26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4631

Opozita në Prizren e vlerëson të dëmshme moszgjedhjen e drejtorëve me kohë

0

Drejtues të grupeve të këshilltarëve të partive opozitare në KK të Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se viti i ri shkollor në këtë komunë po shoqërohet me telashe në aspektin e menaxhimit të shkollave.

Sipas tyre, moszgjedhja me kohë e drejtorëve, por edhe mësimdhënësve, do të kenë efekt negativ në procesin mësimor në këtë vit shkollor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo pretendimet e opozitarëve janë hedhur poshtë nga Drejtoria komunale e Arsimit, që ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve është afër përmbylljes, ndërkohë që nuk ka pasur vakuum në menaxhimin e shkollave.

Shefi i GK të AAK-së në KK-në e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka deklaruar se fillimi i vitit të ri shkollor pa drejtorët e zgjedhur të shkollave dhe me ushtrues detyre “është shenjë e keqqeverisjes së pushtetit aktual”.

“Kryetari i Komunës dhe drejtori i Arsimit nuk arritën që në afatin e parë ta ndanin paqësisht midis subjekteve të koalicionit kulaçin e drejtorëve të shkollave, kështu që fillimin e vitit të ri e lanë në duar të ushtruesve të detyrës. Edhe lista e drejtorëve në konkursin e ri është e tëra me militantë partiakë, të partive të pushtetit, prandaj moszgjedhja e drejtorëve me kohë do ta dëmtojë procesin mësimor në këtë vit shkollor”, ka thënë Baldedaj.

Ndërkaq shefi i këshilltarëve të PDK-së, Samir Krasniqi, ka theksuar se nuk është në dijeni nëse ekziston ndonjë vendim për vazhdimin e detyrës së drejtorëve të shkollave, të cilëve u ka skaduar mandati.

Mirëpo drejtori i Arsimit i Prizrenit, Skënder Susuri, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se procesi edukativo-mësimor ka nisur mbarë e mirë pothuajse në të gjitha shkollat e kësaj komune.

“Drejtorët aktualë janë duke punuar. Ata e kanë bërë punën e tyre, dikush më shumë e dikush më pak. Por e them me përgjegjësi se në të gjitha shkollat procesi mësimor ka nisur pa probleme”, ka thënë Susuri

Tajfuni Jebi më i fuqishmi i 25 viteve të fundit në Japoni

0

Shira të furishëm dhe erë e rrëmbyer, po shoqëron ardhjen e tajfunit Jebi, në brigjet perëndimore të Japonisë.

Ky tajfun cilësohet si më i fuqishmi i 25 viteve të fundit, për shkak të furisë së tij dhe pasojave që priten.

Këtë të hënë ai goditi prefekturën e Tokushimas, në ishullin e Shikoku.

Prej tij janë paralizuar transportet dhe me qindra fluturime avionësh janë anuluar, transmeton ksp.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët lidhur me rrezikun që ju kanoset për shkak të përmbytjeve dhe erërave të fuqishme.

Parashikohet që tajfuni të përplaset fuqishëm edhe në zona të tjera të Japonisë.

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN“ÇMIMI PËR DIVERSITETIT KULTUROR 2018”

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosova
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministarstvo za Kulturu, Omladinu i Sport
Ministry for Culture, Youth and Sport

Ne shënim te vitit te Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe ne zbatim te Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore, Objektivi 4 Promovimi i Trashëgimisë Kulturore respektivisht pika 4.3 Promovimi diversitetit kulturor, respektimi dhe mbrojtja e trashëgimisë dhe shprehjes kulturore te komuniteteve te Kosovës, MKRS përmes Departamenti te Trashëgimisë Kulturore ndanë Çmimin Vjetor përDiversitet Kulturor te Kosovëspër projektin me te mire qe promovon Diversitetin Kulturor te Republikës se Kosovës

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN“ÇMIMIPËR DIVERSITETIT KULTUROR 2018”
Kultura si komponent thelbësor i çdo shoqërie, është pëlhurë që bashkon komunitetet dhe u jep atyre mundësi për shpërfaqjen e identitetit të tyre unik. Njohja dhe faktorizimi i diversitetit kulturor është thelbësor për të ruajtur trashëgiminë kulturore në mënyrë efikase. Përfshirja e diversitetit kulturor, sidomos nëpërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore, sjell përfitime të prekshme. Përqafimi i diversitetit kulturor në përditshmëri është një forcë lëvizëse për rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe çelës për të jetuar jetë të përmbushura.
Ndaj, Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit (MKRS) përmes Departamentit te Trashëgimisë Kulturoreju fton te merrni pjese ne konkursin për Çmimin vjetor për “Diversitet Kulturor të Kosovës”.
Me këtë konkurs ndërdisiplinor MKRS synon te festoj përpjekjet shembullore,te individëve dhe organizatave,për të shfaqur diversitetin kulturor përmes projekteve te veçanta,duke mirëpritur projektet që pozitivisht tregojnë mënyrat e shumëfishta përmes së cilave kulturat e grupeve dhe shoqërive gjejnë shprehje por edhe për mënyrat me të cilattrashëgimia kulturore e njerëzimit ruhet, kultivohet dhe përcillet te gjeneratat e ardhshme.
Përmes këtij konkursi dhe programeve të ngjashme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportitka për qellim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e diversitetit kulturor ne Kosovë.
Do te jepet një(1) Çmimi për arritje te jashtëzakonshme.
Projekti fituese duhet të demonstrojnë kuptim të plotë të rëndësisë së diversitetit kulturor. Konkursi njeh arritjet më të mira në ruajtjen, hulumtimin, si dhe edukimin, trajnimin ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e diversitetit kulturor te Kosovës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dimensionit gjithëpërfshirës te projekteve / hulumtimeve, duke përfshire këtu:
– Pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grupeve etnike, religjioze, gjinore , grupeve te cenueshme dhe personave me nevoja te veçanta.
– Numrin e përfituesve
– Shtrirjen e projektit
– Aftësia e projektit për replikim
Te drejtë pjesëmarrje kanë te gjithë individët apo dhe organizatat jo qeveritare, te financuara nga fonde private, te huaja apo edhe publike, te cilët kanë zhvilluar hulumtime/studime apo projekte lidhur me Diversitetin Kulturor ne Kosove. Duke konsideruar se konkursi shpallet për të parën herë, mundësi konkurrimi kanë projektet që kanë përfunduar brenda 3 viteve të fundit (2015-2018).
Për të siguruar pjesëmarrje ne këtë konkurs, hulumtimet, studimet e projektet mund te aplikojnë vet apo edhe te nominohen nga individët apo grupet tjera te përfshira ne projekt. Aplikuesit dhe nominuesit duhet te kenë njohuri për hollësitë e projektit i cili propozohet për pjesëmarrje.
Konkursi hapet me 29.08.2018
Afati i fundit për dorëzimin e materialeve për aplikim është 26.09. 2018.

Fituesit do të shpallen gjatemuajit Tetor 2018
Të interesuarit duhet të dërgojnë:
– Formën e aplikacionit te plotësuar
– Material mbështetës: Video, foto, raportet e përfundimit te projektit, produktin e projektit (nëse ka), artikuj gazetash etj.
Adresa: Sheshi Nëna Terezë pa nr. Prishtinë – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, për Departamentin e Trashëgimisë Kulturore
FORMA E APLIKIMIT

Emri iaplikuesit/nominuesit: __________________________________________________________ _
Kontakti : ____________________________________________________________________________
Titulli i hulumtimit, studimit, projektit te nominuar:_______________________________¬¬¬¬¬-__________

Tri vlerat dalluese te projektit dhe deklarata pse projektit i propozuar e meriton çmimin:
(deklarata duhet te përmbaj qëllimin e projektit, rezultatet e projektit dhe arsyetimin pse projekti është meritor 150-300 fjale)

1.

2.

3.

Deklarata ( 150-300 fjalë)

(Bashkangjitur Forma e Projektit)
1. TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PERAPLIKUESIN/NOMINUESIN
1.1. Emri i organizatës/personit:
1.2. Adresa/komuna:
1.3. Kontakti (numri i telefonit, e-mail adresa):

2. TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PER TE NOMINUARIN
2.1. Emri i organizatës/personit:
2.2. Adresa/komuna:
2.3. Personi kontaktues (numri i telefonit, e-mail adresa):

3. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

3.1. Qëllimi i projektit:

3.2. Objektivat e projektit:

3.3. Rezultatet dhe treguesit:

3.4. Grupi/et e përfshira
(Përshkruani në mënyrë të përmbledhur, se cili është grupi parësor i përfshirë ne projekt dhe se si i kanë shërbyer aktivitetet e projektit.)

3.5. Qëndrueshmëria e projektit (ne fund përshkruani pak edhe aftësinë e projekti përreplikim):

3.6. Partnerët (nëse ka):

New York Times u rekomandon lexuesve të lexojnë Ismail Kadarenë

0

Gazeta prestigjioze amerikane, New York Times, i rekomandon lexuesit të lexojnë librin “Kamarja e turpit” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare . Në listën prej 9 librash që rekomandon çdo javë për lexuesit e saj, New York Times rendit “Kamaren e turpit” si një nga librat që nuk duhet humbur pa lexuar.

Libri është përkthyer në anglisht nga John Hodgson. “Kërkimi për kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978, një fabulë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të,” shkruante Jason Goodwin. “Ndërsa ky roman vendoset në mënyrë të shkëlqyer, lakonike dhe me elemente të zymtë komikë, bëhet e qartë se shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme. Një Meduzë, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar,” vijon më tej kritiku i New York Times, raporton gazeta-shqip.com

“Kamarja e turpit” ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”. Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror./ KultPlus.com

NATO stërvitje në Ukrainë, Rusia me Kinën e Mongolinë në Siberi

0

Ushtria ukrainase filloi sot manovra ushtarake të përbashkëta me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s, nën sfondin e tensioneve të vazhduara me Rusinë fqinje, që organizon manovrat e saj javën e ardhshme.

Këto manovra vjetore që quhen “Rapid Trident” grumbullojnë deri më 15 shtator pranë fshatit Stariç, në perëndim të Ukrainës, rreth 2,200 ushtarë dhe 350 pajisje luftarake nga 14 vende, nga të cilat 10 janë anëtare të NATO-s.

Përveç Ukrainës, tre ish-republika të tjera sovjetike që janë bërë partnere të NATO-s, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia, marrin pjesë në këto manovra ushtarake. Këto manovra zhvillohen një javë para se Rusia të zhvillojë “Vostok-2018”, manovrat ushtarake më të mëdha të organizuara nga ushtria ruse që prej viteve 1980, me pjesëmarrjen e 30,0000 ushtarëve dhe disa njësive të ushtrisë kineze dhe mongole. Ato do të zhvillohen nga 11 deri në 15 shtator në Siberinë lindore.

Merkel, në prag të referendumit, viziton Maqedoninë

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të shtunën në Shkup, bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Vizitën e lideres më me ndikim të Evropës e konfirmoi edhe Qeveria e Maqedonisë.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, Seibert tha se Merkel dëshiron të krijojë vetë përshtypjen për referendumin e emrit të Maqedonisë, që do të mbahet në fund të këtij muaji.

“Po punohet ende në program, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev”, tha Seibert, për të shtuar se në fokus të takimit do të jenë “zhvillimet rajonale dhe temat dypalëshe”.

Maqedonia, më 30 shtator, mban referendumin për marrëveshjen me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të saj në Maqedonia e Veriut.

Nëse referendumi është i suksesshëm, marrëveshja duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Marrëveshja është kushti themelor për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

0

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2018/2019.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

“Konkursi do të jetë i hapur prej datës 04.09.2018 deri më datën 13.09.2018”, thuhet në komunikatën e QS-së.

Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi).

Procesi mësimorë në Prizren, filloi në të gjitha shkollat

0
Viti i ri shkollor të hënën ka filluar në të gjitha shkollat e Prizrenit.
Për herë të parë në bankat shkollore janë ulur rreth 2300 nxënës.
Kryetari i komunës me bashkëpunëtorë, Mytaher Haskuka, ka vizituar disa shkolla të qytetit.
Ai tha se angazhimet e qeverisjes lokale në Prizren, janë në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim, krijimin e kushteve të nevojshme për punë në objekte shkollore, që të arsimohen kuadro profesionale për zhvillimin e vendit, duke uruar për një vit të suksesshëm shkollor.
Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, fillimin e vitit të ri shkollor në Prizren e vlerësoi të suksesshëm, duke thënë se përveç shkollës në Shkozë, e cila pritet nesër të jetë në shërbim të nxënësve, në të gjitha shkollat ka filluar mbarë procesi edukativo-arsimor 2018-2019.
Ai njoftoi se këtë vit për herë të parë në bankat shkollore do të jenë rreth 2300 nxënës.
Ndërkaq, drejtorët e shkollave “ Abdyl Frashëri” dhe “ Emin Duraku”, kanë thënë se janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit mësimor.
Sipas zyrtarëve të lartë komunal në Prizren, së shpejti pritet të përfundojë edhe procesi i përzgjedhjes së drejtorëve dhe zv/drejtorëve, pasi të kryhen këtë javë të gjitha intervistat me kandidatët për këto pozita./TV Prizreni/

Punëtori i Postës në Malishevë lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës (Video)

0

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, punëtorin e Postës në Malishevë, Sahit Hoti.

Kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu, ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i akuzuari Hoti, ka kryer veprën penale me të cilën e ka ngarkuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, gjykatësi Pozhegu, ka deklaruar se pas analizimit të rastit, ka ardhur në përfundim se i akuzuari Sahit Hoti është i pafajshëm, sepse në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale me të cilën është akuzuar.

Të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, nuk ishin prokurori Ali Uka dhe as i dëmtuari Naim Sopaj.

I pandehuri Sahit Hoti, gjithashtu është liruar edhe nga shpenzimet procedurale, të cilat bien në barrën e Gjykatës.

Ndërsa, i dëmtuari Naim Sopaj, është udhëzuar në kontest civil.

Sipas aktakuzës, më 15 shtator 2017, Sahit Hoti në cilësinë e personit zyrtar-sportelist në zyrën postare në Postën e Malishevës, nuk përmbush detyrën zyrtare të tij dhe seriozisht i shkelë të drejtat e të dëmtuarit Naim Sopaj, si drejtor i NNP “Sopi” me seli në Prizren në lëndën e përmbarimit ku ka qenë si debitor kishte parashtruar një prapësim kundër urdhrit përmbarimor të përmbaruesit privat, Saranda Kuqi.

Sipas aktakuzës, më 15 shtator 2017, i dëmtuari kishte dërguar prapësimin të vendosur në zarf-pliko në Postën e Malishevës në sportelin ku të njëjtën e ka pranuar sportelisti, tani më i akuzuari Sahit Hoti, i cili e kishte vonuar dorëzimin e këtij dokumenti në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas aktakuzës, ai një gjë të tillë e kishte bërë pas katër ditësh, por që kishte kaluar afati ligjor i prapësimit, me ç’rast Gjykata më pas kishte hedhur poshtë si të pasafatshme prapësimin e debitorit NNP “Sopi”.

Të kam dashur

0

Teodor Keko

Të kam dashur, të kam dashur
zemra ime zog i brishtë
nëpër erëra të kërkon.
Fishkëllen motiv’n e hershëm
një përgjigje merr të trishtë
heshtje varri që heshton.

Të kam dashur, të kam dashur
m’u lodh zemra në kërkim
krahëkëputur ra mbi breg.
Peshkatari që e gjeti
vetë u mbyt në një trishtim
gjakspërkatur si një shegë.

Të kam dashur, të kam dashur
me aromë të ndoqi zemra
nëpër erëra e murlane.
Era fryu jug-veri,
nga të shkoj, klithi e shkreta
unë pa zemër jam kësaj ane

Të kam dashur, të kam dashur
i vetmuar zemrën pres
mal trishtimi në këtë glob
Era fryn, aroma bie
zemra ime nuk po vjen
oh, ka ngrirë në një pol.

Të kam dashur, të kam dashur
mirë, mos eja, nëse s’do
veç një diell ngri në skaj.
Të çlirohet zemra ime
lidhur akujsh nëpër lot,
zemra ime e pafaj…

1996