31 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4592

Banorët e Rrencit nuk e duan edukatoren e përzgjedhur nga Drejtoria e Arsimit në Dragash

0

Nxënësit e klasës parashkollore në fshatin Rrenc të Komunës së Dragashit kanë bojkotuar procesin mësimor për një muaj.

Kjo për shkak se ata dëshirojnë që edukatorja e tyre të jetë bashkëvendësja e jo edukatorja që është zgjedhur nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit.

Mirlinda Gërdella, nga fshati Rrenc thotë për KALLXO.com se prindërit po kundërshtojnë të sjellin fëmijët në shkollë pasi ajo nuk është zgjedhur në pozitën e edukatores, por është zgjedhur një

“Për arsye se unë jam prej këtij fshati ku është hapur klasa parashkollore për këtë vit, dhe asamblisti i fshatit tonë e ka dërguar kërkesën tek kryetari i Komunës me emrin tim, ka thënë që e kemi edukatoren dhe po dëshirojmë klasë parashkollore, se më herët ne nuk kemi pasur”, thotë Gërdella.

Gërdella shtoi se për shkak të parregullsive është pranuar dikush tjetër në vendin e saj.

“Kam kandiduar për këtë vend pune, i jam nënshtruar testit me shkrim dhe me gojë por për shkak të parregullsive ka ardhur dikush tjetër në vendin tim”, thotë Gërdella.

Ajo thotë se ka bërë ankesa në Drejtori dhe Inspektorat, por nuk ka marrë përgjigje.

Kërkesën e Mirlindës e përkrahin edhe banorët e fshatit Rrenc, të cilët kanë bërë peticion për të kërkuar që në pozitën e edukatores të jetë bashkëvendësja e tyre, Mirlinda Gërdella.

Sipas banorëve është më e përshtatshme që edukatorja e fshatit të tyre të punojë në këtë pozitë.

“Këtu duhet të jetë edukatorja e fshatit tonë për shkak se këtu janë dimra të mëdhenj, nuk mund të vije ajo prej fshatit tjetër duke e pasur edukatoren tonë këtu afër, edhe për ne edhe për nxënësit”, thotë Gërdella.

Ndërsa Shasivar Gërdella, banor i fshatit Rrenc thotë për KALLXO.com se edukatorja e fshatit tjetër e ka të vështirë të udhëtojë.

“Prindërit e fëmijëve dëshirojnë që edukatorja të jetë e fshatit. Duke e ditur që ky vend është vend malor, bie borë, shi, edukatorja tjetër nuk mundet me ardh, kjo është e fshatit. Edhe fëmijët janë më të lirë. Shkollën e ka përfunduar është edukatore e mirë”, thotë Gërdella.

Por, Flurim Qenaj drejtori i shkollës “Fetah Sylejmani”

“Ne si drejtori kemi shpallur konkursin në bazë të rregullave procedurale. Para procesit të rekrutimit të kandidatëve, kemi zhvilluar të gjitha procedurat, është formuar komisioni, me kohë janë zhvilluar të gjitha procedurat, është zgjedhur kandidati, por prindërit e kanë bojkotuar procesin mësimor” , thotë Qenaj.

Ai shtoi se prindërit kanë bërë kërkesë në drejtori se janë të pakënaqur me përzgjedhjen e kandidates për paralelen në fshatin Rrenc.

Por sipas tij, të gjitha procedurat e vlerësimit dhe përzgjedhjes kanë shkuar në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

“Janë zhvilluar të gjitha procedurat në mënyrën më të mirë të rregullt. Nuk ka pasur asnjë shkelje procedurale të konkursit, është zbatuar në përpikëri Udhëzimi Administrativ dhe ligjet në fuqi të Ministrisë së Arsimit”, thotë Qenaj.

Drejtori ka bërë thirrje tek prindërit që të sjellin fëmijët në shkollë, pasi sipas tij në të kundërtën do të detyrohen të mbyllin paralelen.

“Nëse vazhdojnë ta bojkotojnë procesin mësimor, ne detyrohemi të mbyllim parashkolloren. Sepse ne punëtoren e kemi marrë tani nuk mund të marrim ndonjë vendim tjetër, nëse vazhdojnë prindër do të mbyllet klasa për parashkollorë në bashkëpunim me drejtorin e arsimit”, shprehet Qenaj.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në komunën e Dragashit, Vloran Cenaj, cili thotë se nuk ka pasur ndonjë parregullsi në konkurs.

“Kandidatja e cila ka bërë ankesë ka qenë e fundit në listë sipas komisionit që ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve”, tha Cenaj për KALLXO.com.

Ai po ashtu shtoi se nxënësit të cilët kanë bojkotuar mësimin për një muaj kanë filluar mësimin para dy ditëve, me edukatoren e cila është përzgjedhur nga Drejtoria e Arsimit në Dragash.

Toka jonë e fëmijëve tanë

0

Poezi e shkruar nga Ali Podrimja.

Toka jonë e varret tona pa emër,
Toka jonë gërhamë e gjokseve të shterrura.
Toka jonë e shurdhët, e mallëkuar.
Toka jonë e dashurive tona, e flamujve në hava.
Toka jonë e vajtimeve tona, e këngëve tona.
Toka jonë e fëmijëve tanë t’palindur.
Toka jonë dielli ynë i pikëllimit, dielli ynë i gëzimit.
Toka jonë – fisi yt i shkimbur, gjaksor.

Fillon procesi zgjedhor i PDK-së në Prizren

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka filluar përgatitjet për organizimin e brendshëm të procesit zgjedhor.

“Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet brenda partiake, lidershipi i PDK-së në Prizren, dhe kryetari Minir Krasniqi, kanë filluar takimet e rregullta me të gjitha strukturat e saja nga kryesia e degës, kryetarët e nëndegëve, kryesia e rinisë dhe e gruas Demokratike”, njofton PDK në Prizren.

“Në kuadër të këtij procesi, sot janë takuar kryetarët e nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Rinisë Demokratike në Prizren, meqë rast janë njoftuar zyrtarisht për këtë proces tejet të rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, transparent dhe garues, në të cilin do të ketë gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata, që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Dekadën e Re”.

“Gjatë takimit me kryetarët e nëndegëve të PDK-së dhe Rininë Demokratike, është diskutuar për përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, meqë rast janë njoftuar për formimin e komisioneve lokale për organizimin e zgjedhjeve në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, në përputhje të plotë më Rregulloren për Organizimin e Zgjedhjeve dhe Udhëzuesit përkatës, dokumente të miratuara në organet drejtuese të PDK-së”.

“Strukturat e PDK-së, të rinj e të vjetër , burra e gra, vajza e djem, së bashku me shpirtin e tyre demokrat, do të flasin me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës të Dekadës së Re, duke e domokratizuar dhe forcuar në radhë të parë Partinë Demokratike të Kosovës, dhe përmes saj edhe vendin tonë”./PrizrenPress.com/

Sulmi i legjendës: Të largohet Mourinho, po na e turpëron klubin…

0

Legjenda e “Djajve të Kuq”, Paul Scholes, nisi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Jose Mourinhos, të martën në mbrëmje, duke deklaruar se ishte i befasuar që trajneri i Manchester United nuk është shkarkuar akoma, ndërsa e akuzoi portugezin edhe për “turpërimin” e klubit.

Mourinho po lufton për ta shpëtuar postin e tij në “Old Trafford”, pas fillimit më të keq të një sezoni nga “Djajtë e Kuq” prej 29 vitesh. Ai është justifikuar me kritikat publike kundër lojtarëve të tij dhe hierarkisë drejtuese të klubit.

Por, ish-mesfushori i Manchester United, Scholes, beson se Mourinho duhet të ishte shkarkuar pas disfatës me West Ham, në fundjavë: “Unë jam ulur këtu, në fakt i habitur se si Mourinho mbijetoi pas së shtunës, performanca ishte kaq e keqe…

Ai vazhdimisht ka pasur një të shkuar problematike me lojtarët. Mourinho është duke ecur mbi këto gjurmë, sepse nuk po merr atë që dëshiron. Mendoj se goja e tij është ndoshta jashtë kontrollit. Madje, gjykoj se ai po e turpëron klubin”.

Ish-bashkëlojtari i Scholes, Rio Ferdinand, gjithashtu i tha “BT Sport” se Mourinho duhet të marrë përgjegjësinë përfundimtare për problemet te Manchester United. “Nuk ka një etikë pune, – tha Ferdinand. – Qëndrimi i trajnerit nuk duket i drejtë. Te Manchester United, njerëzit janë mësuar të fitojnë në futboll.

Futbolli nuk është i lehtë, duhet të punosh shumë. Ky është një tipar themelor i çdo futbollisti, apo çdo skuadre, që të jetë i suksesshëm. Ky ekip nuk e ka këtë. Dhe nga vjen kjo? Natyrisht, nga drejtimi. Çdo skuadër futbolli ka një person në krye, që është trajneri. Mourinho bie brenda me këmbët e tij”.

Pas barazimit 0-0 me Valenciam, në “Old Trafford”, në ndeshjen e dytë të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve, Mourinho aludoi mbi aftësitë e lojtarëve të tij në mbrojtje, duke thënë se “Manchester United nuk ka cilësi teknike për të ndërtuar nga mbrapa”.

Por, Ferdinand dhe Scholes, morën në analizë arsyetimin e fjalëve të Mourinhos. Scholes tha: “Kur një nga ekipet e tij është përpjekur ndonjëherë të luajë nga prapa, gjithsesi? Ato gjithmonë kanë qenë shumë mirë në mbrojtje, nuk kanë qenë ekipe të futbollit total, që iu pëlqente të luanin nga prapa. Ky justifikim nuk qëndron, nuk u jep besim lojtarëve”.

Rio Ferdinand shtoi: “Unë nuk do të doja të isha një nga mbrojtësit qendrorë në atë skuadër, nëse Mourinho po fliste për mua, ashtu”. Mourinho përsëriti thirrjen e tij për lojtarët: “Kriza në gjoks është më e rëndësishme se emri në pjesën e pasme të fanellës”.

Megjithatë, trajneri portugez insistoi se nuk kishte nevojë për ndonjë “votëbesim” nga shefi i Manchester United, Ed Woodward, për të ardhmen e tij: “Nuk kam nevojë për një SMS të mirë. Nuk më duhet një njeri, që rreh shpatullat e mia. Kam kontratë deri në qershor të vitit 2020. Unë mendoj se përgjegjësia e momenteve të mira dhe të këqija duhet të ndahet nga shumë njerëz. Pra, nuk kam nevojë për një mbështetje, apo përqafim. Nuk kam nevojë për asgjë”.

Në kufij të krizës

0

Shkruan: Zekirja Shabani

Miku im Darko,

Rrëfimin për fëmijërinë tënde më ktheu rreth 30 vite në kohë. Një ditë të enjte në tregun e vogël të Shtërpcës ku ndihmoja gjyshin të shiste pemë e perime.

Mollët i shiste për një dinarë, dardhët nga një e gjysmë. E unë luaja me kandarin si fëmijë i lazdruar që tërheq vëmendjen e “funksionarëve”, të cilët gjatë pauzës porosisnin t’ua ruanim disa kilogramë pemë deri në fund të orarit të punës.

Të gjithë ishin fqinj tanë, të komunitetit serb që kishin mbetur në punë ditën kur babai im bashkë me shqiptarët e tjerë ishin detyruar të zgjedhin, “me Kosovën ose me Serbinë”.

Edhe ai ishte “funksionar”, për të cilin nuk kishte vend në treg si shitës, ndërsa për të blerë nuk ia mbante gjepi.

As në Kosovë nuk ishte rehat, prandaj që detyruar të largohej në gyrbet.

Por, këtu po shkruajmë për historinë tonë e jo të tijën.

Rrethanat e jetës duket se janë të ngjashme, miku im. Si unë në Shtërpcë, si ti në Gorazhdevc kemi jetuar rëndë.

Nuk e di si ka qenë dita jote e parë e shkollës, por unë e mbajë mend shumë mirë odën e mësuesit Ibush, në të cilën hynim fshehtas pa libra e pa fletore.

Derisa ne fatosat mahniteshim me madhështinë dhe autoritetin e mësuesit, familjarët tanë bënin roje jashtë objektit në mes të fshatit. Brenda në odën-klasë po edukoheshin gjeneratat e Kosovës së Pavarur.

Kështu u rrita unë.

Me shpresën se një ditë do të jetoj i lirë.

Prandaj e kuptoj shumë mirë shqetësimin tënd dhe ndjenjën që të përcjellë se po i pengon dikujt.

E kam përjetuar në lëkurën time.

Në mars të vitit 1998, fqinjët e mi, të cilëve u shisnim në treg, erdhën të armatosur deri në dhëmbë dhe na urdhëruan që brenda tri orëve të largoheshim nga shtëpitë tona. Isha 14-vjeçar.

Nuk do të doja asnjëherë që kjo t’i ndodhë dikujt. Madje as në ëndërr.

Miku im Darko, serbët nuk duhet të shqetësohen tani që kan në krah edhe shtetin e Kosovës, pavarësisht pengesave shoqërore, për dallim prej meje që jetoja nën shtetin serb represiv.

Përveç mbrojtjes që u ofrojnë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, zërin e tyre mund ta përfaqësojnë edhe përfaqësuesit ministra të Listës Serbe në Qeverinë e Republikës së Kosovës, megjithëse nuk e njohin për të Pavarur.

Unë kam përjetuar edhe pamundësinë për t’u regjistruar si banorë i këtij vendi, prandaj më duket e frikshme t’i mohohet e drejta për të qenë banor i Kosovës dikujt që është lindur e rritur këtu.

Pikërisht për këtë jam interesuar, pas ngritjes së shqetësimit tënd se rreth 200 mijë serbë të Kosovës nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e shtetësisë.

Isha në Agjencinë e Regjistrimit Civil të Kosovës për të pyetur se përse po ndodhë kjo.

Situata ishte pak e komplikuar, por jo e pazgjidhshme. Besoj se këtu ne si gazetarë mund të ndihmojmë duke raportuar të vërtetën dhe duke mbajtur përgjegjës burokratët.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës më 05.07.2018 ka nxjerrë një vendim që u mundëson të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë regjistruar (lajmëruar) faktet e gjendjes civile (lindjet, martesat dhe vdekjet), në strukturat jolegale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri më 14.09.2016, kanë të drejtë për aplikim për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës.

Pra edhe të gjithë ata që posedojnë dokumentacione të administratës së Kosovës në sistemin e Serbisë, të ashtuquajturës – Drejtoria Koordinuese.

Megjithatë, për regjistrimin e fakteve të lindjes, sipas këtij vendimi prindërit/prindi e pasardhësve, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.

Arsyeja për këtë, siç mësova, është se në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar rreth 200 mijë serbë ndërsa një pjesë e madhe kanë nënshtetësi të vendeve tjera prej nga janë zhvendosur në Kosovë. Pra, prindërit e këtyre të lindurve që nuk po mund të regjistrohen në Kosovë ka gjasë të jenë shtetas të Bosnjës, Kroacisë e vendeve tjera të ish-Jugosllavisë.

Për këtë ligji parasheh procedurë tjetër të regjistrimit, të cilën duhet ta hulumtojmë.

Por, ligji nuk mund dhe nuk dihet të jetë për shqiptarët ndryshe e për serbët ndryshe. Shteti të cilin po ndërtojmë bashkërisht duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo diskriminues.

Qytetarët nuk duhet të presin shumë nga Beogradi e Prishtina që të përcaktojnë mënyrën se si do të jetojmë bashkërisht në Gorazhdevc a Shtërpcë.

Në kohën kur më ke shkruar ishim duke pritur presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq që të mbajë fjalimin e tij historik në veri të Kosovës ku më pas doli se ndoll ka kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milloshevic.

Pas kësaj ngjarjeje ndodhi edhe një marri tjetër nga ana e presidentit tonë, Hashim Thaçi.

Shëtitja e tij me varkë, si James Bond nëpër liqenin e Ujmanit nuk është asgjë tjetër vetëm se një patriotizëm fals për të ulur zërat kundër idesë së tij për ndarje të Kosovës.

Të dy, në vend se të na ngjallin kujtime të hidhura të fëmijërisë sonë, do të duhej ti jepnin fund marrëzisë nacionaliste dhe të na linin të qetë të ndërtojmë të ardhmen dhe të flasim për problemet esenciale, jetësore.

Besoj se je dakord, miku im Darko, që qasja nacionaliste ndaj problematikave shpesh na kanë vënë përballë sfidave ekzistenciale jetësore. Deri kur duhet të vazhdoi të na përsëritet historia?

Një e di të sigurt, se rrëfimet si ky i imi e yti duhet të dëgjohen, në mënyrë që të mos na përsëriten më.

Më poshtë mund ta lexoni opinionin e redaktorit të Radio Gorazhdecit, Darko Dimitrijev

Ky opinion është shkruar për KoSSev, i cili me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë nis rubrikën e re, “Në kufijtë e krizës”, në kuadër të faqes Dialogu. Në muajt në vijim, redaktori i Radio Gorazhdecit, Darko Dimitrijeviq, dhe kryeredaktori i Gazetës inFokus, Zekirja Shabani, do të shkëmbejnë qëndrimet mbi çështjet aktuale të popullit serb dhe shqiptar dhe marrëdhëniet e tyre reciproke. Kolumnat do të publikohen edhe në gjuhën shqipe në portalin Gazeta inFokus. Mendimet dhe qëndrimet e shprehura paraqesin mendimet dhe mendimet e vetë autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e redaksisë së KoSSev-it dhe donatorëve.

Një muaj paraburgim për prizrenasin që ndjeki babain dhe nënën me tërfurk

0

Prizrenasit që ndoqi me tërfurk e sopatë babain dhe nënën e tij Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim.

M.H. dyshohet se pasi kishte kanosur prindërit kishte tentuar që me sëpatë t`u futej në shtëpi.

“Me datë 30.09.2018, rrethe orës 16:50 minuta, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit (prindërit e tij) me fjalë vepra dhe gjeste se do të ju shkaktoj një të keqe, në atë mënyrë që pasi fillimisht i dëmtuari fjaloset me të pandehurin, sepse i njëjti kishte shkuar tek lokali i vëllait, nga kjo i pandehuri fillon të bëhet agresiv, fillon t`i ofendojë të dëmtuarit, më pastaj merr një mjet të rrezikshëm ”tërfurk” dhe me të tenton t`i sulmojë. Por të dëmtuarit hyn brenda në shtëpi dhe e mbyllin derën, pas kësaj i pandehuri merr një sopat dhe me të njëjtën tenton ta thyej derën e shtëpisë”, thuhet në njoftimin r Gjykatës së Prizrenit.

Më tej në njoftim thuhet se duke i parë veprimet e të pandehurit, i dëmtuari e lajmëron policinë.

“Me të kuptuar i pandehuri se kanë njoftuar policinë i kanos me fjalë me ç’rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar frik, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre, duke pasur parasysh faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të këtilla të përsëritura ndaj të dëmtuarve, raportet mes tyre janë të acaruara, këto rrethana dhe fakte e arsyetojnë  dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj në këtë fazë të zhvillimit të procedurës, caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe ai arsyeshëm”, ka njoftuar Gjykata e Prizrenit.

Rusia i ka dërguar Sirisë S-300, pason edhe kontrata me Indinë për S-400

0

Rusia i ka dorëzuar Sirisë 49 njësi të teknikës në kuadër të dërgimit të sistemit S-300 me qëllim të rritjes së fuqisë ushtarake të regjimit të Assadit, ka deklaruar ministri i mbrojtjes së Rusisë Sergei Shogun në takimin me presidentin rus Vladimir Putin dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

“Në përputhje me vendimin e presidentit kemi filluar zbatimin e një sërë masave të drejtuara në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore të Sirisë, i cili, në mes tjerash ka edhe për qëllim mbrojtjen e ushtarëve tanë në Siri. Kemi përfunduar dërgimin e sistemit S-300. Kjo përfshinë 49 njësi të teknikës: lokatorët për ndriçim, natyrisht sistemet themelore të detektimit, makinat kontrolluese dhe katër laserë”, ka thënë Shogun në takimin operativ.

Ai ka theksuar se dërgimi ka përfunduar të hënën, ndërsa në Siri është dërguar i gjithë sistemi.

Agjencia TASS ka transmetuar se gjatë vizitës së ardhshme të presidentit Vladimir Putin në Indi, do t nënshkruhet kontrata me vlerë prej 5 miliardë dollarëve për furnizimin e sistemit raketor rus S-400 për këtë vend.

Haskuka flet për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut, intervenimi problem për shkak të minave

0

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut.

Haskuka tha se zjarri në Bjeshkët e Pashtrikut, ka rreth një javë që është hapur, ndërkaq për momentin nuk ka zjarr aktiv.

Ai tha se problem kryesor për zjarrfikësit në zonat e larta të Pashtrikut, janë zonat e minuara.

“Rreth një jave po bëhet që ka zjarre në Bjeshkët e Pashtrikut. Në zonat e ulëta intervenimi ka qenë i menjëhershëm dhe zjarri është fikur. Ditën e dytë ka pasur prapë zjarre por, prapë pas intervenimeve është kontrolluar zjarri. Ndërsa dje e pardje ka pas zjarr në zonat e larta të Pashtrikut, e në atë zonë ka mina kështu që zjarrfikësit kanë probleme të intervenojnë në ato zona. Është pak problem aty. Me sa fola me drejtorin e emergjencave në mëngjes, më tha që zjarret janë nën kontroll dhe nuk ka zjarr aktiv”, ka thënë Haskuka.

Ai po ashtu sqaroi aludimin që ka pasur sa i përket zjarrëvënies së qëllimshme nga faktori njeri në këto zona.

“Zjarret janë përhap në zona të ndryshme, dhe nuk ka pas arsye tjetre pos faktorit njeri. Dje ka qenë në katër vende zjarri, nuk ka pas erëra të forta që të çoj zjarrin nga një vend në tjetrin. E kjo tregon që njerëzit e kanë bërë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Bjeshkët e PashtrikutMyt

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Suharekë

0

Në fshatin Sopijë të Suharekës është arrestuar një person.

Raportohet se derisa zyrtari i KEDS-it, ishte në detyrë  duke zhvendosur një orë të rrymës, është sulmuar fizikisht, njofton Policia e Kosovës-

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar  tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klopp: Nuk ka shumë dallime mes Napolit dhe Liverpoolit

0

Jurgen Klopp e ka përgëzuar Carlo Ancelottin për “të pakrahasueshmin” Lorenzo Insigne, derisa ka thënë se ai nuk sheh shumë dallime në mes të Napolit dhe Liverpoolit

“Ne jemi gati për këtë betejë dhe nuk shqetësohemi shumë për atë çka thoën të tjerët për situatën tonë. Nesër ne do të bëjmë një hap përpara”, ka thënë trajneri në konferencën e tij për shtyp.

Liverpool ka fituar ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, derisa Napoli nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 kundër Crvena Zvezdës në Beograd.

Klopp ishte përjashtuar me të kuq më 2013 në san Paulo kur ishte trajner i Borussia Dortmundit.

“Ky është një menaxher fantastik, një skuadër fantastike dhe tifozë të çmendur. Kam shikuar pjesën e dytë dhe e kam parë se çfarë mund të ndodh. Herën e fundit nuk ishte paraqitja e ime më e mirë. Por, ishte hera e fundit kur isha pak a shumë i kënaqur. Nuk do të ndodh përsëri. Humba dy ndeshje dhe u desh ta shikojë ndeshjen nga tribunat”.

“Nuk shoh shumë ndryshime në mes të Napolit dhe neve. Atmosferë e mirë në stadium mund të jetë benifit për ne. Më pëlqen, aktualisht. Nuk është që një skuadër të mos përformojë si duhet në një ambient emocional”.

Klopp po ashtu ka zgjedhur njeriun ndaj të cilit skuadra e tij duhet të këtë kujdes.

“Insigne është një lojtar i jashtëzakonshëm. E kam analizuar disa herë. Ai është ende fantastik. Nuk me kujtohet goli i tij kundër Dortmundit, pasi që gjëra të këqija ndodhën menjëherë pas tij”.

Para se të ndodh shorti për Ligën e Kampionëve, Liverpool e kishte mposhtur në një miqësore Napolin me rezultat 5-0.

“Ishte një miqësore, asgjë tjetër. Ne shënuam në çdo goditje. Napoli kishte shumë mundësi shënimi. Kjo nuk është e rëndësishme dhe ne po flasim për një ndeshje tjetër, ndryshe, tani”.