1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Vijojnë ndërhyrjet restauruese në ndërtesën “Kazerma e vjetër” në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar të martën se ndërhyrjet restauruese po zhvillohen me intensitet në ndërtesën “Kazerma e vjetër” në Prizren.

Kjo ministri në rrjetet sociale ka publikuar edhe disa fotografi nga punimet aktuale që po zhvillohen në këtë aset të trashëgimisë kulturore.

“Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike. Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Kazerma e vjetër është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, raporton Telegrafi.

Ndërtesa e Kazermës së vjetër përkatësisht ish-Internati në Prizren me dekada ka qenë e lënë pasdore, me shfrytëzues të paautorizuar, dhe vlerësimet e autoriteteve të trashëgimisë kulturore kanë qenë se në të janë shfaqur probleme që mund ta rrezikonin objektin si tërësi, prandaj dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar projektin e restaurimit.

Kazerma e vjetër sipas shënimeve të QRTK-së është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX. Në kohën e ndërtimit kjo pjesë kishte rëndësi strategjike që vëzhgonte gjithë qytetin. Me largimin e perandorisë Osmane në vitin 1912, ushtria e atëhershme serbe e merr në shfrytëzim kazermën, ndërsa në vitin 1926 bën renovimin dhe përshtatjen e kazermës për nevojat e veta.

Pas Luftës së Dytë Botërore kazermën e merr ushtria jugosllave e cila e shfrytëzon deri në vitin 1962. Më pas ndërtesën e merr qeveria lokale e cila e shfrytëzon si internat – konvikt për nxënësit dhe studentët deri në fund të viteve ‘80 të shekullit XX, kur ndërtohet konvikti i ri pranë shkollës së lartë. Me largimin e studentëve nga kjo ndërtesë aty vendosen familje të ndryshme të internuar dhe të pastrehë. Edhe pas luftës së fundit ndërtesa banohet nga familje të ndryshme skamnore.

Sipas të dhënve të QRTK-së në Prizren kjo ndërtesë ka vlerë historike. /Telegrafi/

Marketing

 

 

Më Shumë

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Gjesti lë shtëpinë, niset me urgjencë për spital

Gjesti është larguar përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Kjo pasi Gerta Gixhari gjatë festës në shtëpi i hedh dy herë alkool Gjestit...

Krijimi

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit