8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rahovec: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për sulm ndaj zyrtarit policor

I akuzuari për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Faredin Cena, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, duke shtuar se ai nuk e ka kryer këtë vepër penale.

I akuzuari deklaroi se ato që thuhen në aktakuzë nuk janë të vërteta, duke mohuar ta ketë goditur të dëmtuarin Afrim Cena.

Ai ka thënë se kishte shkuar vetëm për të sqaruar se pse ishte bastisur makina e tij.

“Pasi që më kanë futur në stacion pesë-gjashtë prej policë kanë filluar të më godasin edhe pse unë i kam pas duart e lidhura”, ka thënë i akuzuari, duke shtuar se gjatë seancës së shqyrtimit kryesor dëshiron të ballafaqohet me të dëmtuarin.

Gjykatësi Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palës mbi fajësinë, tha se për seancën e radhës palët do të ftohen me ftesa të rregullta.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur më 20 qershor 2014, Faredin Cena akuzohet se në stacionin policor në Rahovec ka sulmuar personin zyrtar, policin Afrim Cena pasi që ishte i nervozuar që policia kishin kontrolluar veturën e tij.

Sipas aktakuzës, ai më 10 shtator 2012 rreth orës 15:45, nën ndikim të alkoolit shkon në stacionin policor ku fillimisht i ofendon policët me fjalët “o majmun, kush janë ata majmun që bëjnë kontrollin e automjetit tim e unë nuk lejoj të bëhet një kontrollim i automjetit”.

Në aktakuzë thuhet se në momentin që i dëmtuari Afrim Cena me qëllim të qetësimit i tërheq vërejtjen i akuzuari e sulmon fizikisht dhe e godet me grusht në nofull, e nga goditja i dëmtuari pëson lëndime të lehta trupore.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit