30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 4611

Korrigjimi paqësor i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

0

Shkruan: Hashim Thaçi

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës, duhet të punojmë bashkë me qëllim që brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore, t’i japim fund bisedimeve me Serbinë, duke nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ne kemi luftuar kundër okupimit të dhunshëm nga Serbia dhe kemi fituar lirinë në qershorin e vitit 1999. Kjo histori është e njohur për të gjithë ne, sepse ka bashkuar të gjithë shqiptarët dhe Kosovën me Perëndimin, në radhë të parë me SHBA-në, Aleancën Veriatlantike dhe BE-në.

Ne, së bashku me aleatët tanë, arritëm ta bëjmë Kosovën shtet në shkurtin e vitit 2008 dhe prej atëherë jemi njohur nga 116 shtete anekënd botës.

Megjithatë, të gjithë ne e dimë fare mirë se stabiliteti afatgjatë i shtetit të Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, në Paktin NATO dhe në BE.

Në këtë mënyrë, Kosova do të jetë përjetë e mot shtet i qëndrueshëm, anëtare e familjes së kombeve paqedashëse në OKB, anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, si dhe në fund edhe anëtare e Bashkimit Evropian.

Nuk mund t’i arrijmë këto qëllime, nuk mund ta vulosëm njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë.

Shumë prej jush mund të thonë që si shtet kemi merituar që rrugëtimi ynë drejt OKB-së, NATO-s dhe BE-së të jetë më ndryshe, më i lehtë, më i shpejtë dhe të mos varej më nga marrëveshja paqësore me Serbinë. Keni të drejtë në këtë qëndrim tuajin, por ja që realiteti rajonal dhe ndërkombëtar imponon arritjen e marrëveshjes për normalizim për të dy shtetet, si kusht i domosdoshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. Ju mund të thoni përsëri se Kosova tashmë i ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme. Unë përsëri pajtohem me ju. Por, realiteti është edhe më kokëfortë se argumentet tona. Njohja nga Serbia është bërë pengesa primare për rrugëtimin tonë euroatlantik. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve. Edhe unë dua të njëjtën gjë. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë së shpejti? Fatkeqësisht, jo. Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shumë të tjerë, a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo. Nuk kanë mundur ta bindin të bëjë një gjë të tillë deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër apo në të ardhmen e afërt. Si rezultat, përgjegjësia mbetet tek ne.

Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundërargumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë.

Tashmë të gjithë e dimë që Kosova është trajtuar përherë si rast i veçantë apo ‘SuiGeneris’, në ndërmarrjen e madhe ndërkombëtare të zgjidhjes së çdo procesi rreth saj. Në këtë kontekst, lufta për liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, pavarësia e mbikëqyrur dhe shtetndërtimi, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë. Dilemat vendore dhe ndërkombëtare i kanë shoqëruar të gjitha këto procese. Kështu, në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por, këto shqetësime dolën të pasakta. Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Edhe ky paragjykim doli i gabuar.

Kosova tani është shtet i pavarur dhe ne jemi në fazën përfundimtare të shtetndërtimit. Por, edhe tani ka dilema, njësoj sikurse më herët. Çuditërisht, në kohën kur Kosova e ka të hapur mundësinë për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, rrufeshëm dhe nga shumë drejtime, ngritën shqetësime të paqëndrueshme. Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për të kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, si mundësi e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po e përsëris: korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njohin njëra-tjetrën si shtete, do të jetë pjesë përbërëse e demarkacionit të kufirit të gjatë 430 kilometra.

Dyshuesit në marrëveshjen ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësi po përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Po krijojnë panik dhe mjegull, duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë.

Kam konsideratë të lartë për të gjithë ata që në mënyrë racionale janë të përfshirë në këtë debat, por atyre që prodhojnë vetëm zhurmë dhe panik, me keqardhje u them se janë të gabuar.

Në ditët e kaluara kam pasur takime shumë të rëndësishme me politikanët kryesorë të shteteve fqinje të rajonit. Së pari takova Ilir Metën, presidentin e Shqipërisë, pastaj në Podgoricë u prita nga Millo Gjukanoviq, presidenti i Malit të Zi, si dhe në fund bisedova në Shkup edhe me Zoran Zaevin, kryeministrin e Maqedonisë.

Në të gjitha këto bisedime miqësore dhe të sinqerta, ua bëra me dije synimin tonë për marrëveshjen me Serbinë, duke i dhënë fund armiqësisë mbi njëshekullore dhe duke ruajtur stabilitetin në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe qëllimin tonë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me të gjitha vendet e rajonit.

Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia, i siguron bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, duke forcuar kështu stabilitetin dhe mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan.

Prandaj, skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino sa i përket stabilitetit të kësaj ane të Evropës.

Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën “Kuti e Pandorës”, e cila këto ditë po përfolët me shumë pasion. E nëse dikush patjetër argumenton dhe i referohet një marrëveshjeje eventuale të korrigjimit paqësor të kufirit si precedent, atëherë ky rast vërtet do të mund të përdorej në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë.

Koha e luftërave dhe konflikteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen përfundimtare paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Liria del nga zona e rrezikshme

0

Skuadra e Lirisë ka shënuar fitore në goleadë ndaj KEK-ut sot në Përparim Thaqi, duke shënuar toren e dytë të stinorit pas 5 xhirove të zhvilluara.

Mysarët e KEK-ut që nuk kanë ende asnjë pikë në Superligë, përkundër se nisën ndeshjes me rast për të shënuar, më pas pësuan dhe në fund u pajtuan me humbjen e pestë të stinorit.

Serisë së golave për Lirinë ia nisi Fatih Karahoda (30’) për ta vazhduar Qëndrim Gashi (41’) dhe Liridon Fetahaj (44’). Me 3-0 përfundoi pjesa e parë në të mirë të Lirisë.

Në pjesë të dytë, erdhën edhe më shumë gola. Liria e bëri 4-0 kur Robert Gjeraj(55’) shënoi nga penalltia, ndërsa Stullqaku (65’) dha golin e parë për elektricistët për 4-1.

Derisa Qëndrim Gashi (69’) u përkujdes për 5-1, ka qenë Atdhe Grajçevci që nuk lejoi shkëputjen më të madhe në rezultat, kur shënoi për 5-2 (75’). Karahoda shënoi edhe golin e dytë të ditës, një minutë para fundit, 6-2 (89’).

Liria me këtë fitore sado pak do të mund të merr frymë, derisa KEK-ut nuk po i shkruhet mirë dhe do të duhet të kërkojë pikët e para në Superligë në përballjet e radhës./borazeni/

Prishtina mposht me lehtësi Bashkimin, fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

0

Klubi kryeqytetas, Z Mobile Prishtina ka triumfuar ndaj prizrenasve të Bashkimit në finalen e Superkupës së Kosovës me rezultat 88-50.

Nën organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot (e diel) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është zhvilluar ndeshja e Superkupës së Kosovës.

Basketbollistët e Z Mobile Prishtinës në edicionin që e lamë pas e kanë fituar trofeun e Kupës, kurse ata të Bashkimit janë shpallur kampion të Kosovës dhe kështu së bashku kanë luajtur për Superkupën.

Në fund fitore bindëse kanë shënuar kryeqytetasit, të cilët në çdo çerek ishin dominues dhe në fund triumfuan me rezultat 88-50.

Çereku i parë ndeshjes përfundoi në të mirë të ‘Plisave’, të cilët shënuan 27 pikë, për dallim nga prizrenasit që shënuan vetëm shtatë.

Edhe në çerekun e dytë, Prishtina ishte më e mirë duke triumfuar me rezultat 24-16 dhe shkuan në pushim me epërsi prej 28 pikëve pranë rezultatit 51-23.

Pjesa e dytë nisi më mirë për djelmoshat e Bashkimit të cilët arritën ta fitojnë çerekun e tretë me rezultat 14-12, por rezultati i përgjithshëm ende ishte i thellë 63-37.

Në çerekun e katërt Prishtina ishte më e mirë dhe arriti të fund të triumfojë me rezultat 88-50 apo plot 38 pikë epërsi.

Më i miri në këtë fitore të Prishtinës ishte AJ Devis me 18 pikë, 7 kërcime e katër asistime dhe Valon Bunjaku me 14 pikë, 8 kërcime e 8 asistime. /Telegrafi/

Avdyli: Mjekët po suspendohen sikur të ishin kamariera, QKUK nuk është kafiq!

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar për suspendimin e tre mjekëve që u bë ditë më parë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kjo me arsyen se po të njëjtit nuk u gjetën në vendin e punës.Sipas tij, Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk është “kafiq” dhe se profesorët nuk janë kamariera.“Këta udhëheqësit sotshëm të shëndetësisë, po mendojnë që Qendra Klinike Universitare është KAFIQ ,e profesor?t e specialistët janë kamariera. I përjashtojnë nga puna si kamarierët sepse thojnë se gjejmë plot tjerë për kafiqat e tyre .Por me gjetë një prof Dr Sami, prof Dr Gani, doc Dr Skender ,Doc Dr Isa, dr Faredin, dr Bedri, etj duhet me prit edhe 30 vjet.”, ka shkruar ai mes tjerash në reagimin e tij në Facebook.

Derisa u ka dalë në mbrojtje kolegëve të tij ka thënë se shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK.“Më shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK, se Spitalet private në KS kanë për ti paguar 4 der 5 herë më shumë se 650 € që i mirrnin aty. Të gjithë pajtohemi se sdo duhej të kishte kompromis me miton, dhe mostrajtimin e pacientit por jo ndjekje pas mesnate ,kur dihet që mjekët e rinj mbuluan shërbimin emergjent si çdo kund në botë. Të padijshëm , dhe tendencioz mbeteni, sa do që luani rol të pafajshmit para mediave.”, ka shkruar ai tutje.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Këta udhëheqësit sotshëm të shëndetësisë, po mendojnë që Qendra Klinike Universitare është KAFIQ ,e profesor?t e specialistët janë kamariera. I përjashtojnë nga puna si kamarierët sepse thojnë se gjejmë plot tjerë për kafiqat e tyre .Por me gjetë një prof Dr Sami, prof Dr Gani, doc Dr Skender ,Doc Dr Isa, dr Faredin, dr Bedri, etj duhet me prit edhe 30 vjet. 4 vite shkolla mesme e mjekësisë, 6 vite fakulteti ,6 vite specializimi, 3 vite minimum magjistratura, 4 vite minimumi doktoratura, qindra trajnime ,seminare, jashtë vendit , qindra hulumtime të botuara jashtë, mijëra të operuar me sukses, qindra mjekë të rinj të edukuar nga këta dhe në fund dëbohen si lecka t? perdorura edhe pa i dërguar as në komision diciplinor. Më shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK, se Spitalet private në KS kanë për ti paguar 4 der 5 herë më shumë se 650 € që i mirrnin aty. Të gjithë pajtohemi se sdo duhej të kishte kompromis me miton, dhe mostrajtimin e pacientit por jo ndjekje pas mesnate ,kur dihet që mjekët e rinj mbuluan shërbimin emergjent si çdo kund në botë. Të padijshëm , dhe tendencioz mbeteni, sa do që luani rol të pafajshmit para mediave.Ndryshe, në QKUK janë suspenduar tre mjekë pasi që gjatë inspektimit që është bërë nëpër klinika, ata nuk kanë qenë fare në vendin e punës.Me këtë rast, edhe tre mjekë të tjerë së bashku me dy infermierë, kanë dalë në komision disiplinor.Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili ka thënë se mungesa e tyre në vendin e punës mund të jetë humbje e madhe për dike, prandaj askush nuk do të falet.

Anton Quni tregon çka kanë të përbashkët luftëtari dhe prokurori

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se çka kanë të përbashkët luftëtari dhe prokurori, por edhe ka thënë se të dallosh luftëtarin nga dezertorët, profiterët dhe mashtruesit është mision i shenjtë.

Quni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët: që të dy betohen se me dinjitet do të përmbushin misionin”.

Postimi i plotë i Qunit:

“Luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët; që të dy betohen se me dinjitet do të përmbushin misionin.

Ata përballen me vështirësi dhe rreziqe. Luftëtari çdo ditë lufte e sheh vdekjen me sy. Jo të gjithë arrijnë ta mbajnë betimin.

Të dallosh luftëtarin nga dezertorët, profiterët dhe mashtruesit është mision i shenjtë. Këtë mund ta bëjë vetëm ai prokuror që është i gatshëm ta mbaj betimin edhe atëherë kur e sheh vdekjen me sy!”, ka shkruar Quni. /Telegrafi/

Letërsia Lëvizëse përmbyllet nesër me poezitë e Mirko Gashit

0

Mbrëmja e fundit e Letërsisë Lëvizëse për këtë edicion vjen nesër më 17 shtator me fillim nga ora 18:00.

Kjo mbrëmje mbahet mbi Kurriz, ku do të lexohen poezitë e Mirko Gashit dhe do të flitet për të.

Shkrimtarët mysafir në nderim të letërsisë së Mirkos janë: Aurela Kadriu, Arbër Selmani, Avni Zogiani, Ardiana Shala Prishtina dhe Donika Dabishevci./ KultPlus.com

Featured Image

Has: Zymi i pasurive materiale e shpirtërore të shqiptarëve

0

Rreth 20 kilometra larg Prizrenit të pasur me trashëgimi kulturore, është një tjetër vend që mund të konsiderohet rezervat i aseteve të kulturës materiale. Është fshati Zym, që historikisht njihet si qendër e rëndësishme kombëtare shqiptare.

Për më tepër, natyra magjepsëse e Zymit e kombinuar me arkitekturën e vjetër, që megjithatë ka humbur goxha, është peizazh i jashtëzakonshëm, shkruan sot Koha Ditore.

I ndodhur në një lartësi në krahasim me Prizrenin, qytetin e vjetër e sheh si në pëllëmbë të dorës. Por jeta në këtë fshat nuk është e lehtë. Pikërisht për këtë, shumë banorë e kanë lëshuar fshatin për të migruar.

Shumica e tyre ndodhen në vendet ballkanike, për të punuar me zanatin e trashëguar të furrtarit. Kanë bërë shtëpi të reja për t’i lënë të zbrazëta, e për t’i vizituar në pushime.

Në mesin e shtëpive monumentale aty është edhe ajo në të cilën ka lindur aktorja e shquar shqiptare, Katarina Josipi. Në fakt kjo më shumë është një monument kujtese.

Pos mbase më shumë sesa për Katarina Josipin, Zymi lë vend për At Shtjefën Gjeçovin…

Zymi i pasurive materiale e shpirtërore të shqiptarëve

Turqi: Policia ndalon qindra punonjës të aeroportit

0

Policia në Turqi ndaloi të shtunën qindra punonjës të aeroprtit, që po portestonin për kushtet e punës në aeroportin e ri të Stambollit. Aeroporti, që pritet të hapet muajin e ardhshëm, është një projekt gjigand i mbështetur nga Presidenti Tayyip Erdogan.

Protesta filloi pas një aksidenti të një autobuzi të brendshëm të aerportit ditën e premte, ku u plagosën 17 punonjës.

Sipas sindikatës, protestës ju bashkuan mijëra punonjës, por më pas protestuesit u shpërndanë nga policia, që përdori gaz lotsjellës.

Sipas një ligjvënësi të opozitës kurde, numri i të ndaluarve ishte rreth 400 vetë.

Aeroporti i ri, për të cilin Turqia thotë se do të jetë më i madhi në botë, është një prej projekteve madhore 15-vjeçare që ka mbështetur Erdogani, mes tyre ura, porte dhe hekurudha, që e kanë transformuar infrastrukturën e Turqisë.

Këto projekte janë ndërtuar me kredi me kushte të favorshme. Megjithatë, të premten Erdogan tha se qeveria i ka bllokuar investimet e reja, me synimin për të kontrolluar inflacioni dhe për të mbështetur lirën turke, që gjatë këtij viti ka rënë 40 për qind kundrejt dollarit.

Si lindi mafia, ja si limonët sollën themelimin e Cosa Nostra-s në Siçili

0

Nga Ola Olsson

Mafia siçiliane është ndoshta sot organizata më e famshme kriminale në botë.

Ajo njihet se ekziston të paktën që nga vitet 1870, kur një pronar siçilian tokash, tregoi se si një grup lokal i anëtarëve të mafias, e kërcënoi me jetë dhe dëmtoi biznesin e tij, deri në pikën që u detyrua të arratisej nga ishulli.

Përgjatë viteve, Cosa Nostra dhe degët e saj në Amerikën e Veriut janë përshkruar në shumë libra, filma dhe vepra të kulturës popullore. E megjithatë, origjina e mafies është konsideruar si një mister.

Po cilat faktorë e shpjegojnë shfaqjen e saj të papritur në Siçili, pas bashkimit të Italisë në vitet 1860-1861? A qenë vërtet mafiozët ‘uomini d’onore’ (burra nderi), siç e etiketonin veten, që mbronin qytetarët e e zakonshëm dhe të varfrit nga një shtet respresiv- apo aktiviteti i tyre lindi si një front kundër komunizmit?

Kohët e fundit, ekonomistët Arkanxhelo Dimiko dhe Alesia Izopi dhe unë, treguam se një katalizator i madh në lindjen e mafies në Siçili ishte çuditërisht, rritja e kërkesës për limona dhe portokalle, që nisi në gjysmën e parë të shekullit XIX-të.

Image

Por për të kuptuar se si kultivimi i frutave, mund të çojë në lindjen e krimit të organizuar, duhet të kthehemi edhe më pas në kohë, në kushtet që mbizotëronin në Marinën Mbretërore Britanike në shekullin XVIII-të. Para viteve 1800, marinarët që ishin pjesë e udhëtimeve në distanca të gjata në të gjithë botën prekeshin rëndom nga skorbuti, një sëmundje e shkaktuar nga mungesa e vitaminës C.

Simptomat e hershme përfshinin lodhjen e vazhdueshme fizike, ndërsa fazat më të avancuara të sëmundjes humbjen e dhëmbëve, shqetësiomet emocionale, ethet dhe konvulsionet. Shkalla e vdekshmërisë, gjatë udhëtimeve në distanca të gjata ishte zakonisht e lartë.

Askohe, askush nuk kishte njohuri sistematike mbi atë që e shkaktonte skorbutin, edhe pse ishin nxjerrë disa njohuri rastësore. Më pas, në mesin e viteve 1700, Xhejms Lind, një mjek skocez në Marinën Mbretërore, kreu studimet e para klinike tek marinarët e sëmurë. Një grupi kontrolli, iu dha ushqimi i zakonshëm që shërbehej në anije, ndërsa një grup i vogël u ushqye me fruta të freskëta.

Pa dyshim, grupi i dytë u bë më mire, dhe Lind i botoi gjetjet e tij në ‘Një traktat mbi skorbutin’ (1753). Megjithatë, ai studim u injorua në masë të madhe deri në vitet 1790, kur komisionerët e sëmurë të Marinës Mbretërore, filluan të rekomandonin shërbimin e lëngut të limonit për të gjithë flotën.

Pasi njohja e efekteve të dobishme të agrumeve u përhap nëpër Evropë, limonët u bënë një mall gjithnjë e më i çmuar. Ishulli i Siçilisë, ishte një ndër rajonet e pakta në botë që mund të plotësonin kërkesën për limona të freskët. Limoni dhe agrumet e tjera, qenë sjellë në Siçili nga arabët që në shekullin X.

Image

Megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj ngricave, limonët mund të rriteshin vetëm në vende të caktuara, zakonisht pranë vijës bregdetare. Para shekullit XIX, limonët përdoreshin kryesisht për dekor dhe prodhimin e parfumeve. Rekomandimet e komisionerëve të sëmurë në Britani, ndryshuan gjithçka.

Në dekadat e ardhshme, një pjesë e madhe e prodhimit bujqësor siçilian, u riorientua drejt prodhimit të agrumeve për tregun ndërkombëtar. Megjithatë, kalimi tek kultivimi i limonave në shkallë të gjerë, nuk qe një proces i shpejtë apo i lehtë. Vetëm zona të caktuara të ishullit ishin të përshtatshme, madje edhe ato kërkonin shumë para për kultivimin.

Fermerët e limonit, përdorin zakonisht puset për të ujitur bimët të paktën një herë në javë. Për të mbrojtur pemët nga hajdutët dhe erërat e forta, pemët ishin shpesh të mbrojtura nga mure dhe gardhe të lartë. Pemët e pambrojtura me limona të pjekur, ishin zakonisht një objektiv i lehtë për hajdutët.

Disa vite investimesh, mund të shkatërrohen lehtësisht nga grabitësit, duke u vjedhur brenda një nate të vetme të errët. Prandaj, në mesin të viteve 1800, kur të ardhurat e eksportit filluan të kapin shifra të jashtëzakonshme, pemët nisën të mbrohen me roje të armatosura.

Mes viteve 1837-1850, numri i fuçive me limon të eksportuara nga porti siçilian i Mesinës në vende të ndryshme të botës, deri në SHBA, u rrit nga 740 në 20.707. Bumi i kërkesës për agrume, u solli fitime marramendëse mëdha kultivuesve të limonit në Siçili. Por kush ishin këta fermerë, dhe në çfarë lloj kushtesh po punonin?

Në gjysmën e parë të shekullit XIX, Siçilia karakterizohej nga institucione të brishta publike dhe një sundim i dobët i shtetit ligjor. Banditët bënin ligjin nëpër fshatra, dhe vjedhja dhe varfëria e rrënuan popullatën. Rrënjët e këtyre problemeve, shtriheshin tek pushtimi shekullor nga disa fuqi të huaja.

Më në fund në vitin 1861, Siçilia u pushtua nga trupat italiane nga kontinenti, dhe u bë pjesë e Mbretërisë së sapo-formuar italiane. Kryeqyteti faktik ndodhej në Piemonte, në veriun e largët. Shpejt u bë e qartë, se shumë siçilianë ishin të pakënaqur me marrëveshjen e re.

Italianët e gadishullt, flisnin një dialekt që siçilianët mezi e kuptonin, dhe në sytë e tyre shteti i Piemontes, ishte thjesht një tjetër fuqi e huaj, që po përpiqej të impononte vullnetin e saj ndaj ishullit të pazhvilluar. Nën atë mjedis, me përzierjen toksike të institucioneve të dobëta qeveritare dhe hyrjeve të mëdha të parave të gatshme nga industria e limonit, u shfaq fillimisht organizata e njohur si mafia.

Image

Fjala mafioz rrjedh nga arabishtja, që do të thotë ‘mashtrues’ ose ‘tradhtar’. Por në Siçili, ky term nuk kishte një domethënie negative. Përkundrazi, ai kishte parasysh dikë që meritonte respekt, pasi ngrihej në emër të popullatës lokale kundër hajdutëve dhe milicive të paligjshme, që mësynin nëpër fshatrat dhe kërcënonin fermerët.

Pronarët e tokave, nisën të angazhonin grupe lokale të këtyre njerëzve të forte, për të mbrojtur pemët me shumë vlerë të limonit. Njëherazi, kjo ‘mbrojtje’ merrte nganjëherë karakterin e zhvatjes, dhe ishte pak a shumë e detyruar për çdo kultivues agrumesh.

Shembulli i parë i regjistruar i një mbrojtje të tillë ‘të padëshiruar’, vjen në vitin 1872, lidhur me njëfarë Dr.Galati, një pronar që kishte një fermë limonash jashtë Palermos. Menjëherë sapo bleu fermën, Galati mësoi se kujdestari i saj i kishte vjedhur fruta nga pemët, dhe kishte mbajtur për vete një pjesë të madhe të të ardhurave nga vjelja e limonave.

Galati e shkarkoi menaxherin dhe punësoi një zëvendës, por jo shumë kohë pas kësaj ngjarjeje, kujdestari i ri u qëllua për vdekje. Hetimi i policisë nuk e zbuloi dot autorin. Së shpejti nisën të vinin letra kërcënuese, që kërkonin që Galati të rrikthente në detyrë kujdestarin e mëparshëm.

Refuzimi u pasua nga një seri atentatesh ndaj tij, që e detyruan doktorin të largohej përfundimisht nga ishulli.

Incidenti i Galatit, tregon se si grupet e ‘burrave të nderit’, të njohur si ‘cosca’, kishte arritur të infiltroheshin jo vetëm në fshatrat e zonës, por edhe tek policia, politika dhe me gjasë edhe tregjet e ndryshme që rrethonin dhe mbështesnin industrinë e agrumeve.

‘Cosca’ ishin grupime sekrete, anëtarët e të cilëve betoheshin të heshtnin mbi organizimin dhe aktivitetet e tyre, dhe së shpejti do të kontrollonin pjesë të rëndësishme të zinxhirit të furnizimit me limona. Pavarësisht të metave në ambientin kaotik të Siçilisë së asaj kohe, mafiozët lokalë preferoheshin shpesh ndaj përfaqësuesve të shtetit represiv italian.

Në fund të vitit 1900, ekonomia siçiliane u godit nga stanjacioni ekonomik. Industria e limonit u përball me një konkurrencë të ashpër nga pemët e reja të agrumeve në Florida të SHBA-së. Për pasojë, dhjetëra mijëra siçilianë të varfër emigruan në Shtetet e Bashkuara. Kjo valë emigrimi solli në SHBA jo vetëm siçilianët, por edhe mafien.

Grupe mafioze u krijuan së shpejti në lagjet e varfra italiane në qytetin e Nju Jorkut, dhe u përhapën në qytete të tjera si Boston dhe Çikago. Mafiozët siçilianë, u përzien me italianët e jugut dhe grupet kriminale nga etni të tjera, për të formuar variantin e veçantë të mafias amerikane. Ndërkohë, në Itali, mafia siçiliane, së bashku me Kamorrën në Napoli dhe Ndrangetën në Kalabri, mbeten edhe sot një kërcënim i madh për sundimin e ligjit.

Ofertë interesante për Lionel Messin

0

David Beckham kërkon të sjellë te skuadra e tij e Inter Miami, në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), kampionin argjentinas Lionel Messi, pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike Daily Mail, sipas së cilës ylli i futbollit britanik synon që të hyjë në kampionin amerikan në vitin 2020 me një emër të fuqishëm në përbërje siç është ai i Messit.

Prania e kampionit argjentinas në skuadër do të thotë shumë për Beckham, pasi do të sillte shumë tifozë ndaj strategjia e britanikut është mjaft e saktë.

Palët ende nuk kanë nisur kontakte në lidhje me këtë transferim apo ide të ish-lojtarit të Manchester United, por gjasat janë që Messi të lëvizë nga Barcelona drejt Amerikës pas dy apo 3 sezonesh.

Kontrata e “pleshtit” me Barcelonën skadon në fund të sezonit 2020-2021, atëherë ai do të jetë 33 vjeç dhe MLS mund të jetë një mundësi e mirë për të mbyllur karrierën.

Në atë moshë Messi do të jetë tërhequr edhe nga kombëtarja, ndërkohë që skuadra e Inter Miami i zhvillon ndeshjet në Florida, në një zonë me popullsi 70% latine, çka mund ta favorizojë këtë lëvizje në merkato.