë e programit mësimor janë edhe aktivitete tjera kulturore. Të lumtur janë sot edhe prindërit, sepse çdo ditë po rrënjoset shqiptarizma në cepin e fundit të degës së shkëputur; çdo ditë po mbjellim atdhedashurinë në mendjet dhe zemrat e fëmijëve tanë. Përmes shkollës shqipe fëmijët tanë e dëshmojmë kulturën kombëtare dhe zgjuarsinë e tyre në mjedisin ku jetojnë. Përmes këtyre shkronjave, çdo ditë e kultivojmë e ndërtojmë një copë Atdhe, që të mbetet trashëgimi edhe për të tjerat gjenerata që do të vijnë.

Në vitin 1998 e kam filluar jetën në këtë ishull të bukur të Long Island, New York. Si i ri, dëshiroja ta njihja sa më shumë gjithë rajonin, që të ambientohesha më lehtë. Pas pak kohe, në “Eastern Parkway” në Farmingdele, në pjesën e epërme të ballinës së një ndërtese më ra në sy flamuri shqiptar, i vizatuar me shumë mjeshtri artistike, që kishte një madhësi rreth 4mx5m. U gëzova pa masë. U ndala menjëherë aty, për të takuar ndonjë shqiptar. Dera ishte e mbyllur dhe nga dritarja shihej hapësira e zbrazët si dhe ndërtesa, që dukej se ishte e braktisur. Nga pamja e kuptova se më parë ky qenë ndonjë klub shqiptarësh, ku shumë mërgimtarë i kanë ndarë gëzimet dhe hidhërimet mes vete. Në murin që pritej të rrënohej së shpejt, aty do të rrënoheshin dhe zhdukeshin edhe gjurmët e tyre. Me shumë nostalgji e mendoja, sikur ta kishin lënë një letër të shkruar…!

Aty nga viti 90-të, në një takim pune në “Deer Park”, pasi që e bëmë pëlqimin dhe përgatitnim dokumentet për nënshkrimin e një kontrate, pronari më pyeti: “Are you Albanian?”? – „A je shqiptar“? “Yes” – „Po“, u përgjigja më shumë kënaqësi. Nga e kuptove, e pyeta? Edhe gjyshërit e mi kanë qenë shqiptarë. Ata gjithmonë flitnin shqip në mes tyre. E pyeta edhe ti qenke shqiptar! “Kinda”! – Disi, ashtu! A e di ndonjë fjalë shqip? Po, dhe filloi, “Dikur foll shumë, po arru, baba fol mir pak ship, mama mu rit vogël…” Ngaqë me shumë mund i shqiptonte ato pak fjalë, filloi të skuqej dhe e mbuloi një ndjenjë fajësie që nuk dinte ndonjë fjalë më shumë nga gjuha amtare. Ndërsa unë kur e dëgjoja, u mbusha me një dhembje shpirtërore, sa që isha i gatshëm të shkrehesha në vaj. Në mungesë të një shkolle shqipe rrjedhin mjerimet apo asimilimet e tilla. Sa pamje e vështirë ishte atë ditë para syve të mi, sa e vështirë qenka të shikojmë se si vdes etnia në gjeninë tonë, në qenien tonë.

Raste të tilla hasim shumë shpesh ndër shqiptarët në mërgim, por sot e kam fjalën në veçanti për shqiptarët e Long Islandit. Në këto treva jam i bindur se ka pasur në të kaluarën me qindra familje, por në mungesë të një shkolle shqipe e humbën edhe identitetin e tyre kombëtar. Shumë prej tyre sot as nuk e dinë që kanë qenë shqiptarë. Shumë prej tyre e dinë, por në mungesë të komunikimit dhe kontakteve me kulturën shqiptare, e kanë humbur ndjenjën kombëtare.

Dua ta falënderoj profesoreshën, Fabijolla Gjinaj dhe bashkëshortin e saj, dr. Paulin Markun, të cilët u dolën në ballë këtyre plagëve që na asimilonin apo na “vrisnin” në heshtje. E themeluan shkollën shqipe. Aty ku mësohet vetëm shqip, ku këndohet vetëm shqip, aty ku brumosemi vetëm me frymën tonë amtare.

Me këtë rast dua t’u drejtohem bashkëkombësve të mi: Bashkëkombës të mi në Long Island, nuk dyshoj në atdhedashurinë tuaj dhe ndjenjat e zjarrta për Atdheun që e doni si jetën tuaj, por, nuk mjafton të ngritim flamujt dhe simbolet kombëtare shesheve, nëse ne nuk e gjejmë një gjuhë të përbashkët për edukimin e fëmijëve tanë në frymë kombëtare. Kot themi se e duam kombin, nëse nuk e duam njëri – tjetrin me ndjenjën më të pastër vëllazërore. Nuk jemi të denjë ndaj kombit, nëse nuk e ruajmë gjuhën tonë. Ne do t’i mbesim shumë borgj kombit dhe fëmijëve tanë, nëse nuk gjallërohet gjuha shqipe te çdo fëmijë kudo që ndodhen shqiptarët e Long Islandit. Rilindasi e patrioti Shahin Kolonja, fshehtas edhe të shqiptarët e burgosur i dërgonte shkronjat shqipe. Ne jemi të lirë. Të shndërrohemi në rilindas të kohës sonë, për të mirën e fëmijëve tanë dhe kombit tonë. Në fushën e shkronjave dhe letrave shqipe punët e rënda i mbaruan parardhësit tanë, ashtu të robëruar e të persekutuar; disa e flijuan edhe jetën e tyre që ne të kemi alfabetin dhe mëvetësinë tonë kombëtare. Andaj, sillni fëmijët për të mirën tuaj, për të mirën e fëmijëve tuaj, në shkollën tuaj shqipe.

 

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vjedhjen e arit në vlerë afër 200 mijë euro në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Sh.H., nën dyshimin për vjedhjen e arit në vlerë 168 mijë euro në një argjendari në Prizren.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe pas një pune operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, më 24 janar është arrestuar Sh.H., nga fshati Greme – Komuna e Ferizajt nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se më 12 janar bashkë me të pandehur të tjerë, kanë kryer vjedhje në argjendari.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 12.01.2025, rreth orës 03:45min, në njërën prej argjendarive në Prizren, duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurit tjerë NN (gjer më tani të paidentifikuar), pas një planifikimi paraprak dhe koordinimi në mes vete, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, ia marrin pasurinë të dëmtuarit A.B., (pronar i argjendarisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin kur në lokalin e të dëmtuarit nuk ishte askush, me përdorim të forcës fizike dhe të pajisur me mjete të përshtatshme e hapin derën e lokalit dhe e dëmtojnë alarmin, ku hyjnë brenda në lokal. Më pas depërtojnë në lokal, e dëmtojnë kasafortën dhe arrijnë ta hapin dhe të marrin 3 kg ari ( tre kilogram) dhe 1 kg argjend (një kilogram) në vlerë prej 168.000.00 € (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë euro) dhe pastaj të pandehurit largohen nga dera kryesore në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se lidhur me rastin me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, ku janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse në fshatin Greme.

Gjatë kontrollit, Prokuroria njofton se janë gjetur dëshmi dhe prova të shumta të cilat janë sekuestruar. Gjithashtu, si provë materiale është sekuestruar automjeti me të cilin është kryer vepra penale.

Me këto, dyshohet  se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315, par. 2, nënpar.2.1 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Marketing

 

Tubimi në Malishevë, Haradinaj: U tregua fuqia e bashkimit tonë

0
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit mbajti tubim në Malishevë.

Ai falënderoi Malishevën për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke shtuar se ky qytet tregoi fuqinë e bashkimit për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar ekonomikisht, transmeton Klankosova.tv.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti

“Malisheva foli e zemër të madhe! Tubimi madhështor në Malishevë tregoi fuqinë e bashkimit tonë, për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurt. Faleminderit Malishevë për mbështetjen e jashtëzakonshme! 137 – Për Kosovën Fituese”, tha Haradinaj.

Marketing

 

46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

0
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku.

 

Sipas të dhënave të policisë, 18 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 28 të tjerë me dëme materiale.

Sakaq 1553 gjoba u shqiptuan në këtë vazhdë kohore.

Dhjetë persona u arrestuan, e nëntë të tjerë u dërguan në mbajtje.

Marketing

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj, merr mbështetje të madhe në Krushë, Lubizhdë dhe Arbanë

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Prizrenit. Në takimet e zhvilluara në Krushë, Lubizhdë dhe Arbanë, ai është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të fortë.

“Mbajtëm një tubim në Krushë, ku banorët treguan mbështetjen e tyre të fortë dhe entuziazmin për vizionin tonë. Ky vend, i njohur për vlerat dhe historinë e tij, është dëshmi e forcës dhe unitetit që e karakterizon këtë komunitet. Gjatë tubimit u theksua rëndësia e projekteve që sjellin përmirësime të prekshme dhe ndikim pozitiv në jetën e përditshme të banorëve. Faleminderit Krushës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen tuaj! Së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë!”.

Ukaj gjithashtu ka prezantuar vizionin e tij për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Lubizhdë.

“Në Lubizhdë shpalosëm vizionin tonë për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve. Lubizhda është shembull i punës dhe përkushtimit, dhe ne jemi të vendosur ta mbështesim me projekte konkrete. Faleminderit për përkrahjen tuaj të madhe! Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë!”

Në takimin e zhvilluar me banorët e Arbanës, Ukaj ka theksuar rëndësinë e projekteve konkrete që sjellin ndryshim dhe përmirësim për të gjithë.

“Sot zhvilluam një takim me banorët e Arbanës, ku u paraqit vizioni ynë për zhvillimin dhe përparimin e këtij komuniteti. Arbana meriton projekte konkrete që sjellin ndryshim dhe përmirësim për të gjithë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme! Bashkë drejt fitores!”

Me mbështetjen e fortë të qytetarëve të Prizrenit, Xhavit Ukaj dhe LDK-ja janë të vendosur të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

 

Për një ditë mbi 1 mijë e 500 gjoba për shoferët

0

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë. 1 mijë e 553 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.

Policia, gjithashtu ka raportuar se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 18 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 28 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, sipas policisë, janë arrestuar 10 persona, 9 janë dërguar në mbajtje.

Marketing