Fshati Korishë një model për fshatrat tjera të Kosovës

Mobilizimi i banorëve për një ambient më të mirë Rrallëherë në vendin tonë mund të gjendet një shtrat i lumit pa mbeturina, sikurse kjo e fshatit Korishë.

Banorët kujdesin për ambientin e kanë në rend të parë dhe këtë kanë arritur ta bëjnë duke u vetorganizuar.

Fshati ndahet në dy lagje, ajo e gurit dhe e Zenelit, të cilat në formë natyrore ndahen me lumin e fshatit. Këtu, çdo kënd është i mirëmbajtur, madje as shportat e mbeturinave nuk mungojnë.

Abaz Bobaj, kryetari i Bashkësisë së fshatit tregon organizimin që kanë arritur ta bëjnë tash e 10 vjet me disa punëtorë, të cilët janë angazhuar dhe paguhen nga vetë banorët e Korishës. Çdo shtëpi paguan në muaj nga 3 euro për pagesën, pra gjithsej rreth 250 euro secilit nga katër punëtorët, të cilët mirëmbajnë rrugët, kujdesen për mbeturinat, mirëmbajtjen e varrezave, e punë të tjera për të cilat ka nevojë fshati.

Megjithatë, pagesa nuk është e obliguar apo e kushtëzuar në ndonjë formë për banorët dhe ka raste kur disa shtëpi nuk paguajnë për këtë vetorganizim. Ndonëse ka raste kur dhe shfaqen pengesa financiare, kërkesat e fshatit siç duket, kanë arritur t’i përmbushin me këtë numër të punëtorëve.

Korisha ka rreth 6000 banorë me rreth 900 shtëpi, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve ndodhen në mërgim, të cilët japin kontribut të jashtëzakonshëm që Korisha të ketë ambient të pastër.

Vullneti i banorëve të fshatit Korishë nuk ndalet vetëm me mirëmbajtjen e vendit ku jetojnë. Ata shpeshherë iniciojnë edhe aktivitete humanitare për familjet në nevojë.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit