Haskuka flet për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut, intervenimi problem për shkak të minave

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut.

Haskuka tha se zjarri në Bjeshkët e Pashtrikut, ka rreth një javë që është hapur, ndërkaq për momentin nuk ka zjarr aktiv.

Ai tha se problem kryesor për zjarrfikësit në zonat e larta të Pashtrikut, janë zonat e minuara.

“Rreth një jave po bëhet që ka zjarre në Bjeshkët e Pashtrikut. Në zonat e ulëta intervenimi ka qenë i menjëhershëm dhe zjarri është fikur. Ditën e dytë ka pasur prapë zjarre por, prapë pas intervenimeve është kontrolluar zjarri. Ndërsa dje e pardje ka pas zjarr në zonat e larta të Pashtrikut, e në atë zonë ka mina kështu që zjarrfikësit kanë probleme të intervenojnë në ato zona. Është pak problem aty. Me sa fola me drejtorin e emergjencave në mëngjes, më tha që zjarret janë nën kontroll dhe nuk ka zjarr aktiv”, ka thënë Haskuka.

Ai po ashtu sqaroi aludimin që ka pasur sa i përket zjarrëvënies së qëllimshme nga faktori njeri në këto zona.

“Zjarret janë përhap në zona të ndryshme, dhe nuk ka pas arsye tjetre pos faktorit njeri. Dje ka qenë në katër vende zjarri, nuk ka pas erëra të forta që të çoj zjarrin nga një vend në tjetrin. E kjo tregon që njerëzit e kanë bërë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Bjeshkët e PashtrikutMyt

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit