30.7 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 260

Moti për sot i vranët dhe me kushte për riga shiu

0
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeoroligjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3°C deri në 5°C.

Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s. /

Zjarri në një fabrikë në Rahovec, Bytyqi: Dëmi është shumë i madh

0
Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në fshatin Bellacerkë në Rahovec të martën në mëngjes. E të parët që intervenuan zjarrfikësit. I lënduar nga ky zjarr mbeti një person. E në vendin e ngjarjes dolën edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Shkrumb e hi ishte bërë pothuajse e gjithë fabrika e plastikës në Rahovec.Mëngjesin e së martës, gjithçka u kaplua nga zjarri.

Edhe pas disa orësh intervenim nga ana e zjarrfikësve, flakët ishte ende aty.

E me të pranuar informatën, ekipet emergjente të zjarrfikësve dolën menjëherë në teren.

“Kur kanë shkuar zjarrfikësit nuk ka pas zjarre vetëm në një pjesë por ka pas zjarr bukfalisht shumë. Më kanë thirre mua kur e kanë pa se çfarë zjarri, unë i kam angazhua edhe zjarrfikësit e tjerë. Katër kamionët që i kemi i kam nxjerr nga garazha. Kam kërkua ndihmë nga Malisheva, nga Gjakova, nga Prizreni domethënë jemi kanë të gjithë aktiv”, ka deklaruar komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikësve në Rahovec, Sami Boshnjaku.

Ndërsa i lënduar nga ky zjarr mbeti një person, por është në gjendje stabile.

Rastin për televizionin e konfirmoi Sheremet Elezaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë për produkte plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec”, ka deklaruar policia.

E për të parë nga afër të gjithë ngjarjen, doli edhe drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besmire Bytyqi.

“Kjo është një fabrikë e plastikës dhe sipas zjarrfikësve është shumë e zorshme të shuajnë zjarrin në tersi. Zjarri është lokalizuar tani nuk ka ku të shkojë, po e bëjnë punën e tyre për të lokalizuar sa më shumë që është e mundur. Dëmi siç po shihet është një dëme shumë i madh sipas personave zyrtarë që punojnë këtu, mirëpo ende nuk dihet edhe shkaku se nga ka ardhur  zjarri”.

Ndërkaq të dielën ishte përfshirë nga zjarri edhe një qendër tregtare në Suharekë.

 

Sasa Jankovic, trajneri i ri i Bashkimit

0

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar nënshkrimin me trajnerin kroat Sasa Jankovic, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës portokalli dhe zi.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Sasa Jankovic është trajner i ri i skuadrës sonë. Trajneri kroat ka drejtuar gjatë dy viteve të fundit ekipin BC Prievidza në Superligën Sllovake, ku këtë sezon ka garuar në FIBA Europe Cup, në fazën e grupeve. Mirësevjen në familjen portokall e zi, Jankovic!” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Jankovic vjen me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe pritet të sjellë frymë të re për ekipin në sezonin e ardhshëm./PrizrenPress.com/

Marketing

Vijojnë ndërhyrjet restauruese në ndërtesën “Kazerma e vjetër” në Prizren

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar të martën se ndërhyrjet restauruese po zhvillohen me intensitet në ndërtesën “Kazerma e vjetër” në Prizren.

Kjo ministri në rrjetet sociale ka publikuar edhe disa fotografi nga punimet aktuale që po zhvillohen në këtë aset të trashëgimisë kulturore.

“Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike. Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Kazerma e vjetër është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, raporton Telegrafi.

Ndërtesa e Kazermës së vjetër përkatësisht ish-Internati në Prizren me dekada ka qenë e lënë pasdore, me shfrytëzues të paautorizuar, dhe vlerësimet e autoriteteve të trashëgimisë kulturore kanë qenë se në të janë shfaqur probleme që mund ta rrezikonin objektin si tërësi, prandaj dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar projektin e restaurimit.

Kazerma e vjetër sipas shënimeve të QRTK-së është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX. Në kohën e ndërtimit kjo pjesë kishte rëndësi strategjike që vëzhgonte gjithë qytetin. Me largimin e perandorisë Osmane në vitin 1912, ushtria e atëhershme serbe e merr në shfrytëzim kazermën, ndërsa në vitin 1926 bën renovimin dhe përshtatjen e kazermës për nevojat e veta.

Pas Luftës së Dytë Botërore kazermën e merr ushtria jugosllave e cila e shfrytëzon deri në vitin 1962. Më pas ndërtesën e merr qeveria lokale e cila e shfrytëzon si internat – konvikt për nxënësit dhe studentët deri në fund të viteve ‘80 të shekullit XX, kur ndërtohet konvikti i ri pranë shkollës së lartë. Me largimin e studentëve nga kjo ndërtesë aty vendosen familje të ndryshme të internuar dhe të pastrehë. Edhe pas luftës së fundit ndërtesa banohet nga familje të ndryshme skamnore.

Sipas të dhënve të QRTK-së në Prizren kjo ndërtesë ka vlerë historike. /Telegrafi/

Marketing

 

 

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Ambasada e Gjermanisë shqyrtojnë bashkëpunimin për projekte edukative

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, me bashkëpunëtorë ka takuar zyrtarët e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në programin e gjuhës gjermane.

Sipas njoftimit të këtij Universiteti, veçanërisht është biseduar rreth organizimit të aktivitetit “Ditët e Gjuhës Gjermane”, pastaj për mbështetjen për studentët si dhe për mundësitë e reja për projekte edukative, raporton Telegrafi.

Christian Bottcher nga Ambasada e Gjermanisë ka shprehur vlerësimin për përkushtimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në zhvillimin e programeve të gjuhës gjermane, teksa ka theksuar edhe rëndësinë e përforcimit të lidhjeve mes këtij institucioni të arsimit të lartë dhe Ambasadës së Gjermanisë për të promovuar kulturën dhe gjuhën gjermane në Kosovë.

Në anën tjetër, rektori Alishani ka falënderuar zyrtarët e Ambasadës së Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme, dhe njëherësh “ka potencuar rolin e gjuhës gjermane si urë për fuqizimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

“Takimi përfundoi me dakordimin për të vazhduar punën e përbashkët në projekte të reja, të cilat do të përfshijnë studentët dhe stafin akademik në aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor dhe ngritjen e cilësisë së edukimit”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Leci merr drejtimin e Rahovecit

0

Skuadra e Rahovecit, që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë – Grupi A këtë stinor ka emëruar sot trajnerin e ri të ekipit të parë të tyre. Ekipi i vreshtarëve tash e tutje do të punojë nën direktivat e Liridon Lecit.

Ish-futbollisti Leci, që ka pasur një aventurë te Flamurtari dhe te të rinjtë e Ferizajit, ka shprehur besimin e tij për të arritur objektivat që i ka vendosur klubi, ndërsa vetë klubi shpreson që arrijë ato!

“KF Rahoveci prezanton Shtabin teknik të ri për sezonin e ardhshëm, me trajnerin kryesor Liridon Leci në udhëheqje. Liridon Leci, trajneri i ri i KF Rahovecit, ka shprehur besimin e tij se klubi mund të arrijë objektivat e vendosura me punë të palodhur dhe disiplinë. Ai theksoi se përkushtimi dhe angazhimi i lojtarëve do të jenë çelësi i suksesit dhe se me një organizim të mirë dhe trajnim intensiv, ekipi do të arrijë të realizojë aspiratat e klubit. Leci është i vendosur që të sjellë një kulturë të re pune dhe fokus në detaje për të rritur performancën e ekipit”, bëri të ditur ndër të tjera KF Rahoveci.

Rahoveci gjithashtu ka bërë të ditur se si ndihmës i parë i Lecit në pranverë te ekipi i parë do të jetë Emir Rama, kurse Beqir Dodaj do të punojë si trajner i portierëve të ekipit.

Përndryshe, Rahoveci ka kryer vjeshtën në Ligë të Parë – Grupi A në pozitë të parafundit të tabelës (i nënti). Ekipi ka arritur të mbledhë vetëm 7 pikë nga 14 ndeshje, duke regjistruar një fitore të vetme e të tjerat nga barazimet. Pozita e shpëtimit, e teta është me 12 pikë dhe aktualisht është e zënë prej Istogut, ndërsa e fundit në renditje është Mitrovica, që ka 6 pikë dhe është debutuese në Ligë të Parë!

Marketing

 

Ylli emëron Aleš Pipan trajner të ri

0

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar emërimin e trajnerit të ri, Aleš Pipan, një emër i njohur në basketbollin evropian, përcjell PrizrenPress.

Pipan ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke udhëhequr klube prestigjioze si Krka, Union Olimpija, Zlatorog Laško, Zadar, Anwil W?oc?awek, dhe MZT Skopje, si dhe duke shërbyer si trajner i kombëtareve të Sllovenisë, Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mirë se erdhe, Aleš Pipan! Kemi kënaqësinë të prezantojmë trajnerin tonë të ri, një emër i njohur në basketbollin evropian. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Pipan ka udhëhequr klube prestigjioze si Krka, Union Olimpija, Zlatorog Laško, Zadar, Anwil W?oc?awek, MZT Skopje, dhe ka shërbyer si trajner i kombëtareve të Sllovenisë, Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut. I njohur për strategjitë e tij të shkëlqyera dhe aftësinë për të zhvilluar ekipe fitimtare, Pipan sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme dhe një frymë të pathyeshme fitoreje. Filozofia e tij e bazuar në disiplinë dhe bashkëpunim na jep besim të plotë se ai do të jetë udhëheqësi i duhur për ekipin tonë”, thuhet në njoftim të klubit.

KB Golden Eagle Ylli ka shprehur besim të plotë në aftësitë e Pipan dhe është i gatshëm për një sezon të paharrueshëm.

“Le t’i urojmë mirëseardhjen një prej mendjeve më të mëdha të basketbollit dhe të bëhemi gati për një sezon të paharrueshëm!”/PrizrenPress.com/

Marketing

 

Hamza në Suharekë, premton reforma në politikat fiskale

0

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza të martën ka vizituar një kompani të prodhimit të këpucëve në Suharekë. Hamza premtoi reforma në politikat fiskale, ku tha se 30% të linjave të prodhimit të cilat do të investohen si linja të reja, do të subvencionohen.

“Do t’i lirojmë prej pagesës në fitim koorportat dhe bisneset që investojnë më shumë se 500 mijë euro dhe punësojnë mbi 50 punëtorë, si dhe lehtësira të tjera për eksportues”, tha Hamza.

Ai tha se kur ndërmarrësit e kanë gjendjen më të mirë, fitojnë më mirë dhe kësisoj përmirësohen edhe pagat për punëtorët në sektorin privat.

“Jemi për mbështetjen e tyre, për themelimin e Gjykatës së punës dhe themelimin e fondit të papunësisë”, shtoi ai.

Nga Suhareka Hamza premtoi realizim të politikave fiskale e lehtësi në qasje në financa, sipas tij me qëllim të zëvendësimit të importit me rritje të eksportit.

Marketing

 

Këngëtarja Eleni Foureira ‘i vë flakën’ skenës në Greqi

0

Një video është bërë virale në “TikTok” ku shihet këngëtarja greke me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, teksa i vë flakën skenës me një performancë të këngës “Dumlla Da”.

Këngëtarja këndon dhe kercën njëkohësisht, mirëpo arsyeja për të cilën kjo video ka marrë pafund pëlqime dhe komente lidhet me momentin kur këngëtarja gjatë këngës përmend origjinën shqiptare.

E ndërsa teksti i këngës është “Made in Romania” Eleni e transformon duke e thënë “Made in Albania” dhe drejton dorën nga vetja.

Pas këtij veprimi ajo ka marrë mjaft duartrokitje nga publiku i cili ka kuptuar krenarinë që artistja ndjen për origjinën e saj.

Eleni Foureira është një këngëtare greke me origjinë shqiptare. Ajo filloi karrierën e saj muzikore në 2007 si anëtare e grupit grek të vajzave Mystique, duke ndjekur një karrierë solo pasi grupi u shpërbë në 2009. Ajo ka publikuar pesë albume që nga ajo kohë.

Marketing

 

Butrint Bulliqi i bashkohet Prizrenit

0

FC Prizreni ka njoftuar zyrtarisht transferimin e futbollistit Butrint Bulliqi, i cili i bashkohet ekipit nga KF Istogu. Lajmi u bë publik nga klubi, duke theksuar rëndësinë e këtij transferimi.

“Me shumë kënaqësi njoftojmë transferimin e Butrint Bulliqit në skuadrën tonë. Ai vjen nga KF Istogu, ndërsa më parë ka luajtur për KF Prishtinën, KF Flamurtarin dhe KF Phonixin. Butrinti sjell me vete përvojë dhe pasion për lojën, dhe ne jemi të bindur se do të jetë një forcë e madhe për ekipin tonë. Mirë se vjen në FC Prizreni, Butrint! Bashkë drejt sukseseve të reja!” – thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing