11.7 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Ofertë interesante për Lionel Messin

David Beckham kërkon të sjellë te skuadra e tij e Inter Miami, në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), kampionin argjentinas Lionel Messi, pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike Daily Mail, sipas së cilës ylli i futbollit britanik synon që të hyjë në kampionin amerikan në vitin 2020 me një emër të fuqishëm në përbërje siç është ai i Messit.

Prania e kampionit argjentinas në skuadër do të thotë shumë për Beckham, pasi do të sillte shumë tifozë ndaj strategjia e britanikut është mjaft e saktë.

Palët ende nuk kanë nisur kontakte në lidhje me këtë transferim apo ide të ish-lojtarit të Manchester United, por gjasat janë që Messi të lëvizë nga Barcelona drejt Amerikës pas dy apo 3 sezonesh.

Kontrata e “pleshtit” me Barcelonën skadon në fund të sezonit 2020-2021, atëherë ai do të jetë 33 vjeç dhe MLS mund të jetë një mundësi e mirë për të mbyllur karrierën.

Në atë moshë Messi do të jetë tërhequr edhe nga kombëtarja, ndërkohë që skuadra e Inter Miami i zhvillon ndeshjet në Florida, në një zonë me popullsi 70% latine, çka mund ta favorizojë këtë lëvizje në merkato.

Më Shumë

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, ndajmë dhimbjen me ju

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë,...

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Lajmet e Fundit