Alban Muja prezanton Kosovën në Bienalen e Venedikut 2019

Në bazë të propozimit të komisioneres së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Arta Agani, njëherësh drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut, që do të mbahet në vitin 2019, nga 11 maj deri më 24 nëntor.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se prezantimi i Kosovës në këtë ngjarje përmes Alban Mujës, është tejet i rëndësishëm dhe Kosova do të ketë një prezantim të suksesshëm në këtë edicion të vitit të ardhshëm.

Ministri po ashtu tha se e vlerëson pjesëmarrjen e Alban Mujës në ekspozita dhe festivale të ndryshme jashtë vendit.

“Artisti Alban Muja, i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emër i afirmuar edhe në skenën botërore të artit. Puna e Mujës është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo”, tha ministri mes tjerash Gashi.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit