22.5 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 231

Në Shkozë të Malishevës, mjeti i dyshimtë u gjet në një lis

0

Një burrë në fshatin Shkozë të Malishevës të mërkurën derisa ishte duke ecur në një fushë, në një lis ka vërejtur një mjet të dyshimtë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësia policore është duke e siguruar vendin e ngjarjes derisa aty të dalë njësia për deminim.

.

 

Policia jep detaje shtesë për sulmin e katër nxënësve nga qeni në shkollën e Shirokës

0
Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e sulmit të qenit ndaj katër nxënësve në shkollën “17 Shkurti”, në Shirokë të Suharekës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se qeni dyshohet se ishte i tërbuar dhe fillimisht i ka sulmuar dy fëmijë duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Më pas, lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy nxënës të tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor. Me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin”, thuhet në raport.

Pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Marketing

Moti sot i vranët, me kushte për mjegull e ngrica

0

Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët, por herë pas here do të ketë intervale të shkurtra me diell.

Sipas IHMK-së, në mëngjes parashikohet mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të jenë nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 6°C deri në 8°C.

Marketing

 

109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

0

 

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila u copëtua në Konferencën e Londrës më 1913.

Isa Boletini u lind në Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtime-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë më 1912.

Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur./KP/.

 

Lirika Deva kualifikohet për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026

0

Skitarja kosovare Lirika Deva ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke plotësuar kriterin bazë për kualifikimin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 në disiplinën e sllallomit.

Ajo ka marrë pjesë në gjashtë gara ndërkombëtare, përfshirë dy garat e fundit në Folgaria, Itali, ku ka mbledhur 85.45 dhe 99.03 pikë, duke e kaluar pragun e kërkuar prej nën 120 pikëve të FIS-it.

Ky sukses e afron Lirikën me një mundësi historike për të përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike, duke demonstruar përkushtimin dhe aftësitë e saj në skijim.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar Federatën e Skiut të Kosovës dhe Lirikën për këtë arritje dhe e ka uruar për vazhdimin e sukseseve në kualifikimet për Kampionatin Botëror Saalbach 2025, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm./PrizrenPress.com/

Marketing

Limaj: Bllaca e Suharekës i thotë PO koalicionit për Kosovën Fituese

0

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pritur nga qytetarë të shumtë në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës.

Nga atje Limaj ka thënë se është koha që Kosovës t’i jepet drejtim për shkak se vendi ndodhet në një udhëkryq.

Sipas Limajt, Kosova ka nevojë për energji pozitive, për punë dhe angazhim të sinqertë.

“Kosova sot ndodhet në një situatë kritike, prandaj vendimi i secilit prej nesh do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen. Vendi është në një udhëkryq dhe tani është koha që t’i japim drejtim të sigurt. Sot, qytetari paguan 107% më shumë për rrymën, ndërsa rreth 570 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, ndërkohë që shëndetësia dhe arsimi po përballen me degradim të thellë, Kosova ka nevojë për energji pozitive, për punë dhe angazhim të sinqertë. Ne nuk bashkohemi për të mundur askënd, por për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Është koha për vepra, dhe vetëm përmes vizionit të përbashkët mund të arrijmë fitore për Kosovën”, thuhet në postimin e tij.

 

Marketing

 

Abdixhiku në Korishë të Prizrenit: LDK-ja dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se pas Gjakovës, është ndalur në fshatin Korishë të Prizrenit.

Ai tha se aty u pritën si asnjëherë më parë dhe shkroi se LDK-ja dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara.

“Pas Gjakovës, u ndalëm në fshatin Korishë të Prizrenit. Edhe aty, u pritëm si asnjëherë më parë. Sa kënaqësi! Në një pjesë të formësimit tim jetësor, kisha vendosur që dy javët e pushimeve verore, t’i kaloja nëpër fshatrat e Kosovës. Korisha ishte njëra ndër ndaljet”.

“Tek familja Ahmeti kisha kaluar dy mbrëmje. Aty kisha kuptuar gjithë historikun e këtij fshati fisnik; sakrificat e tragjeditë! Korisha është simbol i unitetit e ringritjes! Do të ringritemi të gjithë! LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara! Driton e kandidatë, vazhdoni punën e mirë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Marketing

 

“Bëhu Basketbollistja e Vitit si SUPER AULONA!” – Fushata e re e FBK-së

0

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka nisur një kampanjë të re për të inkurajuar vajzat dhe gratë e Kosovës që të përfshihen në basketboll dhe të zhvillojnë talentin e tyre.

Fushata ka për qëllim të promovojë basketbollin femëror dhe të krijojë mundësi për vajzat që duan të shkëlqejnë në sport.

“Basketbolli ofron shumë mundësi për çikat e Kosovës, duke zhvilluar talente të reja e krijuar kampione që janë shembuj për gjeneratat e reja. A don me qenë pjesë e historisë edhe ti?” është mesazhi që përcjell FBK për të nxitur vajzat e reja që të angazhohen në sport.

Kjo fushatë synon të rrisë përfshirjen e vajzave në basketboll dhe të kontribuoni në zhvillimin e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Ylli shkëlqen në Pejë

0

Golden Eagle Ylli i është rikthyer fitoreve, ku nën udhëheqjen e Alesh Pipan arriti fitoren e tretë radhazi në këtë edicion në elitë ndaj Pejës me rezultat 71:83 (18:21, 13:19, 21:25, 19:18), në javën e 18-të të ProCredit Superligës.

Te vendasit, Dardan Berisha shënoi 15 pikë, ndërsa Tristan Ikpe 12, ndërsa te mysafirët Jan Palokaj kishte 20 pikë dhe Lis Shoshi nëntë pikë e tetë kërcime.

Peja ka dhjetë fitore e tetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka tetë fitore e dhjetë humbje.

Marketing

Prizreni shumë i nxehtë për Borën, Bashkimi fiton bindshëm

0
Bashkimi ka mundur Borën me rezultat 94:76 në xhiron e 18-të të Superligës.
Lejson Zeqiri udhëhoqi Arpaxhikët me 21 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, më i miri te Bora ishte Desmond Cambrdige Jr. me 17 pikë.

Marketing