Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë, britaniku Tyson Fury dhe amerikani Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojnë për titullin kampion bote që mbahet nga ky i fundit, kanë mbajtur një tjetër konferencë për medie, për të promovuar këtë event të rëndësishëm të sportit të dorezave.
Pas spektaklit që dhuruan ditë më parë në Londër dhe New Yourk, ku pati edhe tension e shtyrje mes dy sportistëve, ata sot ishin sërish “face to face” e sërish nuk mungoi tensioni.
Sigurimi është dashur të ndërhyjë për të ndarë boksierët Wilder e Fury në konferencën e radhës për media, para duelit të tyre me 1 dhjetor.
Boksierët filluan me spektakël fjalësh që për pak ka mundur të shndërrohej në një duel boksi jashtë ringut. /Insporti.com/
U priten me lule e gëzim të papërshkruar kur hyn në Prizren para 19 vjetësh.
E pas gati dy dekadave trupat gjermane po e mbyllin kampin e tyre në këtë qytet dhe po largohen, njofton Klan Kosova.
Edhe sot kur ky kontingjent i ushtarëve të KFOR defiloi nëpër shatërvan, qindra prizrenas dolën në rrugë për ti përshendetur ushtarët që ua sollën lirinë.
Ligështohem te gërmadhat e një rrënoje
mbuluar me bar të egër shkurre e hithra
zëri i ëmbël i gjyshes kumbon në kopshtin erëmirë
gjyshi hijeshi e rrallë prej burri të fismë plisbardh
dremit në karrigen e tij të preferuar
në atë që dikur quhej shtëpi.
Merimangat kanë qëndisur rrjeta të panumërta
mbi hijen e kujtimeve të vagullta të të gjallëve për të vdekurit
që u fikën në të mbramen strehë
në vendin që dikur e njihja si shtëpi
s;ndihet dashnia e nanës as era e babës
aroma e bukës së pjekur në furrë
zërat e gëzuar të fëmijëve trazovaq
Gjurmët e vegjëlisë ngjasojnë të lashta sa origjina e yjeve
zëri i gjyshes si të ishte mbytur në varrezat e faraonëve
plisi i gjyshit mustaqebardhë objekt muzeal
nëna e babai në albume fotografish të ri e të lumtur
aktor si në telenovelat braziliane
fëmijët duke krijuar tregimet e tyre për jetën
e shtëpia e fëmijërisë si ishulli Kurrkund i Piter Panit
përherë e njejta përherë e gjallë në kujtesë
e në legjendat urbane që i besojnë akoma fëmijët e mi.
Mobilizimi i banorëve për një ambient më të mirë Rrallëherë në vendin tonë mund të gjendet një shtrat i lumit pa mbeturina, sikurse kjo e fshatit Korishë.
Banorët kujdesin për ambientin e kanë në rend të parë dhe këtë kanë arritur ta bëjnë duke u vetorganizuar.
Fshati ndahet në dy lagje, ajo e gurit dhe e Zenelit, të cilat në formë natyrore ndahen me lumin e fshatit. Këtu, çdo kënd është i mirëmbajtur, madje as shportat e mbeturinave nuk mungojnë.
Abaz Bobaj, kryetari i Bashkësisë së fshatit tregon organizimin që kanë arritur ta bëjnë tash e 10 vjet me disa punëtorë, të cilët janë angazhuar dhe paguhen nga vetë banorët e Korishës. Çdo shtëpi paguan në muaj nga 3 euro për pagesën, pra gjithsej rreth 250 euro secilit nga katër punëtorët, të cilët mirëmbajnë rrugët, kujdesen për mbeturinat, mirëmbajtjen e varrezave, e punë të tjera për të cilat ka nevojë fshati.
Megjithatë, pagesa nuk është e obliguar apo e kushtëzuar në ndonjë formë për banorët dhe ka raste kur disa shtëpi nuk paguajnë për këtë vetorganizim. Ndonëse ka raste kur dhe shfaqen pengesa financiare, kërkesat e fshatit siç duket, kanë arritur t’i përmbushin me këtë numër të punëtorëve.
Korisha ka rreth 6000 banorë me rreth 900 shtëpi, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve ndodhen në mërgim, të cilët japin kontribut të jashtëzakonshëm që Korisha të ketë ambient të pastër.
Vullneti i banorëve të fshatit Korishë nuk ndalet vetëm me mirëmbajtjen e vendit ku jetojnë. Ata shpeshherë iniciojnë edhe aktivitete humanitare për familjet në nevojë.
Cristiano Ronaldo nuk do të luajë për kombëtaren e Portugalisë deri në vitin 2019, pasi që ka kërkuar të lihet jashtë gjatë dy ndeshjeve të ardhshme.
Super ylli i Juventusit është ende duke u përshtatur në një mjedis të ri në Itali dhe thjeshtë dëshiron të përqendrohet në çështjet e brendshme për një të ardhme të afërt
Një grua është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e një personi në automjetin e tij gjatë muajit gusht në Lladrovc të Malishevës.
“Me datën 4 gusht 2018, në fshatin Lladrovc të Malishevës është gjetur trupi i pajetë i viktimës S. B. 57 vjeçar. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Kjo vrasje ishte enigmatike dhe Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka marrë një seri veprimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Më 18 shtator Policia kishte arrestuar një person si të dyshuar, por pas vazhdimit të hetimeve, në bazë të provave, është arrestuar N.RR, 51-vjeçare si e dyshuar për vrasjen e tij.
Po ashtu në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Në bazë të propozimit të komisioneres së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Arta Agani, njëherësh drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut, që do të mbahet në vitin 2019, nga 11 maj deri më 24 nëntor.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se prezantimi i Kosovës në këtë ngjarje përmes Alban Mujës, është tejet i rëndësishëm dhe Kosova do të ketë një prezantim të suksesshëm në këtë edicion të vitit të ardhshëm.
Ministri po ashtu tha se e vlerëson pjesëmarrjen e Alban Mujës në ekspozita dhe festivale të ndryshme jashtë vendit.
“Artisti Alban Muja, i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emër i afirmuar edhe në skenën botërore të artit. Puna e Mujës është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo”, tha ministri mes tjerash Gashi.
Udhëheqja e KF Bashkimit nuk po pajtohet assesi me vendimin e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka hapur një procedurë disiplinore për shkak të lëshimeve të organizimit të ndeshjes së xhiros së gjashtë në Ligën e Parë ndërmjet, KF Bashkimit dhe Besës.
Në një prononcim për Kallxo.com, drejtori i klubit të KF Bashkimit, Arsim Rapuca ka thënë se nuk qëndrojnë ato se çka janë shkruar nga Komisioni Displinor, ku thuhet që gjyqtarit kryesor të ndeshjes Bajram Gashi i janë shpuar gomat e veturës dhe i është gërvishur vetura.
Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Bashkimit dhe Besës së Pejës, e cila u zhvillua të dielën ku mbaroi me rezultatin 2-2, tifozët vendas të frustruar me referimin e gjyqtarit kryesor Bajram Gashi pas përfundimit të ndeshjes kanë tentuar që ta sulmojnë këtë të fundit, por Policia dhe zyrtarët e klubit të Bashkimit e kanë parandaluar këtë.
Ndërsa në bazë të shënimeve në protokoll, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore për skuadrën e KF Bashkimit deri në vendimin final.
Po ashtu Komisioni i ka dënuar dy lojtarë, Patriot Fazliun për të gjitha ndeshjet zyrtare e kanë dënuar deri në vendimin përfundimtar, pasi sipas komisionit disiplinor ai i ka nxitur tifozët që ta sulmojnë gjyqtarin e ndeshjes, ndërsa Altin Basha është dënuar me tri ndeshje mos lojë për shkak të ndëshikimit me karton të kuq.
“Pasi ka dalur të vetura e kam përcjellur unë në mënyrë të rregullt, ka hyp në vetur bashkë me delegatët, e kanë përcjell policia, as nuk e ka njoftuar policinë se iu ka shpuar goma apo iu ka gërvishur automobili. Prej parkimit tanë vetura ka dal në mënyrë të rregullt, ato që thuhen nga FFK-ja nuk është e vërtetë, pra i cilësojmë si të pa vërteta”, ka vazhduar të tregoj Rapuca për KALLXO.com.
Drejtori i KF Bashkimit, Arsim Rapuca
Rapuca akuzon referin Bajram Gashi se referimi nga ai ka qenë i anuar pas fillimit të pjesës së dytë, pasi sipas tij Gashi i ka provokuar lojtarët e Bashkimit tërë kohën vetëm që t’i ndëshkojë me karton të kuq dhe ia ka arritur qëllimit.
“Ne kemi qenë duke e mundur Besen 2-0 në pjesën e parë edhe e kemi dominuar me lojë kemi mundur me ja dhanë 3-4 gola. Tasht janë ndij do zëra që dikush nga përfaqësuesit e Besës e ka ftuar dikë në telefon dhe i ka thënë thirre Bajramin se i kemi keq punët se jemi duke humbur. Pjesa e dytë e referimit ka ndërruar totalisht nga referi Bajram Gashi, duke i fyer lojtarët tanë gjatë lojës vetëm për t’i nxitur ata për të marrë karton të kuq dhe ka ardhë momenti kur e ka ndëshkuar me karton të kuq lojtarin tanë për arsye banale”, ka thënë ai për Kallxo.com.
Drejtori i KF Bashkimit, Arsim Rapuca e pranon se tifozët atë ditë kanë qenë të revolutuar dhe kanë tentuar ta sulmojnë referin Gashi pas lojës, por thotë se këtë gjë e kanë parandaluar me sukses.
Tutje ai shton se gjyqtari Gashi duke hyrë në zhveshtore i ka fyer tifozët me fjalë banale.
“Disa prej tifozëve të revoltuar kanë tentuar ta sulmojnë referin Gashi pas lojes, por ne e kemi parandaluar dhe kanë hyrë të sigurt ne zhveshtore nën mbrojtjen tanë. Bajrami duke hyrë në zhveshtore i ka fyer goxha rënd tifozët me fjalë banale, këtë nuk mundet me e mohu pasi shoki i vet i tha atë ditë që ka gabuar që i ka fyer tifozët”, ka thënë ai.
Krejt në fund Rapuca i ka komentuar edhe dënimet e dy lojtarëve. Sipas tij dënimi i Altin Bashës cilësohet si i rregullt, por për dënimin e Patriot Fazliut nuk ka fakte.
“Dënimi i Altin Bashës është në rregull, është dënuar e ka fyer ajo është në rregull. Për dënimin e Patriot Fazliut nuk ka fakte, nuk mundet me thanë sepse u mbyll protokolli, tani pasi është kryer ndeshja e kanë futur djalin në sene të padrejta, pasi nuk është e vërtetë që ai i ka nxitur tifozët për ta sulmuar referin. Nesër kemi me e dërguar raportin në FFK, pasi deri më 4 tetor kemi afat me e dërguar”, ka përfunduar Drejtori i KF Bashkimit për Kallxo.com.
Ani pse jemi pranuar për më shumë se dy vite në UEFA dhe FIFA, në tribuna dhe në fushat e blerta të futbollit kosovar ende po ndodhin gjëra të cilat po ia dëmtojnë imazhit sportit më të dashur nga kosovarët.
Të dielën e kaluar u raportua dhe u publikua një video ku shihen tifozët e skuadrës së KF Bashkimit nga Koretini duke tentuar ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes Bajram Gashi.
Dënimi për KF Bashkimin ka ardhur për lojtarin Patriot Fazliu i cili është pezulluar pa të drejte loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës dhe vendimin përfundimtar të komisionit. Gjithashtu nga komisioni disiplinor kërkohet deklarata plotësuese nga ana e lojtarit.
Fazliu sipas komisionit displinor është denuar për arsye se ka bërë nxitje dhe shtyrje të tifozërisë nikoqire për të sulmuar zyrtarët e takimit pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Bashkimit dhe Besës.
Po ashtu edhe lojtari Altin Basha është dënuar me tri ndeshje mos lojë pasi është dënuar me karton të kuq të dielën.
Dukagjin Zefi nga Komisioni Displinor thotë se duhet të kompletohet komplet lënda për të dhënë një konstatim të plotë. Ai shtoi se janë duke pritur deklaratat shtesë nga KF Bashkimi, vëzhguesi i ndeshjes dhe referi Bajram Gashi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga Thomas Richard Silberhorn, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, sekretare shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, përfaqësues të Bundestagut dhe përfaqësues të Bundeswehr-it, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, me theks zhvillimin ekonomik.
Pas takimit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media, falënderoi përfaqësuesit e delegacionit të lartë gjerman për vizitën, duke theksuar se kjo është një dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritet të mirë që ka Kosova me shtetin gjerman.
“Është me rëndësi se kjo vizitë ndodh në vigjilje, me rastin e ditës së unifikimit të Gjermanisë. Unifikimi i Gjermanisë është përjetuar si një festë edhe në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën, edhe sot është festë. Ne e kemi për nder që ta festojmë ditën e unifikimit të Gjermanisë me mysafirët e nderuar, njëkohësisht me të gjithë gjermanët që shërbejnë në Kosovë, qofshin ushtarë, qofshin civilë”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se nga sot prania gjermane ushtarake gjermane dhe kampi ushtarak gjerman në Prizren, kalon në prani ekonomike, kampi ushtarak i Bundeswehrit në Prizren kthehet dhe fillon si procedurë në një Park Inovativ Trajnues Biznesi.
“Mund t’ju them se jemi optimistë që do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Gjermani. Dua t’ju them se Gjermania dhe ushtarët e Gjermanisë e kanë kryer me sukses punën. Flamuri i tyre, flamuri gjerman do të mbetet lartë përgjithmonë në Kosovë, për shërbimin që e kanë bërë me nder, burra dhe gra të Gjermanisë në Kosovë në uniformën gjermane”, tha kryeministri Haradinaj, dhe veçoi faktin se gjermanët do të vazhdojnë të jenë prezentë në misionin e KFOR-it, mirëpo prania ushtarake në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike.
Ndërkaq, Thomas Richard Silberhorn, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që të kalojnë përgjegjësitë tek kosovarët dhe të dorëzojnë instrumentet ushtarake në instrumente civile dhe në rritjen ekonomike për gjeneratat e ardhshme në Kosovë.
“Është privilegj për ne, që t’i tregojmë publikut në Kosovë, por edhe më tej, edhe në Gjermani, se aktiviteti jonë ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm në atë mënyrë që kemi kontribuar në stabilitetin, i cili ofron bazën për rritjen ekonomike në aspektin civil”, tha Richard Silberhorn, duke shtuar se ushtarët e ushtrisë gjermane kanë dhënë jetën në Kosovë, sikurse shumë familje kosovare, në frymën dhe sakrificën e të cilëve po krijohet stabiliteti, paqja dhe prosperiteti për gjeneratat e ardhshme.
Maria Flachsbarth, sekretare shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, tha se dita e bashkimit të Gjermanisë bazohet në integrimin evropian, bazohet në takimin me nivel të njëjtë të shteteve që na rrethojnë dhe në atë se çka kemi arritur së bashku këtu në Kosovë.
“Kjo është një ditë historike, që e kalojmë kampin nga shfrytëzimi ushtarak në shfrytëzim civil dhe se kjo përfaqëson rrjetin e politikës së jashtme gjermane, ku në njërën anë krijojmë një gjendje të sigurt, stabile, ndërsa në anën tjetër, një ndihmë në zhvillim dhe në fund mund të krijohet një bashkëpunim zhvillimor”, tha sekretarja e shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, duke shtuar se gjeneratave të reja është e nevojshme t’ju ofrohet perspektivë në shkollimin profesional dhe në suksesin e punës.
Ajo më tutje tha se në Kosovë ka parë një potencial shumë të madh, sidomos në fushën e teknologjisë informative dhe për këtë është e kënaqur që Qeveria e Kosovës merr përsipër kampin ushtarak si një Park Trajnues dhe Inovativ.
“Kam kënaqësinë që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë së bashku, do ta udhëheqin këtë park trajnues edhe në të ardhmen”, tha Maria Flachsbarth.
Delegacioni i lartë nga Gjermania po e viziton Kosovën në kuadër të shënimit zyrtarë të ditës së ribashkimit të Gjermanisë dhe pranim dorëzimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane.
Gjatë ditës Kryeministri Haradinaj së bashku me Delegacionin Gjerman do të jenë pjesë e manifestimit zyrtar në Prizren. /Telegrafi/
I akuzuari për lëndim të lehtë trupor, Mahmut Hoxhaj, është deklaruar i pafajshëm, të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.
Në seancën fillestare, i akuzuari Hoxhaj është deklaruar se nuk ndihet fajtor për veprën penale që i është vënë në barrë.
Ndërsa, për të akuzuarin, Albert Hoxhaj, gjyqtari i vetëm gjykues, Lulzim Paqarizi ka marrë aktvendim që të veçohet procedura penale, pas propozimit të prokurorit të shtetit Ismet Tofaj, me arsye se në bazë të verifikimit të vendndodhjes së tij, nga Stacioni Policor në Malishevë, i njëjti gjendet jashtë vendit, përkatësisht në Itali.
Kurse, i akuzuari Mahmut Hoxhaj, mbrojtësi i tij, avokati Faik Morina e mbështesin propozimin e prokurorit të shtetit Ismet Tofaj, që procedura penale të zhvillohet ndaras nga i akuzuari Albert Hoxhaj.
Gjykatësi Paqarizi, ka udhëzuar të akuzuarin Hoxhaj për të drejtën e tij për të paraqitur kundërshtimet e provave dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës, për të cilat gjykata do të marrë aktvendim brenda afatit të caktuar ligjor.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 8 nëntor 2018, në ora 14:30.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur 25 prill 2016, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Albert dhe Mahmut Hoxhaj akuzohen se më 08 dhjetor 2015 në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Ardit Kryeziu, doktor në Shtëpinë e Shëndetit në Kijevë.
Bazuar në aktakuzë, të akuzuarit Hoxhaj duke u koordinuar në mes vete, e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin Kryeziu në vendin e tij të punës, duke e goditur me mjet të fortë metali në krahun e djathtë dhe në shpinë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme.
Në vazhdim të aktakuzës thuhet, se lëndimet ë përshkruara në dispozitiv të aktakuzës i ka konstatuar, Dr. Naim Uka, ekspert mjekoligjor, përmes Akt Ekspertimit Mjekoligjor të datës 07.03.2016.
Me këtë, të akuzuarit Albert Hoxhaj dhe Mahmut Hoxhaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” të paraparë me nenin 188, paragraf 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./betimiperdrejtesi/