24.9 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 4564

Vdes 31-vjeçari në spitalin e Beratit, familjarët akuzojnë mjeken

0

Një 31-vjeçar ka humbur jetën dje, në spitalin e Beratit. Marinel Veleshnja ndërroi jetë, 30 minuta pasi kishte mbërritur në Urgjencën e këtij spitali.

Familjarët e ti kanë akuzuar sot mjeken Arjloa Xheblati për “mjekim të pakujdesshëm”, për të cilën tashmë ka nisur proçedimi penal.

Burime të brendshme të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëjnë me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët, efektivët e policisë kanë sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe e kanë dërguar çështjen për ndjekje penale në organin e akuzës së rrethit të Beratit.

Nga Prokuroria konfirmohet se dosja në ngarkim të mjekes ka mbërritur në këtë institucion dhe do fillojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mjekja e repartit të Urgjencës, 29-vjeçarja Arjola Xheblati, akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” gjatë kryerjes së ushtrimit të profesionit të saj.

Në lidhje me këtë vdekje, drejtuesit e Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se viktima ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jetike.

Mbahet tryeza ‘Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme’

0

Historianë nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur të enjten, në Institutin Albanologjik të Prishtinë për ndriçimin e rrethanave, problemeve dhe sfidave me të cilat u ballafaquan shqiptarët që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot.

Ishte ky qëllimi që shtyri Degën e Historisë së IAP-së për të organizuar tryezën shkencore “Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme” që u mbajt gjatë ditës së sotme në këtë institut.

Historianët shqiptarë që morën pjesë në këtë tryezë vunë në pah lëvizjet nacionaliste shqiptare, sidomos nga Lidhja e Prizrenin dhe këtej.

Sipas kolaudimeve që dolën nga tryeza, shqiptarë janë përballur me rreziqe dhe luftëra të ashpra, por që fryma nacionalistë kishe ardhur gjithnjë duke u forcuar deri në ditët e sotme.

Në kumtesën e tij, “Infiltrimi rus në Ballkan dhe shqiptarët”, historiani, Pëllumb Xhufi ka potencuar se infiltrimet ruse në Ballkan filluan të intensifikoheshin pas epërsisë dhe fitoreve të ushtrisë cariste në dëm të ushtrisë osmanen, dhe ky ndikim sipas tij, me përjashtim është zhvilluar në dëm të shqiptarëve.

Sipas tij, pavarësisht një bashkëpunimi që të shkurtër që patën shqiptarë, kryesisht të besimi ortodoks me Rusinë cariste dhe shpresën se ajo do të ndihmojë kauzën shqiptare, Rusia Cariste, historikisht deri në ditë e sotme është rreshtuar përkrah shteteve ballkanike ortodokse.

Me kumtesa në këtë tryezë u prezantuar edhe Sabile Keçmezi Basha me kumtesën, “Karakteri kombëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit”; Nehat Krasniqi me temën “Reformat shtetërore osmane dhe nacionalizmi shqiptar në gjysmën e parë të shek. XIX”; Ledia Dushku me ‘Ismail Qemal Vlora dhe promemorja dërguar Riciotto Garibaldit, më 1903”.

Po ashtu me kumtesa në këtë tryezë u prezantuan edhe Sonila Boçi me kumtesën “Çështja shqiptare në diskursin politik shqiptar të viteve 1942-1945”; Lulzim Mjeku më kumtesën “Identiteti kombëtar shqiptar si proces kulture, si identitet i gjuhës dhe idesë”; Armend Mehmeti me kumtesën “Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919-1939”, dhe Memli Krasniqi me “Shqiptarët ndërmjet lindjes dhe perëndimit”.

Fillon procesi gjyqësor, çerdhja ‘gyleniste’ e ‘Mehmet Akif’ ka paditur Komunën e Prizrenit

0

Seanca përgatitore sipas padisë së çerdhes ”Yllka” ndaj të paditurës Komuna e Prizrenit, ka nisur sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Përfaqësuesit e paditëses avokat Urim Vokshi dhe avokat Leutrim Syla, prezantuan në seancën e sotme qëndrimet e tyre rreth padisë, ndërsa për Komunën e Prizrenit nuk u paraqit askush.

Avokatët e palës paditëse propozuan që shqyrtimi të vazhdojë edhe pa prezencën e përfaqësuesit nga Komuna e Prizrenit.

Avokati Urim Vokshi deklaroi se ”…ngelim në tërësi si pranë padisë për pengim posedim, dhe kërkojmë nga Komuna e Prizrenit, që të mundësohet shfrytëzimi dhe posedimi i papenguar i pronës dhe i objektit, për çka në vitin 2010 është nënshkruar një kontratë ndërmjet palëve për shfrytëzimin e objekti me kohë 20+10 vite”.

Më tutje avokati i propozoi gjykatës provat nga ana e tyre që duhet të administrohen dhe të analizohen për të ardhur deri te vendosja e çështjes.

Gjykatësi i rastit Atdhe Berisha, i aprovoi shumicën e provave të propozuara, pos disa kërkesave që nuk kishin relevancë me çështjen.

Shqyrtimit kryesor u caktua me datë 13 nëntor.

Çerdhja Yllka përmes një komunikate kishte njoftuar se kishin pranuar një aktvendim nga Gjykata Themelore në Prizren për masë mbrojtëse të përkohshme karshi këtij objekti nga Komuna e Prizrenit për mos mbylljen e kësaj çerdhe.

Ky institucion përmes njoftimit kishin deklaruar se besojnë në drejtësinë në Kosovë dhe në këmbënguljen e tyre.

Ndryshe me datë 20 gusht zyrtarë komunal nga Komuna e Prizrenit kishin kërkuar mbylljen e menjëhershme të çerdhes, e cila vepron në kuadër të kolegjit “Mehmet Akif”.

Inspektorati i Komunës së Prizrenit kishin kërkuar që të lirohet objekti i çerdhes dhe shkollës fillore “Yllka” në këtë komunë, e cila vepron në kuadër të Kolegjit “Mehmet Akif”.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skender Susuri për KALLXO.com e kishte konfirmuar se kryetari Mytaher Haskuka dhe Drejtoria e Administratës kanë marrë vendim për lirimin e objektit të kopshtit dhe shkollës “Yllka”.

“Kjo nuk ka të bëjë me Drejtorinë Komunale për Arsim, është një vendim të cilin e ka marrë kryetari i Komunës në konsultim me drejtorin e Administratës. Sepse ajo çerdhe i ka mbi 10 vite që nuk menaxhohet nga Drejtoria Komunale për Arsim. Ata kanë pasur një marrëveshje në vitin 2007 mes Administratës komunale, kryetari të komunës dhe menaxhmentit të çerdhes sepse s’kanë mund me mbulu me buxhet atë dhe ka kaluar në partneritet publiko-privat. Me sa e di unë pastaj ia kanë dhënë Mehmet Akifit. Marrëveshjet mes tyre nuk janë përmbajtur”, tha Susuri./kallxo.com/

Aksident në rrugën Krajk-Gjonaj të Hasit(Foto)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Krajk- Gjonaj të Hasit.

Raportohet se dy persona janë lënduar. /PrizrePress.com/

 

Trumpi “do ta nxjerrë ushtrinë” për ta mbrojtur kufirin amerikan

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë të enjten se ai “do ta nxjerrë ushtrinë” për ta mbrojtur kufirin amerikan, teksa karvani i migrantëve amerikano-qendrorë e ka vazhduar rrugëtimin nga Meksika drejt SHBA-së. Sidoqoftë, presidenti amerikan nuk ka dhënë detaje tjera.

“Do ta nxjerr ushtrinë për këtë Emergjencë Kombëtare. Ata do të ndalen!”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter”, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk u janë përgjigjur kërkesës për koment rreth angazhimit të mundshëm të ushtrisë kundër migrantëve.

Rahovec: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për sulm ndaj zyrtarit policor

0

I akuzuari për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Faredin Cena, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, duke shtuar se ai nuk e ka kryer këtë vepër penale.

I akuzuari deklaroi se ato që thuhen në aktakuzë nuk janë të vërteta, duke mohuar ta ketë goditur të dëmtuarin Afrim Cena.

Ai ka thënë se kishte shkuar vetëm për të sqaruar se pse ishte bastisur makina e tij.

“Pasi që më kanë futur në stacion pesë-gjashtë prej policë kanë filluar të më godasin edhe pse unë i kam pas duart e lidhura”, ka thënë i akuzuari, duke shtuar se gjatë seancës së shqyrtimit kryesor dëshiron të ballafaqohet me të dëmtuarin.

Gjykatësi Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palës mbi fajësinë, tha se për seancën e radhës palët do të ftohen me ftesa të rregullta.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur më 20 qershor 2014, Faredin Cena akuzohet se në stacionin policor në Rahovec ka sulmuar personin zyrtar, policin Afrim Cena pasi që ishte i nervozuar që policia kishin kontrolluar veturën e tij.

Sipas aktakuzës, ai më 10 shtator 2012 rreth orës 15:45, nën ndikim të alkoolit shkon në stacionin policor ku fillimisht i ofendon policët me fjalët “o majmun, kush janë ata majmun që bëjnë kontrollin e automjetit tim e unë nuk lejoj të bëhet një kontrollim i automjetit”.

Në aktakuzë thuhet se në momentin që i dëmtuari Afrim Cena me qëllim të qetësimit i tërheq vërejtjen i akuzuari e sulmon fizikisht dhe e godet me grusht në nofull, e nga goditja i dëmtuari pëson lëndime të lehta trupore.

Dyfytyrësia e BE-së!

0

FAIK Krasniqi

Duhet lobim i madh në ditët dhe javët në vijim, në disa shtete të mëdha e të fuqishme në BE, të cilët akoma nuk janë të gatshme për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Nëse deri në fund të këtij viti nuk do të ketë një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave të BE-së për liberalizim të vizave, do të ngelemi të izoluar përjetësisht, edhe nëse ndërrohen pushtetet tek ne. Arsyet janë të shumta.

Ndërrohen qeveritë në shtetet e BE-së, ndryshon qasja ndaj neve, sepse forcat e ekstremit të djathtë janë forcuar në masë të madhe. Gjithmonë do ketë arsyetime nga ana e BE-së. Kështu është kur e krijon përshtypjen se me të vërtetë ke krijuar shtet, kurse në fakt nuk je asgjë tjetër veçse një krijesë eksperimentale.

Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në BE nuk ka të bëj as me korrupsion, as me krim të organizuar dhe me asgjë tjetër. Bullgaria dhe Rumania janë anëtare të BE-së, dhe janë shumë keq se ne sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. S’po flasim për fqinjët përreth që janë akoma më keq se ne në atë aspekt, dhe tash e 10 vite lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Ukraina tash e sa vite janë në luftë, një shtet me rreth 50 milion banorë. Moldavia dhe Gjeorgjia shumë herë më të varfëra dhe më të korruptuar se ne, kurse qytetarët e këtyre shteteve lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Nëse arsyetimi i tyre është që 2 milion qytetarë të Kosovës do ju krijojnë problem, atëherë është arsyetim banal dhe puro politik.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk do të shkojë azil në asnjë vend të BE-së. Shumica do ta përdorin lëvizjen e lirë për turizëm, dhe një pjesë e madhe për t’i vizituar familjarët në shtetet e BE-së. Por edhe ata që do e lëshojnë Kosovën, do shkojnë për të gjetur ndonjë punë në shtetet ku ekziston ligji i punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor ose për të studiuar.

Nëse BE-ja e ka seriozisht që në Kosovë duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, atëherë duhet t’i izolojë politikanët që janë përgjegjës për këtë gjë e jo t’i ndëshkojnë qytetarët e Kosovës. Dhe jo të përdorë standarte të dyfishta me 2 milionë qytetarë të Kosovës, sepse këto standarte të dyfishta nuk i ka përdorur me qytetarët e asnjë shteti ku qytetarët e tyre gëzojnë lëvizjen e lirë. Siç po shihet problemi i BE-së nuk janë politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar të Kosovës, por as të vendeve të lartëcekura, por ata kanë problem me 2 milion shqiptarë të Kosovës.

Komuna e Prizrenit do t’i përmirësojë shenjëzimet e gabuara të monumenteve

0

Monumentet kulturore e historike në Prizren, ekzekutivi komunal i konsideron vlerë planetare. Mirëpo së fundmi nuk ka treguar përkushtimin e duhur për saktësinë në tabelat informuese, që duhet t’i orientojnë vizitorët e huaj te këto monumente. Si rrjedhojë në pikat hyrëse të qytetit janë vendosur tabelat informuese me gabime të ndryshme. Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë pranuar se gjatë zbatimit të projektit ka pasur lëshime dhe kanë theksuar se i kanë adresuar vërejtjet te operatori përkatës për përmirësimin e gabimeve.

Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Krenare Koqi, ka theksuar se realizimi i projektit për tabelat informuese i ka pasur sfidat e veta, për shkak të mungesës së rregullores për shenjëzimin e monumenteve historike brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

“Besoj se në ditët në vazhdim do të përmirësohen, sepse janë gabime që nuk duhet të jenë të qëndrueshme, janë gabime që mund të ndodhin gjatë punimeve, por duhet të përmirësohen patjetër”, ka thënë Koqi. Sipas saj, reagimi në këtë rast është bërë dhe është dërguar vërejtja me shkrim te operatori. “Janë në fazën e rregullimit të gabimeve të shtypit”, ka deklaruar ajo

Shtylla elektrike nxit ankesa në Prizren

0

Gani Zogaj, banor i Prizrenit po ankohet për një shtyllë elektrike afër shtëpisë së tij që sipas tij paraqet rrezik për jetesë.

Zogaj tha se ka kohë që ka problem me shtyllën elektrike, e cila sipas tij po e rrezikon qëndrimin në shtëpi edhe pse ai jeton përkohësisht në Kosovë.

Lidhur me këtë problem, Zogaj tha se e ka paditur KEDS-in.

“Kam bo disa herë kërkesë, por nuk kam marrë përgjigje, e kam marrë tash një avokat tu mendu që ai më kryen punë, por edhe ai nuk më ka kthyer përgjigje, padinë ma ka dërgu përmes telefonit, nuk më ka thirrë me shku me marrë”, tha Zogaj.

Zogaj tha se kjo shtyllë elektrike po i shkakton probleme edhe me fqinjtë.

Këtë padi Zogaj e ka bërë para dy vitesh dhe prej atëherë po vazhdon ta ketë problemin ende.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha për Kallxo.com se kjo padi nuk ka shkuar te pala e paditur, që në këtë rast është KEDS në Prizren.

“KEDS nuk ka pranuar asnjë vendim të gjykatës qe ju i referoheni për rastin në fjalë. Madje, lidhur me këtë rast gjykata nuk ka vepruar ende, pasi që neve si palë e paditur nuk na ka arritur as padia në fjalë. Prandaj nuk ka as vendim meritor nga gjykata në fjalë”, tha Buzhala për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar me Gjykatën Themelore në Prizren, ku sipas zëdhënëses së gjykatës kjo padi ka shkuar në gjykatë dhe është në proces.

“Kjo lëndë është në punë, është në proces” ka thënë Afërdita Kicaj, zëdhënësja e gjykatës në Prizren për KALLXO.com.

Avokati i Gani Zogajt, Nexhat Elshani tha se KEDS nuk po e pranon padinë me arsyen se shtëpia e Zogajt është ndërtuar pasi që KEDS ka vendosur aty shtyllën.

“Rasti është në procedurë dhe jam duke u munduar vet për këtë proces, KEDS nuk po e pranon padinë, as nuk po don me dhanë dëmshpërblim as me e heq shtyllën dhe tash jam duke u marrë personalisht me këtë, pasi që edhe ju më keni telefonuar kam vendosur të merrem vet”, tha Elshani për KALLXO.com.

Martial kërkon t’i rritet rroga me kontratën e re

0

Anthony Martial mund të largohet nga Manchester United me skadimin e kontratës aktuale.

Bisedimet për kontratën e re mes francezit dhe Djajve të Kuq mund të dështojnë, shkruan DailyStar, përcjell Klan Kosova.

Martial sipas përfaqësuesve të tij është duke kërkuar së paku 150 mijë funta në javë me marrëveshjen.